COMARC/B | shtator | 2003 |
Kjo fushë përmban numrin, të cilin institucioni zyrtar i ndan botimit, të cilin e ka botuar vet ose është botuar në emër të tij.
Fusha përdoret për numrat e dokumenteve zyrtare në të gjitha nivelet. Mund të përdoret për botimet e çdo niveli qeveritar dhe për organizatat ndërkombëtare e ndërqeveritare. Në nënfushën a vendoset kodi i shtetit sipas standardit ISO 3166. Për botimet e organizatave ndërkombëtare ose ndërqeveritare, nënfusha a nuk plotësohet (shih shembullin 4).
Numri shënohet në atë formë siç është në dokument, përfshirë hapësirat, presjet dhe shenjat e tjera të pikësimit. Numri i gabuar mund të futet në nënfushën z. Kur njihet vetëm numri i gabuar fusha do të përmbajë vetëm nënfushat a dhe z.
100f | TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR PËRPUNIMIN, Kodi për botimin zyrtar |
E dhëna tregon se bëhet fjalë për botimin zyrtar dhe llojin e institucionit, që ka botuar atë. |
022 ⊔⊔ aZA bRP64/77 (Numër i botimit zyrtar të Afrikës së Jugut.) 022 ⊔⊔ aUS bhE17.302.W58/91 (Botim zyrtar i SHBA-së.) 022 ⊔⊔ aGB bECC.56/81 (Botim i Essex County Council, Kombet e Bashkuara.) 022 ⊔⊔ bPGI/81/WS/22 (Botim i UNESCO-s.) *
022 ⊔⊔ ausa bI 49.6/2:F 52/8/PACK (Botim zyrtar i SHBA-së.) *
022 ⊔⊔ asvn bRUJV-RP-022 (Numër i botimit zyrtar të Sllovenisë.)