COMARC/B | shkurt | 2021 |
Fusha përdoret për identifikimin e lidhjeve hierarkike me materialin në nivelin e ndërmjetëm. Regjistrimi, me të cilin është krijuar lidhja, është në nivelin e ndërmjetëm, ndërsa regjistrimi, i cili përmban këtë fushë, është në nivelin e njësisë ose në nivelin e ndërmjetëm.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
462 | Nëngrupi | nr | |
1 | Numri identifikues | nr |
Në nënfushën 1 shënohet numri identifikues i regjistrimit në nivelin e mëparshëm, këto janë regjistrimet për njësitë e veçanta, ose pjesët më të vogla të koleksionit lidhen me regjistrimin për pjesën më të madhe të koleksionit.
Fusha 462 përdoret tek përpunimi i fondeve të trashëguara dhe koleksioneve të krijuara, nëse materialet janë të përpunuara në disa nivele. Plotësohet tek regjistrimi për njësinë ose nëngrupin, për lidhjen me nëngrupin në nivelin më të lartë. Kjo lidhje gjithmonë ndërtohet nga poshtë lart.
* COBISS.net
200 1⊔ aTrashëgimia e Lasgush Poradecit j1920-1987 (Regjistrim në nivelin e parë (ID=nnn).) 200 1⊔ aLetërkëmbimi j1920-1987 461 ⊔1 1<nnn> (Regjistrim në nivelin e dytë (ID=mmm).) 200 1⊔ aLetra e Azem Shkrelit dërguar Lasgush Poradecit j1962 461 ⊔1 1<nnn> 462 ⊔1 1<mmm> (Regjistrim në nivelin e tretë (ID=kkk). Trashëgimia e Lasgush Poradecit është përpunuar në tri nivele. Në nivelin e parë është regjistrimi për trashëgiminë në tërësi (ID=nnn), në të dytin janë regjistrimet për pjesët e veçanta të trashëgimisë (p.sh. ID=mmm), ndërsa në të tretin regjistrimet për njësitë e veçanta (p.sh. ID=kkk). Në të gjitha regjistrimet në nivelin e dytë dhe të tretë plotësohet fusha 461 për lidhjen me regjistrimin në nivelin e sipërm. Në regjistrimet në nivelin e tretë plotësohet edhe fusha 462 për lidhjen me regjistrimin në nivelin e dytë.)