COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Btetor2020

230 Burimet elektronike - karakteristikat

Fusha përmban të dhëna që kanë të bëjnë me llojin dhe përmasat e burimit elektronik. Korrespondon me zonën e llojit dhe përmasave të burimit në ISBD(ER). Fusha është e detyrueshme për burimet elektronike me qasje nga largësia.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
230Burimet elektronike - karakteristikatr
aPërcaktimi dhe madhësia e skedaritnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

230a Përcaktimi dhe madhësia e skedarit

Skedari përcaktohet përmes llojit të burimit elektronik. E dhëna është e detyrueshme.

Madhësia paraqitet me numrin e skedarëve që ndërtojnë përmbajtjen e burimit elektronik. Sipas nevojës mund të shënohen edhe të dhëna të tjera për madhësinë (shih shembujt 1, 3, 4, 5, 6). E dhëna për madhësinë nuk është e detyrueshme.

Përcaktimi dhe madhësia e skedarit shënohen në gjuhën e institucionit bibliografik. Termat e rekomanduar ndodhen në ISBD(ER).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Të dhënat për madhësinë e skedarit vendosen brenda kllapave të rrumbullakëta pas përcaktimit të skedarit (shih shembujt 1, 2, 3, 4, 5, 6). Numri i skedarëve që ndërtojnë përmbajtjen e burimit elektronik shënohet me numra arabë. Te të dhënat për skedarët mund të shtohet edhe numri i regjistrimeve dhe/ose bajteve (shih shembujt 3, 5, 6), ndërsa te skedarët e programeve numri i komandave dhe/ose bajteve (shih shembujt 1, 4, 5, 6). Nëse burimi elektronik përbëhet nga disa skedarë, mund të shënohet madhësia e secilit skedar veç e veç (shih shembujt 5, 6). Mund të shënohet madhësia e përafërt (shih shembullin 4). Fusha përsëritet kur në një regjistrim përshkruhen disa burime elektronike.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

135BURIMET ELEKTRONIKE
Fusha përmban të dhëna të koduara për burimet elektronike (shih shembujt 7, 8, 9, 10).

SHEMBUJ

  1. 230⊔⊔aComputer program (1 file : 1985 statements)
    (Skedar programi me 1985 komanda.)
  2. 230⊔⊔aComputer data (5 files) and programs (15 files)
    (Pesë baza të dhënash dhe pesëmbëdhjetë skedarë programi.)
  3. 230⊔⊔aComputer data (3 files : 800 records, 3150 bytes) and computer data (7 files)
    (Tri baza të dhënash me 800 regjistrime dhe shtatë baza të dhënash pa të dhëna të hollësishme.)
  4. 230⊔⊔aComputer program (2 files : ca. 650 statements each)
    (Secili skedar përmban përafërsisht 650 komanda.)
  5. 230⊔⊔aComputer data (2 files : 729 records each) and programs (3 files : 7260, 3450, 2518 bytes)
    (Dy baza të dhënash dhe tre skedarë programi. Është shënuar edhe madhësia e skedarëve të veçantë.)
  6. * COBISS.net

    230⊔⊔aTë dhëna tekst (1 skedar : 382 KB) dhe program për hulumtim (2 skedarë : 182, 99 KB)
    (Burim elektronik me qasje nga largësia. Përmban të dhëna dhe program; midis dy përcaktimeve të burimit është shënuar lidhësja "dhe".)
  7. * COBISS.net

    135⊔⊔av bi
    230⊔⊔aMultimedia ndërvepruese
    (Regjistrim për faqen elektronike interaktive me kombinim të disa mjediseve. Të dhënat në fushën 230 duhet të pëputhen me të dhënat e koduara në fushën 135.)
  8. * COBISS.net

    135⊔⊔av bh
    215⊔⊔a1 disk oprik (CD-ROM) d12 cm
    230⊔⊔aTë dhëna tekst dhe programe
    (Fusha 230 mund të plotësohet edhe te burimet elektronike me qasje lokale. Të dhënat në fushat 215 dhe 230 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 135.)
  9. * COBISS.net

    135⊔⊔ad bi
    230⊔⊔aRevistë elektronike
    (Regjistrim për një revistë elektronike.)
  10. * COBISS.net

    135⊔⊔ad bi
    230⊔⊔aLibër elektronik