COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bkorrik2007

306 Shënimi për botimin, shpërndarjen etj.**

Fusha përmban shënimin për botimin e njësisë, shpërndarjen etj.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
306Shënimi për botimin, shpërndarjen etj.**r
aTeksti i shënimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

306a Teksti i shënimit

Shënimi për botimin, shpërndarjen etj.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban të dhënat për botimin dhe shpërndarjen e njësisë, të cilat nuk janë në fushën 210 – Botimi, shpërndarja etj. Fusha përsëritet për çdo shënim.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

210BOTIMI, SHPËRNDARJA ETJ.
Disa rregulla të katalogimit përcaktojnë shënimin e të dhënave për shpërndarësin dhe shtypshkronjën në fushën 306 (shih shembullin 1).
620KËRKIMI ME VEND TË BOTIMIT
Në fushën 620 mund të shënohet vendi i botimit, shpërndarjes etj. në formën e pështatshme për kërkim.

SHEMBUJ

  1. 306⊔⊔aThe imprint is false; printed by Ruddiman on the evidence of the ornaments
  2. 306⊔⊔aImprint in volume 3: Tring : Lion Press
    (Imprint në vëllimin e tretë të botimit që ka dalë në tri vëllime, ndryshon nga e dhëna në dy vëllimet e para.)
  3. * COBISS.net

    306⊔⊔aFilm i xhiruar në bashkëpunim me RTK-në, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit