COMARC/B | dhjetor | 2019 |
Fusha përmban të dhënat e koduara për burimet elektronike.
Kodi tregon llojin e burimit elektronik.
a | numerik Skedari përmban kryesisht numra ose përfaqësohet me numra, siç janë regjistrimet që përmbajnë të dhëna për notat e studentëve, të dhëna statistikore etj. Të dhënat mund të jenë në formën origjinale ose të mbledhura apo të përpunuara në mënyrë statistikore. |
b | program kompjuteri Skedari përmban një grup të caktuar komandash për ekzekutimin e operacioneve bazë si dhe për identifikimin e të dhënave të nevojshme dhe procedurave. Në këtë kategori përfshihen edhe programet për videolojëra si dhe modelet kompjuterike. |
c | grafikë Skedari përmban të dhëna grafike dhe të pikturuara, të cilat mund të përpunohen së bashku me skedarët e llojit tjetër, duke përpunuar shfaqjet grafike për prezantimin e të dhënave. |
d | tekst Skedari përmban të dhëna kryesisht alfabetike (fjalë ose fjali) të konvertuara në formën e lexueshme nga makina (kompjuteri) për përpunim të mëtutjeshëm kompjuterik, klasifikim, redaktim dhe kërkim në forma të ndryshme. Këtu hyjnë skedarët që përmbajnë tekste letrare. Në regjistrimet e krijuara para përdorimit të kodit "e", kodi "d" është përdorur edhe për skedarët bibliografik. |
e | të dhëna bibliografike Burimin e ndërtojnë të dhënat me referenca bibliografike. Këtu bëjnë pjesë të dhënat nga katalogët e bibliotekave ose bazat e të dhënave me citate. Të dhënat mund të jenë në formë të strukturuar ose të pastrukturuar. |
f | fonti/shkrimi Burimi përmban të dhëna, me ndihmën e të cilave (nga të cilat) kompjuteri mund të prodhoj lloje të ndryshme shkrimesh. |
g | lojë Burimi është lojë e krijuar për argëtim ose edukim. Zakonisht përbëhet nga teksti dhe programi. Në këtë kategori hynë videolojërat. |
h | tingull Burimi përmban të dhëna të koduara që ndihmojnë kompjuterin për të prodhuar tingull. |
i | multimedia ndërvepruese Burimi i përshkruar mundëson lundrimin në lloje të ndryshme të regjistrimeve dhe i vendos ato në një shfaqje (p.sh. zë, fotografi etj.). |
j | sistem ose shërbim online Burimi i përshkruar është sistem ose shërbim online dhe mund të përmbajë të dhëna që nuk janë bibliografike. Sistemi ose shërbimi online mundëson bashkëveprimin midis përdoruesit dhe sistemit. P.sh.: sisteme bibliotekare online, shërbime FTP, sisteme komunikimi të drejtpërdrejta përmes kompjuterit, grupe diskutimesh, faqe interneti, qendra informacioni në rrjet. |
u | nuk dihet Lloji i skedarit nuk dihet. |
v | kombinim Skedar me lloje të ndryshme të të dhënave. |
z | tjetër Lloji i skedarit për të cilin nuk ekziston kodi përkatës. |
Kodi tregon llojin e bartësit të të dhënave.
a | shirit (1600 bpi) |
b | shirit (6250 bpi) |
c | QIC2 (kasetë për PC) |
d | kasetë DAT |
e | kasetë audio e zakonshme Formate të ndryshme të regjistrimit për kompjutera të ndryshëm. |
f | disketë (3.5 in.) |
g | disketë (5.25 in.) |
h | CD-ROM |
i | online |
j | DVD |
k | USB |
z | tjetër |
135 ⊔⊔ ad bi (Skedar online me tekst.) 135 ⊔⊔ ac bi (Institucioni merret me skanimin e fotografive të zogjëve. Fotografitë janë të disponueshëm online.) 135 ⊔⊔ ad (Libra të digjitalizuara që përmbajnë vetëm tekst.) 135 ⊔⊔ ah bi (Skedar online në formatin MPEG3 që ka vetëm tingull.) *
135 ⊔⊔ av bh (CD-ROM, në të cilin janë ruajtur lloje të ndryshme të skedarëve.)