COMARC/B | gusht | 2009 |
Fusha përmban përshkrimin e njësisë kryesore, të cilës pas botimit i janë lidhur njësi të tjera. Më së shpeshti përdoret për monografitë e vjetra (antikuarë).
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Nuk është i përcaktuar | |
2 | Shfaqja e shënimit | |
0 | Shënimi nuk shfaqet | |
1 | Shënimi shfaqet |
Nëse treguesi i dytë ka vlerën "1" – Shënimi shfaqet shënimi do të ndërtohet nga fraza hyrëse "Lidhur me:" dhe të dhënat nga fusha 482.
Në regjistrimin për njësinë e lidhur në fushën 482 vendosen të dhënat për njësinë kryesore.
Në fushën 482 fiksohen fushat e tjera duke shënuar numrin e fushës që fiksohet bashkë me treguesit në nënfushën 1. Në mënyrë që fusha të fiksohet saktë gjithmonë duhet të plotësohen të pesë vendet dhe atë tri vende për numrin e fushës dhe dy për treguesin e parë dhe të dytë (nëse treguesi nuk është i përcaktuar vendoset hapësirë). Vijojnë nënfushat që i takojnë fushës që fiksohet.
Në fushën 482 mund të fiksohen fushat 200, 205 dhe 210. Kur në fushën 482 fiksohet fusha 200, kjo e fundit mund të përmbaj edhe nënfushat 0, 5 dhe 9. Në nënfushën 5 shënohet në formë të koduar emri i institucionit të cilit i përket përmbajtja e fushës 200. Për shkak se nuk ka kode të pranuara ndërkombëtarisht, për bibliotekat sllovene vendoset kodi kombëtar. Nëse institucioni ka më shumë se një kopje, në nënfushën 0 shënohet numri i vendit, ndërsa në nënfushën 9 numri i inventarit të kopjes si lidhje me të dhënat për koleksionet, nëse këto dy të dhëna ekzistojne.
200 1⊔ aCommentatio de titulo hereditarii Austriae imperatoris ... a nobili Hungaro 210 ⊔⊔ aPestini c[s. n.] d1810 482 ⊔1 12000⊔ aAssertiones ex universa theologia, quas ... fmense Junio publice propugnandas suscepit Marcellus Daniel ... 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 1210⊔⊔ a[S. l. cs. n. ds. a.] 200 1⊔ aQuis nunc aggressor est? Au Austria, au Gallia? 210 ⊔⊔ a[S. l. cs. n.] d1805 482 ⊔1 12000⊔ aAssertiones ex universa theologia, quas ... fmense Junio publice propugnandas suscepit Marcellus Daniel ... 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 1210⊔⊔ a[S. l. cs. n. ds. a.] 200 1⊔ aInstitutio grammatophylacii publici pro instituto diplomatico-historico inclyti regni Hungariae... fGeorg. Kovachich, Senquiciensis 210 ⊔⊔ aPestini cTypis M. Trattner d[s. a.] 482 ⊔1 12000⊔ aAssertiones ex universa theologia, quas... fmense Junio publice propugnandas suscepit Marcellus Daniel ... 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 1210⊔⊔ a[S. l. cs. n. ds. a.] (Tri regjistrime për tri njësitë e lidhura; në secilin prej tyre është fusha 482 me fushat e fiksuara me të dhënat për njësinë kryesore.)