COMARC/B | shtator | 2003 |
Kjo fushë përmban kodin e identifikuesit fingerprint për monografitë e vjetra (antikuarë) dhe kodin e institucionit, së cilës i përket fusha. Kodi bën dallimin midis identifikuesve fingerprint, kur regjistrimi përmban më shumë se një. Fusha korrespondon me zonën e numrit standard (ose të tjerë) dhe me kushtet e disponueshmërisë në ISBD.
Fingerprint i llogaritur. Fingerprint caktohet nga institucioni, i cili krijon regjistrimin.
Nëse institucioni ka më shumë se një kopje, shënohet numri për të cilin zbatohet fusha.
Kodi i sistemit, sipas të cilit caktohet identifikuesi fingerprint. Në sistemin COBISS përdoret shkurtesa fei (Fingerprints = Empreintes = Impronte).
Emri i institucionit në formë të koduar. Meqenëse kodet e pranuara ndërkombëtarisht nuk ekzistojnë, për bibliotekat sllovene përdoret kodi kombëtar (kodi i institucionit).
Në nënfushë shënohet numri i inventarit të kopjes, me të cilën ka të bëjë përmbajtja e nënfushës. Kjo shërben si lidhje me të dhënat për gjendjen e koleksioneve. Nëse pëshkruani kopjen në disa pjesë dhe keni disa numra inventari, ata mes vete i ndani me shenjën ";".
Fingerprint është një mënyrë për të identifikuar monografitë e vjetra. Ai ndërtohet duke marrë grupe karakteresh (shkronjash) nga faqe të caktuara, me qëllim që çdo botim të identifikohet në mënyrë unike.
Meqenëse nuk ka një formulë të pranuar ndërkombëtarisht për përcaktimin e identifikuesit fingerprint, konsiderohen të pranueshme forma të ndryshme fingerprint. Në sistemin COBISS ka një metodë për përcaktimin e identifikuesit fingerprint, e cila gjendet në manualin Fingerprints = Empreintes = Impronte. Paris : Institut de Recherche et d'Histoire des Textes në basgkëpunim me National Library of Scotland, 1984.
012 ⊔⊔ aocon humi nche covn 3 MDLXXX 2fei 5CiZaNSB 0R II F-8°-307 (Fingerprint për "Opera di Marco Marulo da Spalato Circa L'Institutione del buono e beato vivere". Venecia, 1580. Fingerprint është marrë nga kopja në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare e Zagrebit me numrin e vendit R II F-8°-307, sipas sistemit "Fingerprints = Empreintes = Impronte".) 012 ⊔⊔ a165512 - al *2 dol : a2 *6 m$ - bl A r : b2 2E7 $quid$ 2stcn 5NeHKB (Fingerprint për Erasmus "Colloqvia". Amstelodam, 1655. Fingerprint është marrë nga një kopje në Bibliotekën Mbretërore (Koninklijke Bibliothek), Hagë sipas sistemit të hartuar për Short Title Catalogue (Holandë).) *
[1]012 ⊔⊔ ajua- r,o, t.ji desa 31800A 2fei 550001 0222182 9030000010 (Fingerprint për antologjinë poetike të Maksimiljan Redeskini "Osem inu shestdeset sveteh pesm …". V' Lublani, 1800. Fingerprint është marrë nga kopja në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Lubjanë me numrin e vendit 222182 sipas sistemit "Fingerprints = Empreintes = Impronte".)