COMARC/B | qershor | 2006 |
Fusha përmban titullin kyç të shkurtuar, i cili formohet në përputhje me rregullat që i përcakton Qendra Ndërkombëtare e ISSN-së, duke u bazuar në standardin ndërkombëtar ISO 4.
Titulli kyç i shkurtuar pa shpjegime shtesë. Deri në vitin 2003 titujt kyç të shkurtuar te titujt e përgjithshëm kanë përfshirë edhe emrin e botuesit. Midis titullit kyç të shkurtuar dhe botuesit është vendosur hapësirë, vizë, hapësirë (shih shembullin 3).
Cilësori i shkurtuar që ndryshon nga titujt e tjerë kyç identikë (shih shembujt 1, 5). Në titullin kyç të shkurtuar shpjegimi bëhet brenda kllapave të rrumbullakta, të cilat vendosen në mënyrë automatike.
Shpjegimi në formë të shkurtuar që ndryshon nga titujt e tjerë kyç identikë (shih shembullin 6). Në titullin kyç të shkurtuar shpjegimi bëhet brenda kllapave të rrumbullakta, të cilat vendosen në mënyrë automatike.
Titulli kyç i shkurtuar formohet duke respektuar rregullat e ISSN Manual. Cataloguing Part, të bazuara në standardin ISO 4: Information and Documentation – Rules for the abbreviation of title words and titles of publications.
530 | TITULLI KYÇ |