COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2014

207 Burimet në vazhdim – numërtimi

Fusha përmban numërtimin dhe/ose datat e numrit të parë dhe të fundit të serialit ose iteracionin e parë dhe/ose të fundit të burimit në vazhdim. Kjo fushë përputhet me zonën e numërtimit të ISBD(CR)-së.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
207Burimet në vazhdim – numërtiminr
aViti dhe vëllimir

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Struktura e të dhënave
0Të strukturuara
1Të pastrukturuara

Përmes treguesve bëhet e ditur nëse të dhënat e shënuara janë në formën e strukturuar apo jo.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

207a Viti dhe vëllimi

Numërtimi (viti, numri i vëllimit) dhe/ose datat (viti, muaji, dita). Nënfusha përsëritet kur fillon një numërtim i ri (shih shembujt 4, 11).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Datat në këtë fushë nuk duhet patjetër të jenë të njëjta me vitin e botimit në regjistrim. Viti i botimit të vëllimit të parë në fushën 207 duhet të jetë i njëjtë me vitin në nënfushën 100c – Viti i botimit 1, mirëpo mund të ndryshoj nga viti në nënfushën 210d – Viti i botimit, shpërndarjes etj.. Shembuj të tillë janë kalendarët (shih shembullin 12), të cilët botohen në vitin aktual për vitin tjetër në vazhdim (shih edhe shembujt dhe shpjegimet te nënfushat 100c dhe 210d).

Te burimet në vazhdim që nuk botohen më, viti i fundit i botimit në fushën 207 duhet të përputhet me vitin në nënfushën 100d – Viti i botimit 2 (shih shembujt 9, 13).

Renditjen dhe strukturën e të dhënave e përcakton ISBD(CR).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

100cdTË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR PËRPUNIMIN, Viti i botimit 1, Viti i botimit 2
Në nënfushat 100c dhe 100d shënohet viti i botimit në përputhje me kodin në nënfushën 100b (shih shembujt 7, 9, 12, 13, 14).
210BOTIMI, SHPËRNDARJA ETJ.
Në nënfushën 210d shënohet viti i botimit në formën e përcaktuar, pavarësisht se a përputhet me datën në fushën 207 (shih shembujt 7, 9, 12, 13, 14).
225SERIA
Nëse njësia i takon serisë dhe është e numërtuar (p.sh. vëll. 7 i një serie monografike), numri rendor shënohet në kuadër të serisë në fushën 225.

SHEMBUJ

  1. 207⊔0aVol. 1, no. 1 (Jan. 1940)-
    (Serial që vazhdon të botohet. Numri i parë i vitit të parë është botuar në janar të vitit 1940.)
  2. 207⊔0aVol. 1, no. 1 (1 Apr. 1946)-vol. 26, no. 195 (10 Oct. 1972) = no. 1-no. 6943
    (Gazeta është botuar nga 1 prill 1946 deri më 10 tetor 1972. Secili vit ka pasur numërtimin e tij, në të njëjtën kohë vëllimet kanë pasur numërtim shtesë të pandërprerë nga 1 deri 6943.)
  3. 207⊔0aApr. 1978-July 1983
    (Seriali është botuar një herë në muaj nga prilli i vitit 1978 deri në korrik të vitit 1983 dhe nuk ka pasur numërtim.)
  4. 207⊔0aVol. 1, pt. 1 (June 1845)-vol. 72, pt. 12 (Dec. 1916) an.s. vol. 1, no. 1 (Jan. 1917)-
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1845, ndërsa në vitin 1917 ka ndryshuar format dhe ka filluar me numërtim të ri. Çdo numërtim i ri në vazhdim shënohet në nënfushën a.)
  5. 207⊔0a1951/1-
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1951 me numërtimin nga 1951/1 e në vazhdim. Kur numri është pjesë e një përcaktimi kohor, fillimisht shënohet viti dhe pastaj numri.)
  6. 207⊔1aBegan in 1963
    (Nëse të dhënat nuk janë marrë nga njësia, ato në fushën 207 vendosen në formë të pastrukturuar. Vlera e treguesit duhet të jetë "1".)
  7. * COBISS.net

    100⊔⊔ba c1951 d9999
    207⊔0aViti 1 (1951)-
    210⊔⊔d1951-
    (Seriali vazhdon të botohet. Del një herë në vit dhe ka të numërtuara vetëm vitet. Viti i parë ka dalë më 1951. Të dhënat janë në formë të strukturuar, për këtë arsye vlera e treguesit është "0".)
  8. * COBISS.net

    207⊔0aNr. 1 (shtator 1999)-
    (Seriali vazhdon të botohet. Ka të numërtuara vetëm numrat.)
  9. * COBISS.net

    100⊔⊔bb c1994 d1996
    207⊔0aViti 1, nr. 1 (1994/1995)-viti 2, nr. 26/27 (1995/1996)
    210⊔⊔d1994-1996
    (Seriali ka ndaluar së botuari. Siç shihet nga fusha 207 secili vit është botuar brenda dy viteve kalendarike. Në fushat 100 dhe 210 shënohet viti i botimit të numrit të parë dhe të fundit.)
  10. * COBISS.net

    207⊔0aViti 9, nr. 12 (maj 2003)-
    (Seriali është vazhdim i në seriali tjetër, mirëpo ka ruajtur numërtimin e serialit të mëparshme.)
  11. * COBISS.net

    207⊔0aViti 1, nr. 1 (14 nëntor 1992)-viti 6, nr. 36 (7 shkurt 1997) an.r., viti 1, nr. 1 (16 shkurt 1997)-viti 1, nr. 4 (9 mars 1997)
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1992, në vitin 1997 e ka ndryshuar periodicitetin e botimit dhe ka filluar me numërtim të ri (n.r.). Çdo numërtim i ri shënohet në një nënfushë të re a.)
  12. * COBISS.net

    100⊔⊔ba c1992 d9999
    207⊔0a1992-
    210⊔⊔d1991-
    (Kalendari është botuar në vitin 1991, ndërsa përmbajtja ka të bëj me vitin 1992. Viti në nënfushën 100c dhe në fushën 207 kanë të bëjnë me periudhën kohore që e mbulon përmbajtja e kalendarit, ndërsa viti në nënfushën 210d me vitin e botimit.)
  13. * COBISS.net

    100⊔⊔bb c1994 d1994
    207⊔0aViti 1, nr. 1 (1994)
    210⊔⊔d1994
    (Në vitin 1994 është botuar vetëm një numër i serialit.)
  14. * COBISS.net

    100⊔⊔bc c1976 d????
    207⊔0aViti 1, nr. 1 (1976)-
    210⊔⊔d1976-
    (Seriali ka filluar të botohet në vitin 1976. Nuk dihet nëse vazhdon të botohet apo jo.)