COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bqershor2006

337 Shënimi për kërkesat e sistemit

Fusha përmban të dhëna teknike rreth burimit elektronik, p.sh. prania ose jo e llojeve të caktuara të kodeve ose karakteristikat fizike të skedarit (densiteti i regjistrimit, pariteti, bllokimi). Fusha korrespondon me zonën e ISBD(ER)-it për shënimin rreth kërkesave të sistemit.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
337Shënimi për kërkesat e sistemitr
aTeksti i shënimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

337a Teksti i shënimit

Shënimi për kërkesat e sistemit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Kur bëhet fjala për pajisjet e programit mund të vendoset gjuha e programit, numri i rreshtave të programit burim, të dhënat për kompjuterin (p.sh. prodhuesi dhe modeli i kompjuterit, sistemi operativ ose madhësia e kërkuar e kujtesës) dhe pajisjet periferike (p.sh. numri i pajisjeve për ruajtjen e të dhënave, disqeve, terminaleve ose pajisjeve të tjera, programeve mbështetëse ose pajisjes në lidhshmëri). Të dhënat ndahen mes tyre përmes shenjave të pikësimit, siç e parasheh standardi ISBD(ER).

Mund të vendoset edhe fraza hyrëse, p. sh. "Kërkesat e sistemit:".

Fusha është përdorur edhe për shënimin e të dhënave për vendndodhjen uniforme të burimit (URL). Mirëpo, fusha 337 nuk përdoret për këtë qëllim nga momenti kur është shtuar fusha 856 – Vendndodhja elektronike dhe qasja. Adresa uniforme e burimit (URL) vendoset në nënfushën 856u.

SHEMBUJ

  1. 337⊔⊔aData is in extended ASCII character set
  2. 337⊔⊔aWritten in FORTRAN H with 1.5K source program statements
  3. 337⊔⊔aOperates on IBM 360 and 370 under OS SVS and OSMVS with 9K of internal memory
  4. 337⊔⊔aRequires IBM 2740 terminal with special narrow platen and form feeding features
  5. 337⊔⊔aDisk characteristics: Disk is single sided, double density, soft sectored
  6. 337⊔⊔aSystem requirements: IBM PC, 64K, with color card, 1 disk drive. Color monitor recommended.
  7. 337⊔⊔aMode of use: On-line video or teletype terminal or with a small dedicated computer (e.g. PDP 8).
  8. * COBISS.net

    337⊔⊔aKërkesat e sistemit për PC (Windows): kompjuter PC me procesor Pentium 150 Mhz ose më i shpejtë; 32 MB RAM; Microsoft Windows 98/ME/2000/XP; CD-ROM me forcë lëvizëse 24-herë; ekran me ngjyra SVGA me së paku 256 ngjyra dhe rezolucion 800 x 600; kartelë zëri, mi dhe zmadhues zëri (ose dëgjuese)
    (Kërkesat e sistemit që janë kusht për përdorimin e njësisë janë të vendosura në fushën 337.)
  9. * COBISS.net

    337⊔⊔aKërkesat e sistemit: Acrobat Reader