COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Btetor2020

488 Vepër tjetër në lidhshmëri

Fusha përdoret për lidhjen e burimit të përshkruar me burimet e tjera, kur marrëdhënia nuk është e përcaktuar përmes fushave të tjera 4XX.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
488Vepër tjetër në lidhshmërir
aTitulli i saktë/kyçnr
xISSNnr
1Numri i fushësr

Te burimet në vazhdim përdoren nënfushat a dhe x, ndërsa te monografitë nënfusha 1.

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Shfaqja e shënimit
0Shënimi nuk shfaqet
1Shënimi shfaqet

Për arsye se fusha 488 nuk është e përshtatshme për vendosjen e shënimeve në mënyrë automatike, vlera e treguesit të dytë zakonisht është "0".

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

488a Titulli i saktë/kyç

Titulli i burimit në vazhdim.

488x ISSN

ISSN e burimit në vazhdim.

4881 Numri i fushës

Në nënfushën 1 vendoset numri i fushës që fiksohet, bashkë me treguesit, më pas vendosen nënfushat e fushës së fiksuar.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Burimi i përshkruar në një mënyrë është i lidhur me burimin e vendosur në fushën 488.

Te burimet në vazhdim plotësohen nënfushat a dhe x, ndërsa te monografitë nënfusha 1, në të cilën fiksohen fushat e tjera. Për të bërë këtë, fillimisht në nënfushën 1 vendoset numri i fushës që fiksohet, bashkë me treguesit. Që fusha të fiksohet saktë, gjithmonë duhet të plotësohen të pesë vendet: tri vende për numrin e fushës dhe dy vende për treguesit (nëse treguesi nuk është i përcaktuar, në vend të tij vendoset hapësirë). Më pas vazhdojnë nënfushat e fushës që fiksohet.

Fusha 488 përdoret te monografitë për materialet jo libra, p.sh. te regjistrimet për videoregjistrimet, kur dëshironi të mundësoni kërkimin me autor ose titull të veprës letrare (shih shembujt 3, 4, 5, 6). Në fushë mund të fiksohen nënfushat 200abehi, 500abhi si dhe 503, 510, 700, 701, 702, 710, 711, 712, 900, 901, 902, 910, 911 dhe 912, në të cilat të dhënat vendosen sipas rregullave të vlefshme (e rëndësishme është edhe renditja). Fushat e fiksuara në fushën 488, gjatë indeksimit dhe kërkimit trajtohen njëjtë sikurse fushat e zakonshme.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

311SHËNIMI PËR FUSHËN NË LIDHSHMËRI
Për arsye se nga fusha 488 nuk është e përshtatshme të shfaqen shënimet, marrëdhënia midis burimeve bibliografike shpjegohet në fushën 311.

SHEMBUJ

  1. 2001⊔aOnline information review
    488⊔0x1468-4535 aOnline information review
  2. * COBISS.net

    2001⊔aČasopis za kritiko znanosti
    311⊔⊔aKa bot. special: Oikos = ISSN 1580-481X dhe Politikon = ISSN 1580-4801
    488⊔0x1580-481X (KT=Oikos (Ljubljana))
    488⊔0aPolitikon : posebne izdaje [Časopisa za kritiko znanosti] x1580-480
  3. * COBISS.net

    2001⊔aWuthering heights bVideoregjistrim dKulmi i stuhisë fdirected by Andrea Arnold gscreenplay by Andrea Arnold, Olivia Hetreed gscreen story by Olivia Hetreed gbased on the novel by Emily Brontë gdirector of photography Robbie Ryan
    311⊔⊔aSipas romanit me të njëjtin titull të Emily Brontë
    488⊔012000⊔ aWuthering heights 1700⊔1 aBrontë bEmily f1818-1848 4070
  4. * COBISS.net

    2001⊔aShanghai bVideoregjistrim dShanghai gypsy fskenari dhe regjia, written and directed by Marko Prengu gbazuar në veprën letrare, based on the novel by Artan Dako gdrejtor i fotografisë, director of photography Antigona Salaj gkompozitor, composer Durim Dhomi
    311⊔⊔aSipas romanit të Artan Dakos Të paprekurit
    488⊔012000⊔ aTë paprekurit 1700⊔1 aDako bArtan 4070
    (Të dhënat për veprën letrare vendosen në fushën 488. Për shkak se titulli dhe autori i veprës letrare nuk shifen nga fusha 200, për ata bëhet shënim në fushën 311.)
  5. * COBISS.net

    2001⊔aRrjeti i mrekullisë bVideoregjistrim dCharlotte's web fstory by Earl Hamner, jr. gmusic and lyrics by Richard M. Sherman and Robert B. Sherman gdirected by Charles A. Nichols & Iwao Takamoto
    311⊔⊔aBazuar në librin me të njëjtin titull të Elwyn Brooks White
    488⊔012000⊔ aCharlotte's web 1700⊔1 aWhite bElwyn Brooks f1899-1985 4070
    (Për shkak se titulli dhe autori i veprës letrare nuk shifen nga fusha 200, për ata bëhet shënim në fushën 311.)
  6. * COBISS.net

    2001⊔aMinatori bVideoregjistrim ebazuar në ngjarje të vërtetë fscenarin dhe regjinë Hanna Slak gdrejtor i fotografisë Matthias Pilz gmuzika Amélie Legrand gbazuar në librin e Mehmet Ademit "Askush"
    488⊔012000⊔ aAshkush 1700⊔1 aAdemi bMehmet 4070
    (Titulli dhe autori i veprës letrare ndodhen në fushën 200, për këtë arsye shënimi në fushën 311 nuk është i nevojshëm.)