COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bprill2020

071 Numri i botuesit

Fusha përmban numrin e botuesit, të cilin nuk e përcakton asnjë standard ndërkombëtar dhe zakonisht përdoret për regjistrimet zanore, materialet muzikore të shtypura, videoregjistrimet dhe burimet elektronike. Fusha i përshtatet zonës së numrit standard (ose tjetër) dhe kushteve të disponueshmërisë në ISBD. Fusha mund të përmbaj kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimin, edhe nëse nuk përmban numrin e botuesit.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
071Numri i botuesitr
aNumrinr
bBuriminr
cShpjegiminr
dKushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmiminr
zNumri i gabuar i botuesitnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i numrit të botuesit
0Numri i botimit (regjistrim zanor)
1Numri i modelit (regjistrim zanor)
2Numri i pllakës (materiale muzikore të shtypura)
3Numër tjetër (materiale muzikore të shtypura)
4Numri i videoregjistrimit
5Lloji tjetër i numrit të botuesit
6Numri i burimit elektronik (p.sh. CD-ROM)
2Tregues i shënimit
0Shënimi nuk shfaqet
1Shënimi shfaqet

Treguesi i parë tregon llojin e numrit të botuesit në fushë.

Treguesi i dytë tregon nëse nga fusha shfaqet shënimi apo jo. Nëse shfaqja e shënimit nuk është e nevojshme (p.sh. sepse të dhënat janë shënuar edhe në fushën 300 ose 301, vlera e treguesit duhet të jetë "0" (shih shembullin 3) .

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

071a Numri

Numri, të cilin e ka ndarë botuesi.

071b Burimi

Botuesi, i cili ka ndarë numrin.

071c Shpjegimi

Përdoret për dallimin e numrave të botuesve, nëse regjistrimi përmban disa numra.

071d Kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimi

Çmimi i njësisë dhe cilido shënim për disponueshmërinë e saj.

071z Numri i gabuar i botuesit

Numri i botuesit, i cili në njësinë e caktuar të materialit është përdorur gabim ose në një mënyrë tjetër është i pavlefshëm. Mund të jetë gjithashtu numri, i cili i është ndarë dy botimeve të ndryshme dhe më pas është anuluar, ose ka qenë i shtypur gabimisht.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Numrin e botimit (shih shembujt 1, 7) botuesi e ndan për regjistrimin zanor, ekzekutimin e veçantë muzikor në një regjistrim zanor ose në një grup regjistrimesh zanore të botuara si komplet. Numri i botimit zakonisht është i shtypur në tiketë dhe shpesh në paketim. Te kompletet numrat e botimit mund të jenë në çdo kopje, ndërsa numri shtesë për kompletin në paketimin e përbashkët.

Numri i modelit përdoret për identifikimin e modelit, nga i cili është prodhuar regjistrimi i veçantë dhe zakonisht shtypet në pllakën e diskut. Ky numër mund të përdoret për identifikimin e regjistrimit zanor kur mungon numri i botimit.

Numri i pllakës (shih shembujt 2, 3) është një numër serie i përcaktuar nga botuesi për një material muzikor të shtypur. Zakonisht është i shtypur në fund të çdo faqeje të botimit dhe ndonjëherë edhe në faqen e titullit.

Numra të tjerë të botuesit (shih shembullin 4) janë numra të ngjashëm me numrat e pllakave, por nuk shfaqen në çdo faqe të botimit. Ata mund të jenë në faqen e titullit, në kapak, dhe/ose në faqen e parë të materialit muzikor të shtypur.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

010NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I LIBRIT (ISBN)
011ISSN
013NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I BOTIMEVE MUZIKORE (ISMN)
016KODI STANDARD NDËRKOMBËTAR I REGJISTRIMIT (ISRC)
017IDENTIFIKUES TË TJERË
301SHËNIMI PËR NUMRIN E IDENTIFIKIMIT
Në fushën 301 shënohen numrat e pastrukturuar të botuesit. Nëse forma e numrit në fushën 071 është e pështatshme për shfaqjen e shënimit, vlera e treguesi të dytë është "1" dhe shënimi do të shfaqet. Në të kundërtën vlera e treguesit është "0" dhe shënimi bëhet në fushën 301.

SHEMBUJ

  1. 07101aSTMA 8007 bTamla Motown
    (Numër botimi për regjistrimin zanor të botuesit Tamla Motown. Si shënim shfaqet përmbajtja e të dyja nënfushave.)
  2. 07121aA 880 V bArs Viva Verlag
    (Numri i pllakës për materialin muzikor.)
  3. 07120aB. & H. 8797 bBreitkopf & Härtel
    07120aB. & H. 8798 bBreitkopf & Härtel
    07120aB. & H. 8799 bBreitkopf & Härtel
    07120aB. & H. 8800 bBreitkopf & Härtel
    07120aB. & H. 8801 bBreitkopf & Härtel
    301⊔⊔aPlate no.: B. & H. 8797-8801
    (Disa numra të pllakave për materialet muzikore të shtypura. Fushat 071 nuk shfaqen (vlera e treguesit 2 është "0") dhe në vend të kësaj në fushën 301 bëhet shënimi i përbashkët.)
  4. 07131aN.M. 170 bNova Music
    (Numri i botuesit për materialet muzikore të shtypura.)
  5. 07141a990103bTAG films production cboîte
    2001⊔aSculptez vos cuisses et vos fessiers bImages animées fCatherine Jeannin, Alain Derenne, réal. gNancy Marmorat, concept., présent. gSandra Macedo, voix
    (Numri i botuesit për videoregjistrimin.)
  6. 07161aSLES 51203 bPlayStation 2
    2001⊔aEnter the Matrix bRessource électronique fwritten and directed by the Wachowski brothers gdeveloped by Shiny entertainment
    (Numri i botuesit për botimin elektronik.)
  7. *

    07101a104527 bZKP RTS
    2000⊔aKlavirske skladbe bZvočni posnetek
    (Numri i botuesit për regjistrimin zanor botuar nga Založbe kaset in plošč RTV Slovenija)
  8. *

    07141a901126bRTV Slovenija
    2001⊔aSlavnostni koncert ob petinsedemdesetletnici Slovenske akademije znanosti in umetnostibVideoposnetek dGala concert on the occasion of the seventy-fifth anniversary of the Slovenian Academy of Sciences and Arts frežiserka Urška Žnidaršič gglavni kamerman Rok Škodlargkamermani Mirko Čavničar ... [et al.]
    (Numri i botuesit për videoregjistrimin.)