COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bqershor2006

318 Shënimi për procedurën

Fusha përmban informacion për ruajtjen dhe trajtimin e materialit. Në përgjithësi përdoret për monografitë e vjetra (antikuarë).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
318Shënimi për procedurënr
aProceduranr
bIdentifikimi i procedurësr
cData e procedurësr
dIntervali kohor i procedurësr
eMundësia e ekzekutimit të procedurësr
fAprovimir
hKompetencar
iMetoda e procedurësr
jVendi i procedurësr
kEkzekutuesi i procedurësr
lStatusir
nShtrirja e procedurësr
oLloji i njësisër
pShënimi i brendshëmr
rShënimi publikr
0Numri i vendit për të cilin zbatohet fusha*nr
5Institucioni për të cilin zbatohet fushanr
9Numri i inventarit për të cilin zbatohet fusha*nr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

318a Procedura

Përshkrimi i procedurës.

318b Identifikimi i procedurës

Kodi ose shenja që identifikon një procedurë të caktuar, edhe në lidhje me kohën e ekzekutimit të procedurës, p.sh. kodi i projektit.

318c Data e procedurës

Data e procedurës në formatin ISO (viti, por edhe muaji dhe dita).

318d Intervali kohor i procedurës

Nënfusha përdoret kur koha nuk mund të shprehet në formën e datës, p.sh.: në fund të vitit akademik, çdo pesë vjet (shih shembullin 7).

318e Mundësia e ekzekutimit të procedurës

Nënfusha përdoret kur koha e ekzekutimit të procedurës është e lidhur me ngjarjen e paparashikuar, p.sh. me rastin e pranimit të materialit (shih shembujt 3, 6).

318f Aprovimi

Nënfusha përmban tekst ose rregull, udhëzim etj., që ndikon në procedurë (shih shembullin 4).

318h Kompetenca

Emri i personit, institucionit ose pozitës së punës në kuadër të institucionit, përgjegjës për procedurën (shih shembullin 7).

318i Metoda e procedurës

Metoda e ekzekutimit të procedurës (shih shembullin 6).

318j Vendi i procedurës

Vendi i ekzekutimit të procedurës (shih shembullin 8).

318k Ekzekutuesi i procedurës

Emri i personit ose organizatës që ekzekuton procedurën (shih shembujt 4, 8).

318l Statusi

Gjendja e kopjes së përshkruar para ose pas ekzekutimit të procedurës (shih shembujt 1, 2, 4).

318n Shtrirja e procedurës

Nënfusha përdoret kur procedura ka të bëjë vetëm me një pjesë të njësisë (shih shembullin 5).

318o Lloji i njësisë

Nënfusha përdoret kur procedura ka të bëjë vetëm me një pjesë të njësisë (shih shembullin 5).

318p Shënimi i brendshëm

Shënim për kataloguesit.

318r Shënimi publik

Shënim për përdoruesit (shih shembullin 8).

3180 Numri i vendit për të cilin zbatohet fusha*

Nëse institucioni ka më shumë se një kopje, në këtë nënfushë vendoset numri i vendit i kopjes për të cilën zbatohet fusha.

3185 Institucioni për të cilin zbatohet fusha

Emri i institucionit në formë të koduar. Kur kodet e pranuara ndërkombëtarisht mungojnë, për bibliotekat sllovene vendoset kodi kombëtar (numri identifikues i bibliotekës).

3189 Numri i inventarit për të cilin zbatohet fusha*

Në nënfushë vendoset numri i inventarit i kopjes për të cilën përdoret fusha, dhe atë si lidhje me të dhënat për koleksionet. Nëse përshkruhet kopja në disa vëllime dhe janë disa numra inventari, ata ndahen mes vete me ";".

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në regjistrim zakonisht përshkruhet kopja ideale. Të dhënat në fushën 318 lidhen vetëm me kopjen që përshkruhet.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

141ANTIKUARËT – KARAKTERISTIKAT E KOPJES
Fusha përmban të dhëna të koduara që lidhen me karakteristikat e kopjes te monografitë vjetra.

SHEMBUJ

  1. 318⊔⊔aCondition reviewed c19911121 ltext stained, binding intact, water damage 5QL/P18
  2. 318⊔⊔aRepaired c1991 loriginal retained, rebacked 5CA/U-1
  3. 318⊔⊔aReview condition ewhen deposit is complete 5CA/U66
  4. 318⊔⊔aCondition reviewed c19911112 lbinding intact fSCAN kCCM 5Uk
    (Gjendjen e materialit në kuadër të projektit SCAN e ka verifikuar nëpunësi me inicialet CCM.)
  5. 318⊔⊔aFumigate n12 oarchives boxes c19861010 5LO/N-1
  6. 318⊔⊔aDispose of efive years after closing file iincinerate 5CaQQCT
  7. 318⊔⊔aReview dEvery five years hArchives Unit 5CaQQCT
  8. 318⊔⊔aExhibit c19980401-19981231 jVictoria & Albert Museum kJStC rThis item is on loan to the Victoria and Albert Museum until the end of the year 5CaQQCT