COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

338 Shënimi për financimin

Fusha përmban të dhëna për kontratën, programin dhe projektin, kur vepra është rezultat i një projekti të financuar. Gjithashtu mund të përmbaj të dhëna për sponsorin ose financuesin.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
338Shënimi për financiminr
aTeksti i shënimit të pastrukturuarnr
bFinancuesir
cProgramir
dNumri i projektitnr
eJuridiksionir
fEmri i projektitnr
gAkronimi i projektitnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Struktura e fushës
1E strukturuar
E pastrukturuar

Treguesi përcakton nëse fusha ka formë të strukturuar. Vlera e treguesit zbrazët tregon se të gjitha të dhënat janë shënuar në një nënfushë a. Ndërsa vlera e treguesit "1" tregon se të dhënat janë shënuar në nënfushat e tjera dhe jo në nënfushën a.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

338a Teksti i shënimit të pastrukturuar

Përdoret vetëm për shënimin e gjithë tekstit të shënimit të pastrukturuar. Nënfusha a është prezente në regjistrim vetëm nëse treguesi i dytë ka vlerën zbrazët.

338b Financuesi

Të dhënat për sponsorin ose financuesin.

338c Programi

Emri i programit, të cilin për financimin e projekteve e përcakton financuesi.

338d Numri i projektit

Identifikuesi unik në kuadër të financuesit, si p.sh. numri i marrëveshjes për ndarjen e mjeteve.

338e Juridiksioni

Emri i institucionit qeveritar ose ndonjë organi tjetër të themeluar në mënyrë formale dhe ligjore (p.sh. BE për Bashkimin Europian).

338f Emri i projektit

Emri i projektit në formën e plotë.

338g Akronimi i projektit

Akronimi i projektit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Për shënime përdoret ose nënfusha a ose nënfushat nga b deri g. Në shfaqje, të dhënat në nënfushat nga b deri g janë të ndara me presje, ndërsa para nënfushës b vendoset fraza hyrëse. Nëse shënimi i vendosur në këtë formë është adekuat, përparësi i jepet shënimit të strukturuar të të dhënave, përndryshe komplet shënimi vendoset në nënfushën a.

SHEMBUJ

  1. 2001⊔aBota e heshtjes eshkolla e të folurit me gjeste ePrishtinë nga 1.8. – 30.10.2004. f[organizator] Shoqata Kosovare e të Shurdhërve
    338⊔⊔aProjekti është financuar nga programi Self Help and Advocacy for Rights and Equal opportunities South East Europe (Share-SEE)
    (Shënim i pastrukturuar për (bashkë) financimin e projektit Bota e heshtjes.)
  2. 2001⊔aNew library services at western Balkan universities efinal report
    338⊔1bFinancues: EC cTempus d2009-4930
    (Shënimi i strukturuar përfshinë të dhënat për financuesin, programin dhe numrin e marrëveshjes për ndarjen e mjeteve. Ky shembull është marrë nga UNIMARC-u, ndërsa në sistemet COBISS frazat hyrëse para financuesit nuk shënohen.)
  3. 2000⊔aHuman-machine interfacing by decoding surface electromyogram fDario Farina, Aleš Holobar
    338⊔1bFinancues: EC cFP7 d267888 eEU fDecoding the Neural Code of Human Movements for a New Generation of Man-machine Interfaces gDEMOVE
    (Shënimi i strukturuar që përmban emrin e projektit dhe akronimin e tij.)
  4. * COBISS.net

    2000⊔aSurface-enhanced Raman spectroscopy (SERS) analysis of organic colourants utilising a new UV-photoreduced substrate fAdi Frrokaj, Polona Dembacaj and Drita Kurti
    338⊔1bUP cPrograme dP1-0134 eRKS fKimia për zhvillim të qëndrueshëm
    (Shënim i strukturuar për programin kërkimor Kimia për zhvillim të qëndrueshëm, të cilin e financon Universiteti i Prishtinës. Nga të dhënat në fushë krijohet shënimi Financues: UP, Programe, P1-0134, KS, Kimia për zhvillim të qëndrueshëm. Fraza hyrëse "Financues: "vendoset në mënyrë automatike.)
  5. * COBISS.net

    2001⊔aProjektimi i sasisë së ujit për ujitje në Kosovë eraport përfundimtar fAstrit Gashi... [et al.]
    338⊔1bAMMK cProjekte dV4-1066 eRKS
  6. * COBISS.net

    2001⊔aHepatitis C virus infection among pregnant women in Slovenia bBurim elektronik estudy on 31,849 samples obtained in four screening rounds during 1999, 2003, 2009 and 2013 fS Ramadani... [et al.]
    338⊔1bOMK cProjekte dV3-1502 eRKS
  7. * COBISS.net

    2000⊔aAnalysis of the slider force calibration procedure for the British Pendulum Skid Resistance Tester fMiha Hiti and Vilma Ducman
    338⊔1bEC cFP7 dRCN96092 eEU fDevelopment of a high grip designing tool gULTRAGRIP
    (Projekti Development of a high grip designing tool, i financuar në kuadër të programit europian FP7.)