COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bgusht2009

481 Lidhur në këtë vëllim edhe

Fusha përmban përshkrimin e njësisë e cila është lidhur më vonë, me njësinë kryesore dhe nuk janë botuar së bashku. Më së shpeshti përdoret për monografitë e vjetra (antikuarë).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
481Lidhur në këtë vëllim edher
0Numri i vendit për të cilin zbatohet fusha*nr
1Numri i fushësr
5Institucioni për të cilin zbatohet fushanr
9Numri i inventarit për të cilin zbatohet fusha*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Shfaqja e shënimit
0Shënimi nuk shfaqet
1Shënimi shfaqet

Nëse treguesi i dytë ka vlerën "1" – Shënimi shfaqet shënimi do të ndërtohet nga fraza hyrëse "Lidhur në këtë vëllim edhe:" dhe të dhënat nga fusha 481.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

4811 Numri i fushës

Fusha 481 është fushë që mundëson fiksimin e fushave të tjera. Në nënfushën 1 shënohet numri i fushës që fiksohet bashkë me treguesit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në regjistrimin për njësinë kryesore në fushën 481 vendosen të dhënat për njësinë e lidhur. Fusha përsëritet për çdo njësi të lidhur.

Në fushën 481 fiksohen fushat e tjera duke shënuar numrin e fushës që fiksohet bashkë me treguesit në nënfushën 1. Në mënyrë që fusha të fiksohet saktë gjithmonë duhet të plotësohen të pesë vendet dhe atë tri vende për numrin e fushës dhe dy për treguesin e parë dhe të dytë (nëse treguesi nuk është i përcaktuar vendoset hapësirë). Vijojnë nënfushat që i takojnë fushës që fiksohet.

Në fushën 481 mund të fiksohen fushat 200, 205 dhe 210. Kur në fushën 481 fiksohet fusha 200, kjo e fundit mund të përmbaj edhe nënfushat 0, 5 dhe 9. Në nënfushën 5 shënohet në formë të koduar emri i institucionit të cilit i përket përmbajtja e fushës 200. Për shkak se nuk ka kode të pranuara ndërkombëtarisht, për bibliotekat sllovene vendoset kodi kombëtar. Nëse institucioni ka më shumë se një kopje, në nënfushën 0 shënohet numri i vendit, ndërsa në nënfushën 9 numri i inventarit të kopjes si lidhje me të dhënat për koleksionet, nëse këto dy të dhëna ekzistojne.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

316SHËNIMI PËR KOPJEN QË KATALOGOHET
Fusha përmban shënimin që lidhet me kopjen e veçantë të monografisë.
482LIDHUR ME
Fusha përdoret për njësinë e lidhur me njësinë kryesore.

SHEMBUJ

  1. 481⊔112000⊔ aTheoria generalis aequationum omnium graduum novis illustrata formalis ac iuxta principia sublimioris calculi finitorum deducta fautore p. Dominico Martinovics 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1133 privez 1 1210⊔⊔ aBudae d1780
  2. 481⊔112000⊔ aCommentatio de titulo hereditarii Austriae imperatoris ... a nobili Hungaro 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 privez 1 1210⊔⊔ aPestini d1810
    481⊔112000⊔ aQuis nunc aggressor est? Au Austria, au Gallia? 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 privez 2 1210⊔⊔ a[S. l.] d1805
    481⊔112000⊔aInstitutio grammatophylacii publici pro instituto diplomatico-historico inclyti regni Hungariae ... fGeorg. Kovachich, Senquiciensis 5CiZaNSB 0R IIF-8° - 1597 privez 3 1210⊔⊔ aPestini cTypis M. Trattner d[s. a.]
    (Regjistrimi për njësinë "Assertiones ex universa theologia", autor i së cilës është Marcellus Daniel, ka tri fusha 481 me fushat e fiksuara që përmbajnë të dhëna për tri njësitë e lidhura. Vlera e treguesit të pare te fushat 481 tregon se nga këto fusha shfaqen shënimet.)

    Shih edhe shembujt te fusha 482.