COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars2022

856 Vendndodhja elektronike dhe qasja

Fushë përmban të dhëna për vendndodhjen e njësisë elektronike të përshkruar në regjistrim. Përmban edhe të dhënat, të cilat mundësojnë qasjen në njësi. Mënyra e qasjes përcaktohet përmes vlerës së treguesit të parë. Treguesi i dytë përshkruan marrëdhënien ndërmjet njësisë elektronike dhe asaj bibliografike të përshkruar në regjistrim. Të dhënat në këtë fushë janë të mjaftueshme për transferimin elektronik të një skedari, abonimin në një revistë elektronike apo regjistrimin në një burim elektronik. Në disa raste vendosen vetëm të dhënat që i mundësojnë përdoruesit qasje në një tabelë adresash, në një strehues (host) në distancë, që përmban edhe të dhëna të tjera të domosdoshme për qasje në njësi.

Para fillimit të përdorimit të fushës 856, shënimi i të dhënave për vendndodhjen uniforme të burimit është bërë në fushën 337 – Shënimi për kërkesat e sistemit. Me fillimin e përdorimit të fushës 856 ky shënim krijohet në mënyrë automatike nga nënfusha 856u – Vendndodhja unike e burimit (URL).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
856Vendndodhja elektronike dhe qasjar
aEmri i strehuesit (host)r
bNumri i qasjesr
cTë dhënat për ngjeshjenr
dShtegur
fEmri elektronikr
gEmri uniform i burimit (URN)r
hEkzekutuesi i kërkesës (emri i përdoruesit)nr
iInstruksionir
jBajt për sekondë (BPS)nr
kFjalëkaliminr
lLidhja me rrjetinnr
mNdihma për qasjer
nEmri i vendndodhjes së strehuesit në nënfushën anr
oSistemi operativnr
pPortanr
qLloji i skedaritr
rParametratnr
sMadhësia e skedaritr
tImitimi i skajshëmr
uVendndodhja unike e burimit (URL)nr
vOrët kur qasja është e mundshmer
xShënimi i brendshëmr
yMënyra e qasjesnr
wNumri i kontrollit të regjistrimitr
zShënimi publikr
3Të dhënat për materialinr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Mënyra e qasjes
0Postë elektronike
1FTP
2Lidhje në distancë (telnet)
3Lidhje nëpërmjet telefonit
4HTTP
7Mënyrë e vendosur në nënfushën y
Nuk ka të dhëna
2Marrëdhënia
0Burim elektronik
1Versioni elektronik
2Burim elektronik në lidhshmëri
8Fraza hyrëse nuk është krijuar

Treguesi i parë përshkruan mënyrën e qasjes në burimin elektronik.

Nëse treguesi i parë ka vlerën "0", qasja në burimin elektronik është i mundur përmes postë elektronike. E njëjta vlerë te treguesi i parë mund të vendoset edhe kur ekziston mundësia që me ndihmën e një programi të veçantë të porositet revista elektronike përmes postës elektronike.

Nëse treguesi i parë ka vlerën "1" në fushat përkatëse mund të shënohen të dhënat e nevojshme për transferimin e burimit elektronik. Nëse treguesi i parë ka vlerën "2" dhe "3" shënohen të dhënat për mënyrën e lidhjes me burimin.

Vlera "7" e treguesit të parë përdoret te mënyra ndryshe e qasjes (vendoset në nënfushën y) në burimin elektronik.

Treguesi i dytë përshkruan marrëdhënien midis burimit elektronik në vendodhjen e shënuar në fushën 856 dhe njësisë bibliografike që përshkruhet.

Vlera "0" e treguesit të dytë përdoret kur në fushën 856 është shënuar vendndodhja elektronike e njësisë që përshkruhet në. Në këtë rast njësia që përshkruhet është burim elektronik (shih shembujt). Në mënyrë automatike krijohet shënimi me frazën hyrëse "Mënyra e qasjes (URL):" ose "Mënyra e qasjes (URN):".

Vlera "1" e treguesit të dytë përdoret kur në fushën 856 është shënuar vendndodhja e versionit elektronik të njësisë së përshkruar në regjistrim (p.sh. kur për burimin në formën e shtypur ekziston versioni elektronik). Në fushën 856 shënohen të dhënat për qasjen në versionin lektronik (shih shembujt 34, 35). Në mënyrë automatike krijohet shënimi me frazën hyrëse "I disponueshëm edhe:".

Vlera e treguesit "2" përdoret kur në fushën 856 është shënuar vendndodhja e burimit elektronik, i cili është në lidhshmëri me njësinë e përshkruar në regjistrim. Të dhënat për qasjen në burimin në lidhshmëri shënohen në fushën 856 (shih shembullin 37). Në mënyrë automatike krijohet shënimi me frazën hyrëse "Burimi elektronik në lidhshmëri:".

Nëse nuk dëshironi të shfaqni frazën hyrëse nga fusha 856 në treguesin e dytë përzgjidhni vlerën "8".

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

856a Emri i strehuesit (host)

Nënfusha përmban adresën e strehuesit dhe nënfusha përsëritet nëse i njëjti strehues ka disa adresa.

856b Numri i qasjes

Kjo e dhënë mund të jetë protokolli i internetit (IP) nëse njësia është në internet (shih shembujt 3, 4, 22), ose numri i telefonit nëse qasja është e mundur nëpërmjet lidhjes telefonike (shih shembujt 10, 17). Këto të dhëna mund të ndryshojnë shpesh dhe mund të përditësohen në mënyrë automatike. Numri i telefonit shënohet në formën [kodi i shtetit]-[kodi i zonës]-[numri i telefonit] p.sh. 49-69-15251140 (numri në Frankfurt, Gjermani), 1-202-7076237 (numri në Washington, D.C., në SHBA). Nëse është edhe ndonjë numër i brendshëm (intern) ai shënohet pas numrit të telefonit. Numri i telefonit dhe numri i brendshëm mes tyre ndahen me "x" p.sh. 1-703-3589800x515 (numër telefoni me numër të brendshëm).

856c Të dhënat për ngjeshjen

Nënfusha përdoret kur nevojitet program i veçantë për çngjeshjen e të dhënave (shih shembujt 1, 25, 31).

856d Shtegu

Shih shembujt.

856f Emri elektronik

Shënohet emri i skedarit siç është në direktorinë/nëndirektorinë e shënuar në nënfushën d dhe në strehuesin e shënuar në nënfushën a. Nënfusha f mund të përsëritet nëse skedari i cili përfaqëson një tërësi është i ndarë në disa pjesë të ruajtura me emra të ndryshëm (shih shembullin 8). Pjesët e ndara përbëjnë një njësi bibliografike. Në të gjitha rastet e tjera për skedarin me disa emra përsëritet fusha 856 me emrin përkatës të skedarit në nënfushën f. Emri i skedarit mund të përmbaj karaktere gjithëpërfshirëse (p.sh. "*" ose "?") me shënimin në nënfushën z që shpjegon mënyrën e emërimit të skedarit. Te disa sisteme duhet të keni kujdes në shkronjat e vogla dhe të mëdha gjatë shënimit të emrit të skedarit.

Nënfusha mund të përmbaj edhe emrin e botimit elektronik ose të konferencës (shih shembullin 19).

856g Emri uniform i burimit (URN)

Shënohet URN (Uniform Resource Name) e cila paraqet emrin uniform global, pavarësisht nga vendndodhja.

856h Ekzekutuesi i kërkesës (emri i përdoruesit)

Shënohet emri i përdoruesit ose ekzekutuesi i kërkesës (shih shembullin 16) që janë të dhënat para simbolit "@" në adresën e strehuesit.

856i Instruksioni

Shënohet instruksioni (komanda) i nevojshëm për përpunimin e kërkesës nga ana e strehuesit në distancë (shih shembullin 16).

856j Bajt për sekondë (BPS)

Shënohet numri më i vogël dhe numri më i madh i bajteve për sekond te transferimi i të dhënave pas lidhjes me strehuesin. E dhëna shënohet në këtë formë: [më së paku BPS]-[më së shumti BPS] (shih shembujt 10, 17). Nëse në dispozicion është vetëm e dhëna për numrin më të vogël, ajo shënohet kështu: [më së paku BPS]-. Nëse në dispozicion është vetëm e dhëna për numrin më të madh, ajo shënohet kështu: -[më së shumti BPS].

856k Fjalëkalimi

Shënohet fjalëkalimi publik për përdorim të përgjithshëm dhe jo fjalëkalimi sekret (shih shembullin 18).

856l Lidhja me rrjetin

Shënohen fjalët të cilat janë kusht për të bërë lidhjen, që kanë përdorim të përgjithshëm dhe janë publike (shih shembujt 12, 29, 31).

856m Ndihma për qasje

Shënohet adresa ose personi i kontaktit për ndihmë gjatë qasjes (shih shembujt 3, 4, 9).

856n Emri i vendndodhjes së strehuesit në nënfushën a

Shih shembujt 3, 7, 10, 13, 14, 15, 17.

856o Sistemi operativ

Mund të shënohet sistemi operativ të cilin e përdor strehuesi i shënuar në nënfushën a (shih shembujt 10, 13, 17).

856p Porta

Shënohet pjesa e adresës që identifikon procesin ose shërbimin në strehues (shih shembullin 14).

856q Lloji i skedarit

Nënfusha përmban të dhënën për llojin e skedarit ose prezantimin e të dhënave (p.sh. tekst/HTML, ASCII, postscript, program – exe ose JPEG). Informacioni është për përdoruesit, që të mund të njihen me mundësitë e përdorimit ose leximit të skedarit (p.sh. çfarë softueri ose hardueri nevojitet për shfaqjen e skedarit). Lloji i skedarit përcakton edhe mënyrën e transferimit të skedarit, përkatësisht mënyrën e transferimit të të dhënave në rrjet. Zakonisht skedarët tekst transferohen si të dhëna karakteresh në grupin e karaktereve ASCII (shkrimi bazë latin, numrat nga 0 deri 9, disa karaktere të veçanta dhe shumica e shenjave të pikësimit). Për skedarët tekst me karaktere që nuk i takojnë grupit ASCII ose të dhënat jo tekst (p.sh. programet kompjuterike, imazhet) duhet të përdoret mënyrë tjetër e transferimit, zakonisht mënyra binare (shih shembullin 11). Llojin e skedarit mund ta kërkoni në listat siç është Internet Media Types (MIME types) (shih shembullin 24). Nënfusha është e përsëritshme, nëse burimi elektronik në formate të ndryshme është i disponueshëm në një adresë elektronike (shih shembullin 41).

856r Parametrat

Vendosen parametrat e përdorur për transferimin e të dhënave. Ata janë:

  • numri i bajteve të të dhënave (numri i bajteve për karakter),

  • numri përfundimtar i bajteve (numri i bajteve që tregon fundin e një bajti),

  • pariteti (pariteti që kontrollon teknikën e përdorur).

Sintaksa e këtyre elementeve është: [pariteti]-[numri i bajteve të të dhënave]-[numri përfundimtar i bajteve] (shih shembujt 10, 17). Nëse ekziston vetëm e dhëna për paritetin vetëm ajo shënohet, pa vizë p.sh. [pariteti]. Nëse është i pranishëm edhe një nga dy elementet e tjera, pas elementit që mungon vendoset viza në vendin e duhur p.sh. [pariteti]--[numri përfundimtar i bajteve] ose [pariteti]-[numri i bajteve të të dhënave]-. Vlerat e paritetit janë: O (Odd – numër tek), E (Even – numër çift), N (None – vlera nuk ekziston), S (Space - hapësirë) dhe M (Mark - shenjë)

856s Madhësia e skedarit

Vendoset madhësia e skedarit, emri i të cilit është vendosur në nënfushën f. Zakonisht ajo shprehet në bajte. Kjo nënfushë përsëritet në rast se përsëritet nënfusha për emrin e skedarit. Në këtë rast nënfusha s është menjëher pas nënfushës f të cilës i takon (shih shembullin 8).

856t Imitimi i skajshëm

Shih shembujt 4, 7, 10.

856u Vendndodhja unike e burimit (URL)

Shënohet URL (Uniform Resource Locator) që përmban të dhëna për qasjen elektronike në sintaksën standarde. Me adresën URL mund të gjendet njësia elektronike duke përdorur një nga protokollet e internetit.

Fusha 856 është e strukturuar në atë mënyrë që URL mund të krijohet përmes kombinimit të të dhënave nga fushat e tjera 856. Në sistemin COBISS nënfusha u përdoret për krijimin e shënimit rreth mënyrës së qasjes në përshkrimin ISBD, prandaj ajo plotësohet gjithmonë kur shënimi është i nevojshëm.

856v Orët kur qasja është e mundshme

Shënohet koha (orët) kur është e mundshme qasja në burimin elektronik, në vendndodhjen që është shënuar në këtë fushë (shih shembujt 3, 4).

856w Numri i kontrollit të regjistrimit

Shënohet numri i kontrollit i regjistrimit.

856x Shënimi i brendshëm

Në këtë nënfushë mund të shënohen informacionet që i nevojiten kataloguesit, mirëpo nuk janë të përshtatshme për përdoruesit e bibliotekës (shih shembullin 1).

856y Mënyra e qasjes

Shënohet mënyra e qasjes kur vlera e treguesit të parë është "7". Nënfusha mund të përmbaj mënyrën e qasjes që nuk është një nga tre protokollët kryesorë TCP/IP të specifikuar në treguesin e parë. Të dhënat në këtë nënfushë u përshtaten skemave të publikuara në Uniform Resource Locators (URL) (RFC 1738), përgatitur nga Resource Identifiers Working Group në IETF. The Internet Assigned Numbers Authority (IANA) mirëmban listën e skemave URL si dhe përcakton sintaksën dhe përdorimin e skemave të reja.

856z Shënimi publik

Në këtë nënfushë mund të vendoset shënimi në formën e përshtatshme për t’u shfaqur për përdoruesit e bibliotekës (shih shembujt 10, 26). Në këtë nënfushë vendoset edhe shënimi për ndërprerjen e funksionimit të adresës URL në formën "Burimi elektronik në adresën http://... nuk është i disponueshëm (data e vendosjes së shënimit)" (shih shembullin 40).

8563 Të dhënat për materialin

Shënohen informacione të hollësishme për pjesën apo aspektin e njësisë të cilës i referohen të dhënat në fushën 856 (shih shembujt 27, 37, 38, 39).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përsëritet kur ka të dhëna të ndryshme për titullin (nënfushat a, b, d) dhe kur ekzistojnë disa mënyra të qasjes (shih shembullin 2). Bibliotekat mund të kenë tituj të ndryshëm URL për të njëjtin burim elektronik. Për këtë arsye fushat ekzistuese 856 që i kanë plotësuar bibliotekat e tjera nuk duhet të ndryshohen, mirëpo të dhënat vendosen në një fushë të re 856, nëse kjo është e nevojshme. Fusha përsëritet edhe kur ekzistojnë disa disa emra të skedarit (nënfusha f), përveç në rastet kur njësia është është e ndarë në disa pjesë për ruajtje dhe kërkim online.

Nga fusha 856 krijohet shënimi për mënyrën e qasjes. Prandaj fusha është e detyrueshme kur katalogohen skedarë me qasje indirekte. Shfaqen nënfushat g, u, z, q dhe 3. Përmbajtja e frazës hyrëse varet nga prania e nënfushave g, u dhe q, si dhe nga vlera e treguesit të dytë.

Në regjistrimet për serialet në formën elektronike fusha 856 duhet t’i referohet titullit të serialit dhe jo numrave të veçantë. Të dhënat si madhësia e skedarit të numrave të veçantë etj., nuk vendosen në këtë fushë.

Përpara se të fillohej me zbatimin e fushës 856, informacioni për vendndodhjen e burimit uniform vendosej në fushën 337 – Shënimi për kërkesat e sistemit.

SHEMBUJ

  1. 85610awuarchive.wustl.edu cdecompress with PKUNZIP.exe d/mirrors2/win3/games fatmoids.zip xcannot verify because of transfer difficulty
  2. 85610uftp://path.net/pub/docs/urn2urc.ps
    85640uhttp://lcweb.loc.gov/catdir/semdigdocs/seminar.html
  3. 85620apac.carl.org b192.54.81.128 mCARL Situation Room mhelp@CARL.org nCARL Systems Inc., Denver, CO v24 hours
  4. 85630alocis.loc.gov b140.147.254.3 mlconline@loc.gov t3270 tline mode (e.g., vt100) vM-F 6:00 a.m. -21:30 p.m. USA EST, Sat. 8.30-17:00 USA EST, Sun. 13:00- 17:00 USA EST
  5. 85640uhttp://lcweb.loc.gov/catdir/toc/93-3471.html
  6. 85640uhttp://www.gpntb.ru/win/inter-events/crimea94/report/prog_01r.html s14519 v24
  7. 85620amaine.maine.edu nUniversity of Maine t3270
  8. 85610awuarchive.wustl.edu dmirrors/info-mac/util fcolor-system-icons.hqx s16874 bytes
    85600akeptvm.bitnet facadlist file1 s34.989 bytes facadlist file2 s32.876 bytes facadlist file3 s23.987 bytes
  9. 85620agopac.berkeley.edu mRoy Tennant
  10. 85630b1-202-7072316 j2400-9600 nLibrary of Congress, Washington, DC oUNIX rE-7-1 tvt100 zRequires logon and password
  11. 85610aarchive.cis.ohio-state.edu dpub/comp.sources.Unix/volume 10 fcomobj.lisp.10.Z qbinary
  12. 85610aunmvm.bitnet lanonymous
  13. 85610aseq1.loc.gov d/pub/soviet.archive ffk1famine.bkg nLibrary of Congress, Washington, D.C. oUNIX
  14. 85620amadlab.sprl.umich.edu nUniversity of Michigan Weather Underground p3000
  15. 85620apucc.princeton.edu nPrinceton University, Princeton, N.J.
  16. 85600auccvma.bitnet fIR-L hListserv isubscribe
  17. 85600b1-202-7072316 j2400-9600 nLibrary of Congress, Washington, DC oUNIX rE-7-1
  18. 85610aharvarda.harvard.edu kguest
  19. 85600auicvm.bitnet fAN2
  20. 85610awuarchive.wustl.edu dmirrors/info-mac/util fcolor-system-icons.hqx
  21. 85640awww.gpntb.ru b193.233.14.7 dwin/dewey fMoscow.Russia.GPNTB, Mikhail Goncharov oWINDOWS-NT s2048 bytes qtext/WINI-1251 v24
  22. 85620aanthrax.micro.umn.edu b128.101.95.23
    (Emri i strehuesit dhe adresa IP me numra.)
  23. 85610awuarchive.wustl.edu d/aii/admin/CAT.games fmac-qubic.22.hqx
  24. 85640uhttp://www.cdc.gov/ncidod/EID/eid.htm qtext/html
  25. 85640uhttp://www.nlc-bnc.ca/ifla/VI/3/p1996-1/concise.pdf uhttp://ifla.inist.fr/VI/3/p1996-1/concise.pdf cRequires Adobe Acrobat Reader
  26. 2000⊔aBulletin d’informations de l’Association des bibliothécaires français
    85640uhttp://www.abf.asso.fr/bulletin.htm zSommaire des numéros disponible en ligne
  27. 85642uhttp://www.bl.uk/services/bsds/nbs/interface/wface01.html 3Interface (Web Version)
  28. * COBISS.net

    001⊔⊔ac bl cs d0
    011⊔⊔e1408-0990
    2001⊔aLjubljanske novice bBurim elektronik
    85640uhttp://www.ljnovice.com/
  29. *

    85620utelnet://izumw.izum.si lcobiss
  30. *

    85600umailto:listserv@infoserv.nlc-bnc.ca
  31. *

    85610uftp://izumc.izum.si/opac20_1.zip cdekomprimiraj z WINZIP32.exe lanonymous
  32. *

    2000⊔aǂThe ǂking and his castle bElektronski vir eǂa ǂfew remarks on drawings of architectural elements on a medieval map fNataša Golob
    85640uhttp://www.let.ruu.nl/CIHA/posters/139.htm
  33. *

    001⊔⊔an bl cs d0
    011⊔⊔e1408-8134
    2001⊔aCOBISS obvestila bElektronski vir
    85640uhttp://home.izum.si/cobiss/cobiss_obvestila/
    (Regjistrim për serialin në formë elektronike.)
  34. *

    001⊔⊔an ba cs d0
    011⊔⊔e0003-0554 l0003-0554
    2001⊔aǂThe ǂAmerican political science review
    85641uhttp://www.jstor.org/journals/00030554.html
    (Regjistrim për serialin në formë të shtypur.)
  35. *

    001⊔⊔an ba ca d2
    011⊔⊔a1318-8585
    2000⊔aAvtomatski telefonski odzivnik - kakovostna dopolnitev izposoje v Centralni tehniški knjižnici fSmilja Pejanovič
    215⊔⊔iǂLetn. ǂ4 hǂzv. ǂ3 k1999 astr. 33-37 cIlustr.
    85641uhttp://home.izum.si/cobiss/cobiss_obvestila/1999_3/html/clanek_03.html
    (Artikull i publikuar në serialin që botohet në të njëjtën kohë në formë të shtypur dhe elektronike. Artikulli është i lidhur me regjistrimin për botimin në formë të shtypur, ndërsa në fushën 856 është vendosur artikulli URL në serialin elektronik.)
  36. *

    001⊔⊔an bl ca d2
    011⊔⊔a2506-8016
    2000⊔aPredicting building energy consumption using engineering and data driven approachesbBurim elektronik ea review fAulon Shabani, Orion Zavalani
    215⊔⊔af. 44-49 cMe il. iǂVol. ǂ2 hǂno. ǂ5 kmay 1999
    85640uhttp://www.ejers.org/index.php/ejers/article/view/352/155
    (Artikull i lidhur me serialin që botohet vetëm në formë elektronike.)
  37. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cs d0
    011⊔⊔e0352-4833
    2001⊔aMoj mikro
    85642uhttp://www.mojmikro.delo-revije.si/ 3indekset dhe përmbajtja e numrave aktual
    (Regjistrim për serialin e shtypur. Në faqet elektronike ndodhen indekset e numrave të vjetër dhe përmbajtja e shkurtër e numrave aktual.)
  38. *

    001⊔⊔an ba cm d0
    2000⊔aHow the mind works fSteven Pinker
    85642uhttp://www.amazon.com/exec/obidos/tg/detail/-/0393318486/qid=1064232588/sr=1-3/ref=sr_1_3/102-9167010-3008110?v=glance&s=books 3uredniške ocene in ocene bralcev
    (Regjistrim për monografinë e shtypur. Në faqen elektronike të librarisë Amazon te të dhënat themelore për botimin janë vendosur edhe vlerësimet e redaktorëve dhe lexuesve.)
  39. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d0
    2001⊔
    85642uhttp://www.pasadena.si/knjigarna/kazalo.asp?id=18210 3indeks
    (Regjistrim për monografinë e shtypur. Në faqen elektronike të botuesit Pasadena te të dhënat themelore për botimin është edhe indeksi.)
  40. * COBISS.net

    001⊔⊔an bl ca d2 t1.19
    2000⊔aBranje med vrsticami bBurim elektronik fMilena Mileva Blažić
    85640zBurimi elektronik në adresën http://www.mladinska.com/za_starse/branje_med_vrsticami nuk është i disponueshëm (17.2.2011)
    (Regjistrim për artikullin në formën elektronike. Shënimi për ndërprerjen e funksionimit të adresës URL vendoset në nënfushën 856z. Në nënfushë shënohet edhe data e vendosjes së shënimit, sepse data e ndërprerjes së funksionimit të adresës URL zakonisht nuk dihet.)
  41. * COBISS.net

    2000⊔aEsej bBurim elektronik fDavid Albahari gpërktheu Sonja Polanc gredaktoi dhe përgatiti për botim elektronik Blaž Podlesnik
    85640uhttps://doi.org/10.4312/NOKQ9389 qHTML qePUB qPDF
    (E-libri me titull Esej është i disponueshëm edhe në formatin html, edhe në epub e pdf në të njëjtën adresë URL. Nënfusha q përsëritet për çdo format.)