COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Btetor2022

100 Të dhënat e përgjithshme për përpunimin

Kjo fushë përmban të dhëna të koduara, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimet e materialeve të çdo lloji.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
100Të dhënat e përgjithshme për përpuniminnr
bLloji i vitit të botimitnr
cViti i botimit 1nr
dViti i botimit 2nr
eKodi për kategorinë e publikutnr
fKodi për botimin zyrtarnr
gKodi për regjistrimin e modifikuarnr
hGjuha e katalogimitnr
iKodi për transliteriminnr
lShkrimi i titullit të saktënr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

100b Lloji i vitit të botimit

Kodi shpjegon llojin e datave të shënuara në nënfushën c – Viti i botimit 1 dhe nënfushën d – Viti i botimit 2. Shënohet këto kode:

aburim në vazhdim që vazhdon të botohet

Nënfusha c përmban vitin e fillimit të botimit, ndërsa nënfusha d "9999" (shih shembujt 1, 17). Nëse viti i fillimit nuk dihet saktë, në vend të numrave shënoni "?" (shih shembullin 2).

bburim në vazhdim që nuk botohet më

Nënfusha c përmban vitin e fillimit të botimit, ndërsa nënfusha d vitin e përfundimit të botimit (shih shembujt 3, 18). Nëse viti i fillimit ose i përfundimit nuk dihet saktë, në vend të numrave shënoni "?".

cburim në vazhdim me status të panjohur

Nuk dihet, nëse botimi do të vazhdoj të botohet ose jo. Ky kod përdoret kryesisht për katalogimin retrospektiv, kur nuk dihet nëse botimi është mbyllur përfundimisht apo përkohësisht.

Nënfusha c përmban vitin e fillimit të botimit, ndërsa nënfusha d "????" (shih shembujt 4, 19). Nëse viti i fillimit nuk dihet saktë, në nënfushën c në vend të numrave shënoni "?".

dmonografi që ka dalë e plotë ose brenda një viti kalendarik

Botim në një vëllim ose në disa vëllime, të botuara njëherësh ose me të njëjtin vit botimi, p.sh. botuar në të njëjtin vit kalendarik.

Nënfusha c përmban vitin e botimit, ndërsa nënfusha d nuk plotësohet (shih shembullin 5), pos në rastet kur në botim është shtypur gabim viti. Në këtë rast duhet të gjeni vitin e saktë të botimit dhe ta shënoni në nënfushën c; ndërsa vitin e gabuar e shënoni në nënfushën d (shih shembullin 21) .

Kodi përdoret edhe për vitin e dyshimtë të botimit (shih shembullin 5). Nëse dihet vetëm periudha në të cilën është botuar, por jo viti i saktë, vendoset kodi "f".

eriprodhim i një dokumenti

Njësia që katalogohet është riprodhim, d.m.th.shtypje e veçantë, faksimile ose botim i përsëritur, por jo botim i ri. Nëse riprodhimi është një burim në vazhdim, ose nëse origjinali apo riprodhimi është botuar disa vite rresht, shënohet viti i parë i botimit të riprodhimit dhe origjinalit.

Nënfusha c përmban vitin e botimit të riprodhimit, ndërsa nënfusha d përmban vitin e botimit të origjinalit (shih shembullin 7). Nëse viti i botimit të riprodhimit apo origjinalit nuk dihet saktë, në vend të numrave mund të shënoni "?".

fmonografi me datë botimi të dyshimtë

Në nënfushat c dhe d shënohet periudha e vlerësuar: nënfusha c përmban vitin më të hershëm të mundshëm të botimit, ndërsa nënfusha d vitin më të vonshëm të mundshëm të botimit (shih shembujt 8, 20).

gmonografi, botimi i së cilës vazhdon më shumë se një vit

Monografi në disa vëllime, të cilat janë botuar (ose botohen) për më shumë se një vit.

Nënfusha c përmban vitin e fillimit të botimit, ndërsa nënfusha d vitin e fundit të botimit (shih shembullin 10). Nëse viti i fillimit ose përfundimit është e dyshimtë, në vend të numrave mund të shënoni "?" (shih shembullin 11). Nëse monografia botohet ende dhe është botuar vetëm vëllimi i parë në nënfushën d shënohet "9999" (shih shembullin 9), në të kundërtën viti i botimit të vëllimit të fundit.

hmonografi me vit të botimit dhe vit të së drejtës së autorit

Viti i botimit ndryshon nga viti i së drejtës së autorit që ndodhet në botim, ose viti i botimit nuk dihet.

Nënfusha c përmban vitin e botimit, ndërsa nënfusha d datën e së drejtës së autorit (shih shembullin 12). Nëse dihet vetëm viti i së drejtës së autorit, ai shënohet në nënfushën c dhe jo në c (shih shembullin 13).

imonografi me vit të shpërndarjes/botimit dhe prodhimit

Përdoret për filmin dhe muzikën, kur ekziston hapësira kohe midis prodhimit/regjistrimit të njësisë dhe shpërndarjes së saj.

Nënfusha c përmban vitin e shpërndarjes/botimit, ndërsa nënfusha d vitin e prodhimit/regjistrimit (shih shembullin 14).

jmonografi me datë të saktë të botimit

Kodi përdoret kur në regjistrim duhet të shënohet muaji (sipas mundësisë edhe dita) i botimit

Nënfusha c përmban vitin e botimit, ndërsa nënfusha d datën e saktë në formën MMDD (muaji, dita) (shih shembujt 15, 16).

ldistanca kohore e një koleksioni artificial

Kodi përdoret për regjistrimet e përmbledhura.

Nënfusha c përmban vitin më të vjetër të materialit në koleksionin artificial. Nëse viti më i vjetër nuk dihet saktë, në vend të numrave mund të shënoni "?".

Nënfusha d përmban vitin më të ri të materialit në koleksionin artificial. Nëse njësitë në koleksion janë krijuar në periudhën brenda një viti kalendarik, data shënohet në nënfushën c dhe d. Nëse viti më i ri nuk dihet saktë, në vend të numrave mund të shënoni "?".

Kodet "a", "b" dhe "c" përdoren vetëm në regjistrimet për burimet në vazhdim, kodin "l" për regjistrimet e përmbledhura, ndërsa kodet "d", "e", "f", "g", "h", "i" dhe "j" përdoren në të gjitha regjistrimet e tjera, edhe në regjistrimet për burimet e integruara të përfunduara.

100c Viti i botimit 1

Në këtë nënfushë shënohet viti i botimit – bazuar në përmbajtjen e nënfushës b.

Te burimet në vazhdim viti i botimit 1 është i njëjtë si viti i parë në nënfushën 207a – Viti dhe vëllimi, mirëpo mund të ndryshoj nga viti në nënfushën 210d – Viti i botimit, shpërndarjes etj., shpërndarjes etj.

Në rastet kur botimi i serialit shtrihet në dy vite (p.sh. 1980/81) në nënfushën c shënohet vetëm viti i parë.

100d Viti i botimit 2

Në këtë nënfushë shënohet viti i botimit – bazuar në përmbajtjen e nënfushës b.

100e Kodi për kategorinë e publikut

Kodi përcakton llojin e lexuesve, të cilëve u shërben botimi.

afëmijë në përgjithësi

Kodi përdoret në vend të kodeve "b", "c", "d" ose "e", kur këto kode nuk përdoren apo nuk janë të përshtatshme.

bfëmijë 0-5 vjeç
cfëmijë 5-10 vjeç
dfëmijë 9-14 vjeç
etë rinj mbi 14 vjeç
ktë rritur (joletrar)
mtë rritur (letrar)
unuk dihet
100f Kodi për botimin zyrtar

Kodi tregon nëse bëhet fjalë për botim zyrtar dhe llojin e organit qeveritar, i cili ka nxjerr ose ka financuar botimin. Institucionet akademike nuk konsiderohen organe qeveritare.

afederatë, shtet i pavarur

Shteti i pavarur dhe territori me autonomi të kufizuar, p.sh. me legjislacion të vetin.

bprovincë, republikë, shtet federal

Njësia administrative nën nivelin e federatës ose shtetit, me autonomi të kufizuar dhe legjislacion të vetin, mirëpo pa përgjegjësi për marrëdhëniet me jashtë, p.sh. provincat kanadeze, landet gjermane, shtetet e veçanta të SHBA-së etj.

ckrahinë, qark, dikastere

Njësia administrative në nivelin mesatar, zakonisht pa legjislacion të vetin, p.sh. dikasteret në Francë, kontetë në Mbretërinë e Bashkuar (shih shembullin 1).

dqytet, bashki etj.

Njësia administrative me kompetencat më të vogla, p.sh. qyteti, vendi ose fshati.

eorgan me kompetenca në nivel lokal në më shumë se një zonë

Njësia administrative dhe organet e saj nën nivelin e federatës ose shtetit, që përfshinë disa kompetenca, p.sh një qendër kompjuterike që i përket autoriteteve të disa qyteteve ose autoritetit transportues që është përgjegjëse për disa bashki (komuna).

forganizatë ndërqeveritare

Organizatat ndërkombëtare dhe organet e tyre. Në këtë kategori hyjnë entitetet të cilat mund të bëjnë marrëveshje me shtetet e pavarura p.sh. Fondi Monetar Ndërkombëtar ose Kombet e Bashkuara.

gqeveri në mërgim ose klandestine

Qeveri jozyrtare si p.sh. qeveria e Francës në mërgim në vitet 1941-1944.

hniveli i organit nuk është përcaktuar

Kodi përdoret për botimet zyrtare, mirëpo nuk mund të përcaktohet niveli i institucionit.

ynuk është botim zyrtar
znivel tjetër

Kodi përdoret për botimet zyrtare, mirëpo vetëm në rastet kur asnjëri prej kodeve nga nënfusha "a" deri në "g" nuk i përshtatet llojit të institucionit.

100g Kodi për regjistrimin e modifikuar

Kodi vendoset vetëm nëse vargu i simboleve, i cili është i disponueshëm në sistem, nuk mjafton për të transkriptuar të dhënat nga njësia. Nëse, për shkak të kufizimeve të grupit të simboleve për përpunimin kompjuterik, simbolet e caktuara është dashur të transilterohen ose transkriptohen, regjistrimi është i modifikuar.

Regjistrimi nuk është i modifikuar, nëse faqja e titullit nuk mund të transkriptohet për arsye se përmban simbole ose fotografi, të cilat nuk ndodhen në asnjë varg simbolesh.

0regjistrim i pamodifikuar
1regjistrim i modifikuar
100h Gjuha e katalogimit

Kodi përcaktohet automatikisht dhe tregon gjuhën e përdorur për katalogim (shih shembujt 1, 3). E dhëna është e detyrueshme.

100i Kodi për transliterimin

Kodi tregon llojin e transliterimit të përdorur.

atransliterimi ISO
btransliterime të tjera

Kodi përdoret për transliterimin sipas PPIAK, përfshirë dhe transliterimin për shkrimin cirilik. Kodi përdoret vetëm kur biblioteka i shfaq të gjitha regjistrimet në shkrim latin.

b1transliterimi COBISS për shkrimin cirilik**

Kur programi nuk mundësonte shënimin e të dhënave në shkrim cirilik, kodi përdorej në regjistrimet e krijuara dhe të ruajtura në shkrim latin, e njëkohësisht të përgatitura për t'u shfaqur në shkrim cirilik.

b2transliterimi COBISS për të gjitha shkrimet**

Kodi paraqitet në regjistrimet e vjetra të bibliotekave, të cilat shfaqin regjistrimet në shkrim cirilik, cirilik i vjetër dhe shkrim grek.

cdisa transliterime
ynuk është përdorur tabelë transliterimi
100l Shkrimi i titullit të saktë

Kodi tregon shkrimin e titullit të saktë. Ky i referohet shkrimit të njësisë dhe jo vargut të simboleve në regjistrim.

balatin
cacirilik - i papërcaktuar
cbcirilik – serb*
cccirilik – maqedon*
dajaponez - i papërcaktuar
dbjaponez - kanji
dcjaponez - kana
eakinez
faarab
gagrek
hahebre
iathai
jadevanagari
kakorean
latamil
occirilik – i vjetër*
zzshkrime të tjera

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

210dBOTIMI, SHPËRNDARJA ETJ., Viti i botimit, shpërndarjes etj.
Viti i botimit shënohet edhe në nënfushën 210d.

SHEMBUJ

Shembujt 1 dhe 3 janë shembuj për fushën 100. Shembujt e tjerë ilustrojnë përdorimin e simboleve të ndryshme për vitin e botimit.

  1. 100⊔⊔ba c1959 d9999 em fc heng lba
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1959 dhe vazhdon të botohet. U dedikohet lexuesve të rritur. Botimi është raport vjetor i botuar nga Hampshire County Council. Regjistrimi është i pamodifikuar, gjuha e katalogimit është anglishtja, ndërsa titulli është në shkrim latin.)
  2. 100⊔⊔ba c192? d9999
    (Seriali ka filluar të botohet midis viteve 1922 e 1925 dhe vazhdon të botohet.)
  3. 100⊔⊔bb c1810 d1860 hfre lba
    (Seriali është botuar nga viti 1810 deri në vitin 1860. Regjistrimi nuk është i modifikuar, gjuha e katalogimit është frëngjishtja dhe titulli është në shkrim latin.)
  4. 100⊔⊔bc c1980 d????
    (eriali ka filluar të botohet në vitin 1980, mirëpo nuk dihet nëse botimi i tij vazhdon apo është ndërprerë.)
  5. 100⊔⊔bd c1750
    (Njësia është botuar ose ndoshta është botuar në vitin 1750. Viti në nënfushën 210d mund të shënohet në mënyra të ndryshme: 1750 për vitin, i cili ndodhet në botim brenda burimit të të dhënave për përshkrimin bibliografik, [1750] për vitin, i cili ndodhet në botim por jo në burimin e të dhënave për përshkrimin bibliografik ose për vitin e gjetur, [1750?] për vitin e dyshimtë të botimit)
  6. 100⊔⊔bd c1972
    (Monografia është botuar në tre vëllime në vitin 1972.)
  7. 100⊔⊔be c1968 d1952
    (Dokument i botuar në vitin 1952, i rishtypur në vitin 1968.)
  8. 100⊔⊔bf c1962 d1966
    (Monografia nuk ka datë botimi, por nga përmbajtja e saj kuptohet se nuk është botuar para vitit 1962. Është siguruar në vitin 1966. Supozohet që është botuar ndërmjet viteve 1962 dhe 1966.)
  9. 100⊔⊔bg c1983 d9999
    (Monografia është botuar në 5 vëllime. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1983, ndërsa të tjerët janë botuar më vonë. Regjistrimi nuk është i përfunduar, sepse mungojnë të dhënat për vëllimet e tjera.)
  10. 100⊔⊔bg c1975 d1976
    (Monografia është botuar në tre vëllime nga viti 1975 deri në vitin 1976.)
  11. 100⊔⊔bg c1962 d196?
    (Monografia ka filluar të botohet në vitin 1962. Nuk dihet data e saktë e botimit të vëllimit të fundit, por mendohet të jetë viti 1968 ose 1969.)
  12. 100⊔⊔bh c1985 d1983
    (Dokumenti është botuar në vitin 1985, viti i së drejtës së autorit është 1983.)
  13. 100⊔⊔bh c1972
    (Dihet vetëm viti i së drejtës së autorit.)
  14. 100⊔⊔bi c1950 d1943
    (Filmi është prodhuar në vitin 1943, por ka filluar të shfaqet vetëm në vitin 1950.)
  15. 100⊔⊔bj c1985 d0412
    (Raport teknik i botuar më 12 Prill 1985.)
  16. 100⊔⊔bj c1985 d11??
    (Raport i botuar në nëntor të vitit 1985. Dita e botimit është e panjohur ose është e parëndësishme.)
  17. * COBISS.net

    100⊔⊔ba c1904 d9999
    2001⊔aPolitika
    (Serial i botuar për herë të parë në vitin 1904 dhe vazhdon të botohet.)
  18. *

    100⊔⊔bb c1950 d1952
    2001⊔aLjudska tehnika
    (Serial i botuar midis viteve 1950 dhe 1952.)
  19. *

    100⊔⊔bc c1990 d????
    2001⊔aEuromaske
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1990. Nuk dihet nëse akoma vazhdon të botohet.)
  20. *

    100⊔⊔bf c1890 d1900
    2000⊔aEarly Australian voyages fby John Pinkerton
    (Monografia është botuar midis viteve 1890 dhe 1900. Viti i saktë i botimit nuk dihet.)
  21. *

    100⊔⊔bd c1991 d1919
    (Në botim është shtypur viti i gabuar. Vepra është botuar në vitin 1991, ndërsa në botim është shtypur viti 1919.)