COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2023

017 Identifikues të tjerë

Kjo fushë përmban identifikuesin e botuar në njësi, i cili nuk i përket asnjë fushe tjetër dhe shpjegimin, i cili bën përcaktimin shtesë të identifikuesit, kur në regjistrim janë disa. Fusha korrespondon me zonën e numrit standard (ose tjetër) dhe kushteve të disponueshmërisë në ISBD. Fusha mund të përmbajë kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimin, edhe nëse nuk përmban identifikuesin.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
017Identifikues të tjerër
aIdentifikuesinr
bShpjegiminr
dKushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmiminr
zIdentifikuesi i gabuarr
2Kodi i sistemitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

017a Identifikuesi

Identifikuesi; forma varet nga sistemi nga i cili është përcaktuar.

017b Shpjegimi

Shpjegimi për identifikuesin në nënfushën a (nëse ekziston): zakonisht emri i botuesit, lloji i lidhjes së kopjes ose shpjegimi i marrëdhënies së identifikuesit me kompletin ose me një vëllim të veçantë.

017d Kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimi

Çmimi i njësisë dhe çfarëdo shënimi për disponueshmërinë e saj.

017z Identifikuesi i gabuar

Është identifikuesi i vendosur gabim në njësi ose është i pavlefshëm në ndonjë mënyrë tjetër. Gjithashtu mund të jetë vendosur në dy botime të ndryshme dhe në këtë rast anulohet, ose mund të jetë shtypur gabim.

0172 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit, nga i cili është përcaktuar identifikuesi.

doiidentifikuesi digjital i objektit
hdlhandle
isannumri standard ndërkombëtar i materialit audiovizual

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në nënfushën 2 vendoset kodi i sistemit, nga i cili është përcaktuar identifikuesi.

DOI® – Digital Object Identifier (Identifikuesi Digjital i Objektit) është sistem për identifikimin funksional dhe të vazhdueshëm si dhe për menaxhimin e përmbajtjes intelektuale dhe meta-të dhënave në rrjetet digjitale. Identifikuesi DOI është varg karakteresh që përcakton entitetin unik brenda sistemit DOI.

ISAN – International Standard Audiovisual Number (Numri Standard Ndërkombëtar i Materialit Audiovizual) është sistem për identifikimin e veprës audiovizuale, e cila ndërtohet nga imazhet lëvizëse, të shoqëruara ose jo me tingull. Në këtë rast nuk është e rëndësishme se në çfarë forme fizike vepra shpërndahet. Versionin e caktuar të veprës audiovizuale e identifikon V-ISAN – International Standard Audiovisual Number (ISAN) – Version identifier (Numri standard ndërkombëtar i materialit audiovizual – identifikuesi i versionit).

Hdl – Handle është sistem për identifikimin e përhershëm të objekteve digjitale ose burimeve të atyre organizatave, të cilat janë të regjistruara në Handle.Net Registry. Administratori për ndarjen e parashtesave është organizata CNRI – Corporation for National Research Initiatives. Në sistemin Handle System bazohet edhe DOI.

Struktura DOI

Struktura DOI bazohet në standardin ISO 26324:2012.

DOI ndërtohet nga parashtesat dhe prapashtesat, të cilat i ndan viza e pjerrët (slash) "/", p.sh. 10.1000/12345.

Parashtesa (p.sh. 10.1000) është e përbërë nga dy pjesë të ndara me pikë. Pjesa e parë "10" është numri i direktorisë dhe është i njëjtë te të gjithë identifikuesit DOI. Pjesa e dytë (p.sh. 1000) është një varg numrash që i ndahen organizatës, e cila dëshiron të regjistroj DOI-n. Pjesa e dytë e parashtesës mund të jetë i ndarë më tej, dhe pjesët e tjera në vazhdim ndahen me pikë (p.sh. 1000.10). Nuk ka kufizime në numrin e karaktereve të DOI-t që mund të kërkojë një agjenci regjistrimi. Parashtesa e DOI-t nuk ofron të dhëna për pronësinë, të drejtat dhe administrimin me pronën intelektuale.

Parashtesa pas vizës së pjerrët "/" ndiqet nga prapashtesa unike (p.sh. 12345), e cila përcakton entitetin. Kombinimi i parashtesës, që përcakton regjistruesin dhe prapashtesës unike, të cilën regjistruesi e përzgjedh vet, përjashton nevojën për menaxhimin e centralizuar të identifikuesve DOI.

Prapashtesa mund të jetë një numër i njëpasnjëshëm ose përfshin një identifikues nga një sistem tjetër, p.sh. ISBN, ISSN, PII, SICI … (shih shembujt 1, 2). Identifikuesit ekzistues dhe/ose të dhënat bibliografike të përdorura për prapashtesë, nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë brenda sistemit DOI.

Struktura ISAN

ISAN është sistem i numërtimit i bazuar në standardin ISO 15706:2002 dhe ISO 15706-2:2007 për V-ISAN.

ISAN mund të jetë 17 ose 26 shifror.

Identifikuesi ISAN 17 shifror përbëhet nga 16 shifra heksadecimale (karakteret: 0 deri 9 dhe A deri F) të ndara në dy segmente dhe shifra e kontrollit. Pas segmentit të parë, i cili përmban 12 karaktere për veprën kryesore, vijon segment i dytë me 4 karaktere për episodet. Kur vepra nuk është episod, për plotësim përdoren zerot (karakteret: 0 deri 9 dhe A deri Z).

Përveç identifikuesit ISAN 17 shifror, ISAN (V-ISAN) 26 shifror e përbëjnë edhe 8 shifrat heksadecimale, që tregojnë versionin. Në fund ndodhet shifra alfanumerike e kontrollit.

Shembull ISAN 1881-66C7-3420-0000-7-9F3A-0245-U:

vepra kryesoreepisodish.k.versionish.k.
ISAN1881-66C7-3420-0000-7-9F3A-0245-U

Parashtesa ISAN dhe shifra e kontrollit si karakteri i 17-të (dhe si karakteri i 26-të kur identifikuesit ISAN i shtohet edhe numri i versionit) janë gjithmonë të pranishme kur ISAN shfaqet në formën e lexueshme. Çdo grup prej 4 shifrash heksadecimale si dhe shifra e kontrollit ndahen me viza ndarëse ose hapësira.

V-ISAN është një kombinim i numrit standard ndërkombëtar i veprës audiovizuale (ISAN) dhe numrave shtesë të versionit (shih shembullin 3).

Struktura Handle

Sistemi Handle është përcaktuar në dokumentet RFC 3650, 3651 dhe 3652 të grupit Internet Engineering Task Force (IETF) dhe ka për qëllim zgjidhjen e URL-ve me ndihmën e regjistrit qendror Handle.Net Registry.

Treguesi handle përbëhet nga parashtesa dhe prapashtesa, të cilat i ndanë viza e pjerrët "/", p.sh. 20.1000/100.

Parashtesa tregon organizatën për emërimin. Nëse parashtesa përbëhet nga disa pjesë, ato janë të ndara me pikë dhe përfaqësojnë disa segmente në hierarkinë e organizatës për emërimin. Çdo parashtesë e treguesit handle fillon me "20" dhe prezanton organizatën CNRI – Corporation for National Research Initiatives, pas së cilës vije kodi i organizatave të regjistruara në Handle.Net Registry (shih shembujt 4, 5). Parashtesa mund të jetë e përbërë nga të gjitha kodet nga Unicode UCS-2, me përjashtim të kodit "/".

Pas parashtesës vjen viza e pjerrët dhe më pas prapashtesa, e cila tregon emrin lokal të burimit. Prapashtesa mund të përbëhet nga të gjitha kodet Unicode UCS-2.

Forma e të dhënave

Shkurtesa e sistemit, e cila në njësi zakonisht është e shtypur së bashku me identifikuesin, në fushën 017 nuk shënohet.

Çdo tregues, që në njësi është i shtypur gabim, mund të shënohet nënfushën 017z – Identifikuesi i gabuar.

Vizat ndarëse ose viza e pjerrët vendoset në nënfushat a dhe z për të ndarë pjesët e ndryshme të identifikuesit.

Në mënyrë që të bëhet dallimi ndërmjet identifikuesve, kur në regjistrim janë disa, mund të vendoset shpjegimi.

Identifikuesit shpesh kanë kushtet e tyre të disponueshmërisë dhe çmimin. Prandaj, kjo e dhënë shënohet në të njëjtën fushë.

Fusha duhet të përsëritet për çdo identifikues të vlefshëm. Ajo duhet të përsëritet edhe identifikuesin e pavlefshëm, me përjashtim të rastit kur ky identifikues i pavlefshëm lidhet qartë me një identifikues të vlefshëm, që ndodhet në regjistrim. Në këtë rast, identifikuesi i pavlefshëm vendoset në të njëjtën fushë me identifikuesin e vlefshëm.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

010NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I LIBRIT (ISBN)
011ISSN
013NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I BOTIMEVE MUZIKORE (ISMN)
020NUMRI I BIBLIOGRAFISË KOMBËTARE
021NUMRI I KOPJES SË DETYRUAR
022NUMRI I BOTIMIT ZYRTAR
040CODEN
041KODE TË TJERA*
071NUMRI I BOTUESIT
Këto fusha përdoren për numra të veçantë e.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    017⊔⊔a10.3359/oz0702058 2doi
    (DOI për artikullin e botuar në "Organizacija znanja".)
  2. * COBISS.net

    017⊔⊔a10.4567/0028-0836(18770503)16:392 2doi
    (Për shkak se botuesi përdor SICI "0028-0836(18770503)16:392", atë e ka zgjedhur si prapashtesë në DOI.)
  3. * COBISS.net

    017⊔⊔a0000-0000-7570-0000-F-0000-0001-R 2isan
    (V-ISAN për videoregjistrimin e titulluar "Princeza i goblin".)
  4. * COBISS.net

    017⊔⊔a20.1000/100 2hdl
    (Handle "20.1000/100" është tregues për licencën e programit Handle.Net. Parashtesa 20.1000 në këtë rast prezanton vetëm organizatën Handle.Net dhe është e ndërtuar nga simbolet për organizatën kryesore dhe organizatën vartëse. Organizata kryesore është CNRI, ndërsa 1000 tregon organizatën vartëse për emërimin. Prapashtesa 100 është emri lokal brenda kësaj hapësire emrash.)
  5. * COBISS.net

    017⊔⊔a20.500.12556/DiRROS-13864 2hdl
    017⊔⊔a20.500.12556/dirros/50967165-baf4-47ee-8926-184895760f98 2hdl
    (Shembulli "20.500.12556/DiRROS-13864" është treguesi handle për regjistrimin e meta të dhënave të burimit, i cili është përfshir në repositorët DiRROS. Treguesi handle "20.500.12556/dirros/50967165-baf4-47ee-8926-184895760f98" i është caktuar burimit. Parashtesën 20.500.12556 e përbën pjesa 20.500, që përfaqëson përdoruesit e regjistruar të sistemit Handle, dhe pjesa 12556, që i është caktuar repositorit të shkencës së hapur në Slloveni.)