COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bgusht2009

311 Shënimi për fushën në lidhshmëri

Fusha përmban shënimin që ka të bëj me një nga fushat në lidhshmëri 4XX.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
311Shënimi për fushën në lidhshmërir
aTeksti i shënimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

311a Teksti i shënimit

Shënimi për fushën në lidhshmëri.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për shënimet në lidhje me të dhënat në fushat 4XX. Këto fusha përdoren për të shfaqur marrëdhënien midis njësisë së përshkruat dhe njësisë që është e lidhur me të. Nëse shënimi në fushën 4XX nuk tregon këtë marrëdhënie, bëhet shënim në fushën 311 (në këtë rast treguesi në fushën 4XX duhet të ketë vlerën "0" – Shënimi nuk shfaqet). Fusha 311 parasegjithash përdoret për shënimin për fushën në lidhshmëri 488, kjo do të thotë për të shpjeguar marrëdhënien midis njësisë së përshkruar dhe njësisë në fushën 488. Fusha përsëritet për çdo shënim.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

305SHËNIMI PËR BOTIMIN DHE HISTORINË BIBLIOGRAFIKE**
Fusha përdoret për të bërë shënim për historinë bibliografike që lidhet me fushat në lidhshmëri.
4XXBLLOKU PËR LIDHJE

SHEMBUJ

  1. 311⊔⊔aProduced in conjunction with the "Bloodstock breeders' annual."."
    488⊔0aBloodstock breeders' annual
    (Në fushën 311 është përshkruar marrëdhënia midis njësisë së përshkruar dhe asaj në lidhshmëri. Në regjistrimin për njësinë me titull "The stallion review" në fushën 488 është vendosur njësia në lidhshmëri me titullin "Bloodstock breeders' annual". Vlera e treguesit në fushën 488 është "0" – Shënimi nuk shfaqet.)