COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

967 Emër gjeografik si emërtim lëndor (varianti)*

Fusha 967 përmban variantin e emërtimit lëndor për emrin gjeografik të vendosur në fushën 607.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
967Emër gjeografik si emërtim lëndor (varianti)*r
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
6Të dhënat për lidhjennr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 607 (shih përshkrimin e fushës 607).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 607. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 607 dhe 967.

Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 607 lidhet me fushën përkatëse 967 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 607 i takojnë disa fusha 967, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 967 vendoset numri i njëjtë.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

607EMËR GJEOGRAFIK SI EMËRTIM LËNDOR
Forma e njësuar e emërtimit lëndor nga fusha 967.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    2000⊔aBibliotekarja nga Auschwitz fAntonio Iturbe g[përktheu Manica Basha]
    607⊔⊔aOświęcim xKamp përqëndrimi 2NUK 601
    967⊔⊔aAuschwitz 2NUK 601
  2. * COBISS.net

    2001⊔aShteti i së drejtës – përvoja evropiane fArdit Stafa
    607⊔⊔aShtetet Ballkanike xSistemi ligjor 2CG 601
    967⊔⊔aVendet e Ballkanit 2CG 601
    967⊔⊔aBallkani 2CG 601