COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

539 Titulli i saktë me komandat LaTeX*

Fusha përmban titullin e shënuar me simbole matematikore dhe simbole të tjera të veçanta në përputhje me rregullat LaTeX[6].

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
539Titulli i saktë me komandat LaTeX*nr
aTitulli i saktër
bPërcaktimi i përgjithshëm i materialitr
cTitulli i saktë i veprës së autorit tjetërr
dTitulli i saktë paralelr
eInformacioni tjetër për titullinr
fPërgjegjësia parësorer
gPersona të tjerë përgjegjësr
hNumri i pjesësr
iTitulli i pjesësr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit të parë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën 1 bëhet përshkrimi shtesë për titullin e saktë me komandat LaTeX.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfushat nga a deri i janë të përshkruara te fusha 200.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Kur në titullin e saktë (fusha 200) ndodhen edhe simbolet matematikore ose simbolet e tjera, komplet përmbajtja e fushës 200 shënohet edhe në fushën 539. Simbolet matematikore dhe simbolet e tjera të veçanta shënohen në përputhje me rregullat LaTeX. Gjatë plotësimit të nënfushave të veçanta në fushën 539 duhet të respektohen të gjitha rregullat, të cilat janë të vlefshme te plotësimi i nënfushave në fushën 200. Në fushën 539 duhet të plotësohen të gjitha nënfushat, të cilat janë të plotësuara në fushën 200, edhe nëse ndonjëra nga nënfushat nuk ka simbole matematikore ose simbole të tjera të veçanta.

Fillimin dhe përfundimin e shënimit të simboleve matematikore dhe simboleve të tjera të veçanta e përcakton simboli "▫".

Fusha përdoret për shfaqjen në programin që mbështet LaTeX.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200TITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË
Simbolet matematikore dhe simbolet e tjera të veçanta që jepen në mënyrë të përshkruar në fushën 200, vendosen edhe në fushën 539 në përputhje me rregullat LaTeX.

SHEMBUJ

  1. *

    2000⊔aOn K [sub] [ast] (Z/n) and K [sub] [ast] (F [sub] q[t] / (t [sup] 2)) fJanet E. Aisbett, Emilio Lluis-Puebla and Victor Snaith g(with an appendix by Christophe Soulé)
    5390aOn ▫$K_\ast (Z/n)$▫ and ▫$K_\ast (F_q[t]/(tˆ2))$▫fJanet E. Aisbett, Emilio Lluis-Puebla and Victor Snaith g(with an appendix by Christophe Soulé)
    (Fillimin dhe përfundimin e shënimit të simbolit LaTeX e përcakton simboli "▫", ndërsa simboli "$" përcakton fillimin dhe përfundimin e shënimit të të dhënave sipas rregullave LaTeX në mjedisin matematikor.)
  2. *

    2001⊔aǂThe ǂSelberg trace formula for PSL [sub] 2 ([R]) [sup] n fIsaac Y. Efrat
    5390aǂThe ǂSelberg trace formula for ▫$PSL_2(\RR)ˆn$▫fIsaac Y. Efrat
    (Në bibliografi shfaqet The Selberg trace formula for ▫$PSL_2(\mathbb{R})^n$▫ / Isaac Y. Efrat.)
[6]


[6] Literatura referuese:

1. Marko Razpet: Sedi in piši z LaTeX-om!, Ljubljana, 1991

2. Leslie Lamport: LaTeX, a document preparation system, user's guide & reference manual, Reading, Mass. [etc.], 1986

3. Paul W. Abrahams: TeX for the Impatient, Reading, Mass. [etc.], 1990