COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2008

013 Numri Standard Ndërkombëtar i Botimeve Muzikore (ISMN)

Kjo fushë përmban Numrin Standard Ndërkombëtar të Botimeve Muzikore dhe shpjegimin, kur regjistrimi ka më shumë se një ISMN. Kjo fushë korrespondon me zonën e Numrit Standard (ose të tjerë) dhe zonën e kushteve të disponueshmërisë në ISBD. Fusha mund të përmbajë kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimin edhe kur nuk ka ISMN.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
013Numri Standard Ndërkombëtar i Botimeve Muzikore (ISMN)r
aNumrinr
bShpjegiminr
dKushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmiminr
zISMN e gabuarr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

013a Numri

Numri i saktë i ISMN-së, përfshirë edhe vizat ndarëse. ISMN-ja përcaktohet nga agjencia kombëtare e ISMN-së.

013b Shpjegimi

Shpjegimi për ISMN-në në nënfushën a (nëse ekziston): zakonisht emri i botuesit, lloji i lidhjes së njësisë ose shpjegimi i marrëdhënies së ISMN-së me kompletin ose me një vëllim të veçantë (shih shembujt 1, 2). Kur të bëni shpjegimi në programin COBISS nuk keni nevojë të vendosni kllapat, sepse ato vendosen në mënyrë automatike (shih shembujt 4, 5).

013d Kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimi

Çmimi i njësisë dhe çdo lloj shënimi mbi disponueshmërinë e saj. Nëse regjistrimi përmban edhe fushën 010 – Numri Standard Ndërkombëtar i Librit (ISBN) dhe përmbajtja e nënfushës 013d është vetëm përsëritje e përmbajtjes së nënfushës 010d, nënfushën 013d nuk keni nevojë ta plotësoni.

013z ISMN e gabuar

ISMN, e identifikuar si e vendosur gabim në një njësi ose e pavlefshme. E njëjta ISMN mund të jetë vendosur në dy botime të ndryshme dhe në këtë rast anulohet, ose mund të jetë shtypur gabim (shih shembullin 3).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Struktura e ISMN-së

ISMN-ja përdoret për të identifikuar botimet muzikore, të cilat janë në shitje, jepen me qira, falas ose për të ruajtur të drejtën e autorit, në përputhje me standardin ISO 10957.

Çdo pjesë e veçantë e një njësie, e cila është e disponueshme, duhet të ketë ISMN-në e saj. Numri ISMN përbëhet nga 10 ose 13 shifra. Para numrit gjithmonë ndodhet shkurtesa ISMN. Në vendet ku nuk përdoret alfabeti latin, përkrah shkronjave latine ISMN, mund të shënohet edhe ato në alfabetin cirilik.

ISMN-10 përbëhet nga shkronja M dhe nëntë shifra. ISMN është e ndarë në katër pjesë, dy prej të cilave kanë gjatësi të ndryshueshme, ndërsa mes vete janë të ndara me vizë ose me hapësirë.

  • Elementi dallues: Shkronja M është elementi dallues midis ISMN-së dhe ISBN-së.

  • Identifikuesi i botuesit: Përcakton botuesin e një botimi të caktuar muzikor. Numri caktohet për çdo botues nga Agjencia Kombëtare ose Rajonale e ISMN-së.

  • Identifikuesi i njësisë: Identifikon botimin e një vepre dhe të njësive të ndryshme brenda saj. Një njësi sipas standardit është pjesë përbërëse e një botimi muzikor, e cila mund të shitet ose gjendet si e veçantë

  • Shifra e kontrollit: Kjo është shifra në fund të ISMN-së që shërben për të bërë verifikimin automatik të saktësisë së ISMN-së. Kjo llogaritet në bazë të numrave të tjerë

ISMN-13 përbëhet nga 13 shifra. ISMN-së me 10 shifra i shtohet parashtesa (prefiksi) 979; shkronja M zëvendësohet me zero (0). Identifikuesi i botuesit dhe njësisë si dhe shifra e kontrollit janë të njëjtë si te ISMN-10 (shih shembullin 6). ISMN-13 është identike me EAN për muzikën e shtypur.

Verifikimi i shifrës së kontrollit për ISMN-në me numër 10 shifror dhe 13 shifror

Shifra e kontrollit për ISMN-10 ose ISMN-13 llogaritet sipas modulit 10 dhe vlerat alternative 1 dhe 3 të përcaktuara nga e majta në të djathtë. Për ISMN-10 shkronja M llogaritet si 3.

Kjo do të thotë që çdo njëra prej nëntë shifrave të para të ISMN-10, dhe 12 shifrave të para të ISMN-13 –duke përjashtuar shifrën e kontrollit – shumëzohet në mënyrë alternative me numrat 1 dhe 3 nga e majta në të djathtë. Shuma e përftuar nga mbledhja e produkteve, së bashku me shifrën e kontrollit, duhet të pjesëtohet me 10 pa mbetje.

Shembull për ISMN me numër 10 shifror:

identifikuesi i botuesitidentifikuesi i njësisëshifra e kontrollit
ISMNM345246805
pesha313131313
rezultati93125641880= 65

Gjithsej: 65 + 5 (shifra e kontrollit) = 70

Meqë 70 mund të pjesëtohet me 10 pa mbetje, M-345-24680-5 është një Numër Standard Ndërkombëtar i vlefshëm për botimet muzikore.

Shembull për ISMN-13:

parashtesaidentifikuesi i grupitidentifikuesi i njësisëshifra e kontrollit
ISMN9790345246805
pesha131313131313
rezultati921993125641880= 95

Gjithsej: 95 + 5 (shifra e kontrollit) = 100

Meqë 100 mund të pjesëtohet me 10 pa mbetje, 979-0-345-24680-5 është një Numër Standard Ndërkombëtar i vlefshëm për botimet muzikore.

Forma e të dhënave

Shkurtesa ISMN, e cila në botim është e shtypur bashkë me numrin, nuk shënohet në fushën 013.

Çdo ISMN, e cila është shtypur gabim në njësi, mund të shënohet në nënfushën 013z – ISMN e gabuar.

Vizat ndarëse përdoren për të bërë ndarjen e pjesëve të veçanta të ISMN-së në nënfushat a dhe z. Përdorimi i shenjave të tjera të pikësimit nuk lejohet. Kur ISBN-ja shfaqet në skedë vendosja e vizave ndarëse ose hapësirave është e detyrueshme. Shumë agjenci kombëtare nuk i vendosin vizat ndarëse apo hapësirat në regjistrime, sepse ato mund të përftohen nëpërmjet algoritmit nëse njihen identifikuesit e botuesve. Te shkëmbimi ndërkombëtar i regjistrimeve nuk është e domosdoshme, që pranuesi i regjistrimeve të njohë identifikuesit e botuesit. Prandaj rekomandohet, që për shkak të paraqitjes së saktë vizat ndarëse të shënohen gjithmonë.

Zakonisht, çdo botim muzikor ka një ISMN. Në një regjistrim duhet të vendosen disa ISMN në këto raste,: kur botuesi publikon një vepër në disa lidhje të ndryshme ose forma fizike me ISMN të ndryshme, por të gjitha janë të përfshira në një regjistrim; kur krijohet një regjistrim i vetëm për njësinë me disa vëllime (pjesë) dhe botuesi i ka vendosur çdo vëllimi dhe kompletit ISMN të ndryshme; kur një njësi ka disa botues ose shpërndarës, dhe secili nga ata i ka vendosur njësisë ISMN-në e tij.

Kur në regjistrim ndodhen disa ISMN, shtohet shpjegimi për të bërë dallimin midis tyre.

Shpeshherë, çdo ISMN ka kushtet e veta të disponueshmërisë dhe çmimin. Kjo e dhënë shënohet në të njëjtën fushë.

Fusha duhet të përsëritet për çdo ISMN të vlefshme. Ajo duhet të përsëritet edhe për ISBN-në e pavlefshme, përveç nëse kjo ISMN e pavlefshme lidhet qartë me ISMN-në e vlefshme të shënuar në regjistrim; në këtë rast ISMN e pavlefshme vendoset në të njëjtën fushë si ISMN-ja e vlefshme përkatëse (shih shembullin 3).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

010NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I LIBRIT (ISBN)
Kjo fushë përmban Numrin Standard Ndërkombëtar të Librit. Nganjëherë është e vështirë të përcaktohet nëse botimi është muzikë e shtypur ose libër “i zakonshëm” apo të dyja. Në këto raste mund të caktohen të dyja , ISMN dhe ISBN.
011ISSN
Vetëm disa botime muzikore dalin si periodik, ndërsa shumë prej tyre botohen në seri. Në të tilla raste duhet të caktohet ISSN-ja për titullin e serisë dhe ISMN-ja për çdo njësi në seri.

SHEMBUJ

  1. 013⊔⊔aM-706700-00-7 b(HDS)
    013⊔⊔aM-706701-00-4 b(MIC)
    (Njësia është botuar nga Hrvatsko drustvo skladatelja dhe Muzicki informativni centar.)
  2. 013⊔⊔aM-9005202-2-7 b(bound)
    013⊔⊔aM-9005202-3-4 b(pbk)
    (Botimi është i disponueshëm me kapak të trashë dhe të hollë.)
  3. 013⊔⊔aM-9005202-1-0 zM-9005202-1-X
    (ISMN-ja M-9005202-1-0 është shtypur gabim me X si numër kontrolli.)
  4. *

    013⊔⊔aM-008-04847-0 bSämtliche Werke
    013⊔⊔aM-008-04848-7 bViolinkonzert
  5. *

    013⊔⊔aM-001-11420-2 bBd. 7,1
    013⊔⊔aM-001-12205-4 bBd. 7,2
    013⊔⊔aM-001-12620-5 bBd. 7,3
  6. *

    013⊔⊔a979-0-571-10051-3
    (ISMN-të 10 shifrore të papërdorura (p.sh. ISMN M-571-10051-3), botuesit mund t’i përdorin në formën e re 13 shifrore. Shifra e kontrollit i ISMN-së 10 dhe 13 shifrore është i njëjtë.)