COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars1996

F Udhëheqja e bibliografive në sistemin COBISS

F.5 Paraqitja e bibliografive në sistemin COBISS

Regjistrimet bibliografike që kanë të bëjnë me rezultatet e veprimtarisë kërkimore janë të destinuara për përdorues të ndryshëm, me kërkesa të ndryshme. Për paraqitjen e bibliografive janë në dispozicion COBISS/OPAC-u dhe COBISS/Raportet.

Përzgjedhja e regjistrimeve për paraqitje në bibliografi mund të bëhet përmes kodit të kërkuesit shkencor. Nëse autori nuk ka kod të kërkuesit shkencor përzgjedhja mund të bëhet përmes mbiemrit dhe emrit.

Është logjike që bibliografia personale të shfaqet nga baza e përbashkët e të dhënave COBIB, e cila duhet të përmbaj regjistrimet e të gjitha bazave lokale të të dhënave. Përjashtim përbëjnë vetëm rastet kur në bazën lokale të sistemit COBISS regjistrimet janë transferuar përmes konvertimit retrospektiv. Paraqitja e bibliografisë teknikisht mund të bëhet edhe nga baza e lokale e bibliotekave të veçanta, por nuk është e garantuar plotësia e saj. Studiuesit shpesh i ndryshojnë institucionet dhe disa prej tyre punojnë njëkohësisht në disa institucione.

Bibliografia mund të paraqitet për një periudhë kohore të caktuar dhe njësitë bibliografike mund të përzgjidhen sipas gjuhës së dokumentit/veprës, sipas vendit të botimit etj.

Për momentin njësitë bibliografike mund të shfaqen në tri formate standarde:

  • shfaqja e referimeve në formatin ISO 690 (Documentation - Bibliographic references - Content, form and structure,

  • shfaqja në formatin ISBD (International Standard Bibliographic Description) për nevojat e bibliotekave,

  • shfaqja e referimeve në formatin që përdoret te botimit e The Institute of Electrical and Electronics Engineers, inc. - IEEE.

Bibliografia mund të shfaqet në një kolonë (vlera e paracaktuar) ose në dy kolona.

Njësitë bibliografike mund të klasifikohen sipas llojit të dokumentit/veprës, vitit të botimit, autorit dhe titullit ose emërtimit (kryetitullit). Janë të mundshme këto variante:

  • lloji i dokumentit/veprës, viti i botimit, autori, titulli (vlera e paracaktuar),

  • viti i botimit, lloji i dokumentit/veprës, autori, titulli,

  • lloji i dokumentit/veprës, autori, titulli,

  • viti i botimit, autori, titulli,

  • autori, titulli.

Bibliografia e institucioneve/organizatave shfaqet në të njëjtën mënyrë.

Për personalizimin e paraqitjeve në aplikacionet lokale, është i mundur shkarkimi i regjistrimeve bibliografike, të strukturuara sipas fushave/nënfushave të veçanta dhe sipas llojit të dokumentit/veprës.