COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2016

016 Kodi Standard Ndërkombëtar i Regjistrimit (ISRC)

Fusha përmban Kodin Standard Ndërkombëtar të Regjistrimit dhe shpjegiminin, kur regjistrimi bibliografik ka disa ISRC. ISRC identifikon regjistrimet zanore dhe regjistrimet muzikore në video, por jo produktet fizike dhe është në harmoni me sistemet ekzistuese me shifra (EAN, numri i botuesit).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
016Kodi Standard Ndërkombëtar i Regjistrimit (ISRC)r
aNumrinr
bShpjegiminr
zISRC e gabuarr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

016a Numri

Numri i saktë i ISRC-së, përfshirë edhe vizat ndarëse. ISRC-ja përcaktohet nga institucioni i autorizuar i një vendi. Nënfusha është e detyrueshme, përpos nëse ISRC është shënuar në nënfushën z.

016b Shpjegimi

Shpjegimi për ISRC-në në nënfushën a (nëse ekziston): zakonisht shpjegimi i marrëdhënies së ISRC-së me format e caktuara shprehëse.

016z ISRC e gabuar

ISRC, e cila është përdorur gabimisht në një regjistrim të caktuar, ose është e pavlefshme në ndonjë mënyrë tjetër. E njëjta ISRC mund të jetë vendosur në dy botime të ndryshme dhe në këtë rast anulohet, ose mund të jetë shtypur gabim.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Struktura e ISRC-së

ISRC përdoret për të identifikuar regjistrimet zanore, video ose audiovizuale, në përputhje me rregullat e ISO 3901.

Çdo pjesë e veçantë e një botimi, që është e disponueshme, duhet të ketë ISRC-në e saj. Numri i ISRC-së përbëhet nga 12 shifra. Para numrit gjithmonë ndodhet shkurtesa ISRC. Në vendet ku nuk përdoret alfabeti latin, përkrah shkronjave latine ISRC, mund të shënohet edhe ato në alfabetin cirilik.

ISRC është përbëhet nga katër pjesë, të cilat mes vete janë të ndara me viza. Më herët ISRC kishte pesë pjesë, ndërsa tani pjesa e katërt dhe e pestë janë bashkuar.

  • Kodi i shtetit: Kodi i përbërë nga dy shkronja, i ndarë nga ISO 3166-1.

  • Kodi i regjistruesit: Kodi i përbërë nga tri karaktere, të cilin e ndajnë institucionet e autorizuara.

  • Viti: Dy shifrat e fundit të vitit, që kanë të bëjnë me vitin kur regjistrimi ka marrë numrin ISRC.

  • Kodi i regjistrimit: Përbëhet nga pesë shifra, të cilat i cakton regjistruesi.

Forma e të dhënave

Shkurtesa ISRC, e cila në botim është e shtypur bashkë me numrin, nuk shënohet në fushën 016.

ISRC e gabuar shënohet në nënfushën 016z – ISRC e gabuar.

Vizat ndarëse ndajnë pjesët e veçanta të ISRC-së në nënfushat a dhe z. Përdorimi i shenjave të tjera të pikësimit nuk lejohet.

Kur në regjistrim ndodhen disa ISCR, shtohet shpjegimi për të bërë dallimin midis tyre.

Fusha duhet të përsëritet për çdo ISCR të vlefshme. Ajo duhet të përsëritet edhe për ISCR-në e pavlefshme, përveç nëse kjo ISCR e pavlefshme lidhet qartë me ISCR-në e vlefshme të shënuar në regjistrim; në këtë rast ISCR e pavlefshme vendoset në të njëjtën fushë si ISCR-ja e vlefshme përkatëse

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

010NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I LIBRIT (ISBN)
011ISSN
071NUMRI I BOTUESIT

SHEMBUJ

  1. 016⊔⊔aFR-Z03-91-01231
    (ISRC në katër pjesë, e cila në vitin 1991 i është ndarë fonogramit francez.)