COMARC/B | nëntor | 2021 |
Fusha përmban titullin e serisë, informacionin tjetër për titullin, të dhënat për përgjegjësinë që lidhen me titullin dhe të dhënat e mësipërme në gjuhë të tjera. Fushë përputhet me zonën e serisë në ISBD.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Forma e titullit | |
0 | Ndryshe nga forma e njësuar | |
1 | Forma e njësuar nuk ekziston | |
2 | E njëjtë me formën e njësuar | |
2 | Nuk është i përcaktuar |
Treguesi përcakton nëse titulli i serisë në fushën 225 është i njëjtë me formën e njësuar të titullit të serisë. Format e njësuara të titujve për serinë në sistemin COBISS ende nuk janë të përcaktuara, për këtë arsye vlera e treguesit duhet të jetë gjithmonë "1" (shih shembujt 6–15).
Titulli i serisë në një gjuhë dhe/ose shkrim tjetër, që është titulli i serisë në nënfushën a (shih shembullin 14). Përsëritet për çdo titull paralel (shih shembullin 2).
Nëntitulli, përkatësisht informacioni tjetër për titullin e serisë në nënfushën a ose d (shih shembujt 3, 6) ose titulli i nënserisë në nënfushën i. Përsëritet për çdo informacion tjetër për titullin dhe për informacionin tjetër paralel për titullin (shih shembullin 7).
Përgjegjësia që lidhet me titullin e serisë në nënfushën a ose d (shih shembujt 4, 11) ose në numrin apo titullin e nënserisë në nënfushën h përkatësisht i. Përsëritet për përgjegjësitë shtesë dhe paralele.
Numri i nënserisë së vendosur në nënfushën a (shih shembujt 9, 13). Përsëritet për nënndarjet e tjera dhe për numrat paralel të nënserisë (shih shembullin 2).
Titulli i nënserisë së vendosur në nënfushën a (shih shembujt 9, 10, 13). Përsëritet për nënndarjet e tjera dhe për titujt paralel të nënserisë (shih shembujt 2, 5).
Numërtimi i njësisë në kuadër të serisë ose nënserisë së bashku me simbolin e numërtimit në formën e shkurtuar (shih shembujt).
ISSN e serisë ose nënserisë. Shkurtesa ISSN nuk shënohet sepse ajo vendoset në mënyrë automatike në paraqitje (shih shembujt 8, 9, 10, 12, 15).
Të dhënat në fushë vendosen në formën dhe renditjen e përcaktuar nga ISBD-ja. Nënfusha z nuk është element i ISBD-së. Në paraqitje shenjat e pikësimit vendosen në mënyrë automatike, përveç atyre te të dhënat paralele te nënfushat 225e, f, h dhe i. Seria shfaqet në kllapa të rrumbullakëta. Lidhja midis nënfushave dhe elementeve të ISBD-së ilustrohet në tabelën poshtë.
NËNFUSHA | EMRI I ELEMENTIT | PIKA ISBD(G) | SHENJA E PIKËSIMIT |
a | Titulli i serisë | 6.1 | zonë e re |
d | Titulli paralel i serisë | 6.2 | = |
e | Informacioni tjetër për titullin | 6.3 | : |
f | Përgjegjësia | 6.4 | / |
h | Numri i nënserisë | 6.1 | . |
i | Titulli i nënserisë | 6.1 | , (nëse është pas 225h, përndryshe është .) |
v | Numërtimi në seri | 6.6 | ; |
x | ISSN e serisë | 6.5 | , |
Të dhënat paralele (të dhënat e përsëritura në një gjuhë dhe/ose shkrim tjetër) që paraqiten në njësi, sipas ISBD-së paraprihen me shenjën e barazimit. Te nënfusha 225d shenja e barazimit vendoset në mënyrë automatike (shih shembujt 2, 14), ndërsa te nënfushat e tjera me të dhëna paralele duhet ta vendos kataloguesi (shih shembujt 5, 7).
Në fushën 225 shënohen të dhënat për serinë dhe nënserinë që i takon njësia e përshkruar. Në regjistrimin për serialin fusha 225 plotësohet vetëm nëse ky serial i takon ndonjë serie (shih shembullin 12).
Kur titulli ose numërtimi në seri fillon me termin që nuk respektohet te klasifikimi, termi vendoset midis dy shenjave NSB/NSE "ǂ". Në këtë mënyrë (p.sh. "seria", "vëll.", "nr." etj.) termi nuk do të respektohet gjatë klasifikimit dhe kërkimit (shih shembujt 6, 7, 8, 13, 14, 15).
Fusha 225 përsëritet nëse njësia i takon më shumë se një serie (shih shembujt 1, 11).
011 | ISSN |
Në regjistrimin për serinë (titulli i serisë është në fushën 200) ISSN e serisë shënohet në fushën 011. Në nënfushën 225x shënohet vetëm ISSN e serisë titulli i së cilës ndodhet në nënfushën 225a ose i (shih shembujt 8, 9, 10, 12). | |
7XX | BLLOKU I TË DHËNAVE PËR PËRGJEGJËSINË |
Emrat e lidhur me serinë shënohet në bllokun 7XX. |
225 2⊔ aInternational series in the science of the solide state vvol. 10 225 1⊔ aPergamon international library (Njësia i takon dy serive në të njëjtën kohë. Titulli i serisë së parë është i njëjtë me formën e njësuar, ndërsa titulli i serisë tjetër nuk ka formë të njësuar.) 225 2⊔ aEuropäische Hochschulschriften hReihe I iDeutsche Literatur und Germanistik vBd. 298 dPublications universitaires européennes hSérie I iLangue et littérature allemandes vvol. 298 dEuropean university papers hSeries I iGerman language and literature vvol. 298 zfre zeng (Njësia është botuar si vëllimi i 298-të i nënserisë. Titulli i serisë, numri dhe titulli i nënserisë janë në tri gjuhë të ndryshme. Kodet e gjuhëve në nënfushat z duhet të vendosen në të njëjtën renditje siç janë titujt paralel.) Shfaqja në formatin ISBD: (Europäische Hochschulschriften. Reihe I, Deutsche Literatur und Germanistik ; Bd. 298 = Publications universitaires européennes. Série I, Langue et littérature allemandes ; vol. 298 = European university papers. Series I, German language and literature ; vol. 298)
225 2⊔ aExperimental biology and medicine emonographs on interdisciplinary topics vvol. 6 (Njësia është botuar si vëllimi i 6-të i serisë me informacion tjetër për titullin.) 225 2⊔ aAbhandlungen der Mathematisch-Naturwissenschaftliche Klasse fAkademie der Wissenschaften und der Literatur vJahrg. 1976, Nr. 3 (Njësia i takon një serie të numërtuar. Është shënuar edhe përgjegjësia për serinë.) 225 0⊔ aWorld films iFrance today i= La France aujourd'hui (Njësia i takon nënserisë me titull paralel.) * COBISS.net
225 1⊔ aǂBiblioteka ǂBuzuku evepra të përzgjedhura nga letërsia kombëtare dhe ndërkombëtare vǂvëll. ǂ306 (Njësia është botuar si vëllimi i 306-të në serinë me informacion tjetër për titullin. Termi "biblioteka" dhe "vëll." nuk respektohen gjatë klasifikimit. Vlera e treguesit është "1".) *
225 1⊔ aSLOBOX eslovenščina v paketu e= ǂdas ǂSlowenisch-Lern-Paket e= ǂlo ǂsloveno in cofanetto e= ǂthe ǂSlovene learning parcel v2.1.1 (Njësia është botuar në serinë me informacione të tjera paralele për titullin. Para të dhënave paralele në nënfushat e përsëritura vendoset shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".) * COBISS.net
225 1⊔ aǂSeria ǂLexuesit e vegjël x0000-0000 vǂvëll. ǂ1 (Njësia i takon serisë së numërtuar me ISSN. Shkurtesa ISSN vendoset në mënyrë automatike gjatë shfaqejs. Termi "seria" dhe "vëll." nuk respektohen gjatë klasifikimit.) * COBISS.net
225 1⊔ aRezultatet e kërkimeve fAgjencia e Statistikave të Kosovës x0000-0000 vǂnr. ǂ667 h1 iStatistikat kombëtare (Njësia është botuar në serinë me ISSN dhe nënserinë pa ISSN.) Shfaqja në formatin ISBD: (Rezultatet e kërkimeve / Agjencia e Statistikave të Kosovës, ISSN 0000-0000 ; nr. 667. 1, Statistika kombëtare)
*
225 1⊔ aMedicinski razgledi iSupplement x0353-3484 vǂletn. ǂ40, 3 (Kur njësia i takon serisë me titull të përbashkët dhe titull të pjesës, ISSN e titullit të përbashkët nuk shënohet në fushën 225, por mund të vendoset te zona e shënimeve.) * COBISS.net
225 1⊔ aPoezi fAzem Shkreli v3 225 1⊔ aǂSeria ǂAzem Shkreli në librat me zë (Kur njësia në të njëjtën kohë i takon dy serive, fillimisht shënohet seria e numërtuar e më pas ajo w panumërtuar. Termi "seria" nuk respektohet gjatë klasifikimit.) *
001 ⊔⊔ ac ba cs 011 ⊔⊔ e1580-0040 200 1⊔ aSpecialne knjižnice 225 1⊔ aSlovenske knjižnice v številkah x1580-0032 (Seriali i takon serisë me ISSN.) *
225 1⊔ aǂKnjižnica ǂCerkvenega glasbenika hǂZbirka ǂ3 iCerkvena zborovska pesmarica vǂzv. ǂ2 (Njësia i takon nënserisë së numërtuar. Termi "knjižnica" ("biblioteka"), "zbirka" ("seria") dhe "zv." ("vëll") nuk respektohen gjatë klasifikimit.) * COBISS.net
001 ⊔⊔ 7cb 225 1⊔ aǂБиблиотека ǂВуковник dVukovnik library (Njësia i takon serisë me titull paralel. Titulli i serisë është në shkrim cirilik, ndërsa titulli paralel në shkrim latin. Shkrimi i katalogimit është cirilik. Termi "biblioteka" nuk respektohet gjatë klasifikimit.) * COBISS.net
225 1⊔ aǂEko-biblioteka ǂBiznis i okolina x1512-729X vǂbr. ǂ4 (Njësia i takon serisë së numërtuar me ISSN. Termat "Eko-biblioteka" dhe "br." Nuk respektohen gjatë klasifikimit.)