COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars2023

110 Burimet në vazhdim

Fusha përmban të dhëna të koduara, të cilat kanë të bëjnë me burimet në vazhdim, përfshirë edhe seritë monografike, kur katalogohet seria si tërësi dhe jo botimet e veçanta.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
110Burimet në vazhdimnr
aLloji i burimit në vazhdimnr
bPeriodiciteti i botimitnr
cRregullsianr
dKodi për llojin e materialitnr
tFaktori i ndikimit**nr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

110a Lloji i burimit në vazhdim
aperiodik

Lloji i burimit në vazhdim, i cili zakonisht botohet më shumë se një herë në vit dhe karakteristikë e të cilit është shumëllojshmëria e kontributeve dhe autorëve, si në kuadër të një numri ashtu edhe ndërmjet numrave të ndryshëm. Botimet periodike mund të jetë në formë të shtypur ose digjitale. Midis tyre bëjnë pjesë revistat shkencore, revistat për publikun e përgjithshëm, direktoritë e shtypura dhe buletinët informativë.

Kodi tregon grupin e gjerë të botimeve periodike dhe mund ta përdorni nëse nuk dëshironi të vendosni kod më të saktë. Në rast të kundërt i jepet përparësi kodeve për llojet e veçanta të botimeve periodike.

bseri monografike

Botohet e rregullt ose e parregullt dhe zakonisht ka numërtim. Seria ka titullin e saj të përhershëm, ndërsa secila pjesë/vëllim i veçantë ka titullin e saj. Pjesa/vëllimi i veçantë shpesh ka edhe autorin e vet. Zakonisht secili vëllim përmban një pjesë ose grupin e pjesëve të lidhura mes vete.

cgazetë

Lloji i botimit periodik, karakteristikë e të cilit është se përmban të dhëna për ngjarjet aktuale dhe i dedikohet publikut të gjerë. Botohet në intervale të caktuara ose të shpeshta(çdo ditë, një herë në javë, çdo katërmbëdhjetë ditë) dhe zakonisht është i shtypur në kolona (shih shembujt 3, 4).

ddirektori

Lista e të dhënave për identifikimin ose kërkimin e personave, gjësendeve, organizatave ose vendeve, të cilat mund të jenë të renditura sipas radhës alfabetike, kronologjike ose të klasifikuara ndryshe në mënyrë sistematike dhe kohë pas kohe përditësohen. Direktoritë mund të jenë të shtypura ose digjitale.

Nëse nuk dëshironi kode të sakta, për direktorinë e shtypur mund të përdorni kodin "a", ndërsa për direktorinë digjitale kodin "g".

efletë të palidhura me përmbajtje të këmbyeshme

Burim në vazhdim që përbëhet nga një ose disa vëllime dhe përmbajtja e të cilit përditësohet me faqe të veçanta, të cilat shtohen, largohen ose zëvendësohen (shih shembullin 6).

fbazë të dhënash

Koleksion i të dhënave të lidhura mes vete, që ruhen në një ose në disa skedarë kompjuterikë. Zakonisht krijohet dhe mirëmbahet me ndihmën e sistemit për administrimin e bazave të të dhënave dhe është i disponueshëm përmes ndërfaqes për kërkim (shih shembujt 5, 7).

Nëse nuk dëshironi kode të sakta, mund të përdorni kodin "g".

gfaqe elektronike

Koleksioni i faqeve elektronike dhe përmbajtjeve të ngjashme, që ndryshon ose përshtatet me qëllimin e sigurimit të informacioneve më të reja (shih shembullin 8).

Kodi përdoret kur nuk dëshironi të vendosni kode të sakta. Në rast të kundërt i jepet përparësi kodeve për llojet e veçanta të faqeve elektronike ("f", "h", "d" (vlenë për direktorinë digjitale), "i").

hblog

Botim periodik online në faqe elektronike, që mund të përmbaj linqe dhe/ose komente në ndonjë temë (të ngushtë ose të gjerë), shpesh në formë të artikujve të shkurtër, të cilët në aspektin kronologjik janë të klasifikuar në atë mënyrë që më të rinjt shfaqen në fillim.

Përmbajtjen e blogit e shkruan ose e përzgjedh pronari i faqes elektronike ose kontribuojnë përdoruesit (shih shembullin 9).

Nëse nuk dëshironi kode të sakta, mund të përdorni kodin "g".

irepositor

Arkiv i kopjeve digjitale të produksionit intelektual të disa institucioneve ose grupit të institucioneve (sidomos atyre akademike dhe kërkimore) me qëllim mbledhjen, ruajtjen dhe transmetimin e këtyre kopjeve. Mund të jetë edhe koleksion i materialeve në një temë të caktuar ose nga një komunitet i caktuar. Përfshinë materialet e shtypura online, raportet teknike, tezat dhe disertacionet, grupin e të dhënave dhe materialet për mësimdhënie e mësimnxënie.

jrevistë shkencore

Botim periodik për lexuesit, të cilëve u intereson një temë ose profesion i caktuar. Shpesh përmban kërkime origjinale dhe të arritura të reja (shih shembullin 1).

mrevistë për publikun e gjerë

Botim periodik që trajton tema të përgjithshme joshkencore dhe joprofesionale (shih shembujt 2, 10).

nbuletin informativ

Botim periodik i shkurtër, të cilin zakonisht e boton organizata për anëtarët e vet ose për publikun e caktuar me qëllim transmetimin e informacioneve aktuale rreth ndonjë teme ose fushë veprimtarie.

Ky kod vendoset për fletët e shkollave dhe të fabrikave, si dhe buletinët informativ të shoqatave dhe organizatave të ndryshme (shih shembullin 11).

yrevistë** (shih m)

Ky kod është anuluar. Në vend të tij përdoret kodi "a".

ztjetër

Ky kod përdoret për të gjitha burimet në vazhdim, për të cilat nuk mund të përdoren kodet e tjera.

110b Periodiciteti i botimit

Kodi tregon periodicitetin e botimit të serialit ose përditësimit të burimit të integruar.

aditor
bdy herë në javë
cjavor
ddyjavor
edy herë në muaj
fmujor
gdymujor
htremujor (katër herë në vit)
itri herë në vit
jdy herë në vit
kvjetor
lçdo dy vjet
mçdo tre vjet
ntri herë në javë
otri herë në muaj
ppërditësim i vazhdueshëm

Kodi tregon, se burimi i integruar përditësohet disa herë në ditë.

ui panjohur
yi papërcaktuar (herë pas here etj.)
ztjetër

Shënimi për periodicitetin e botimit bëhet në fushën 326.

110c Rregullsia

Kodi tregon rregullsinë e botimit të serialit ose përditësimit të burimit të integruar.

ai rregullt
yi parregullt
110d Kodi për llojin e materialit

Kodi tregon, nëse burimi në vazhdim si tërësi, prezanton një nga llojet më të shpeshta të materialit referues. Përzgjidhni atë kategori, e cila për njësinë është më e afërt.

abibliografi

Burim në vazhdim është bibliografia, p.sh. bibliografia kombëtare.

bkatalog

Përshkrimi i njësive në një koleksion, në një ekspozitë ose katalog të një shtëpie botuese apo shtypshkronje, p.sh. katalogu i shtëpisë botuese si serial.

cindeks

P.sh. indeksi te burimi në vazhdim, i cili botohet edhe si burim në vazhdim i pavarur.

dabstrakt ose përmbledhje

Përfshihen abstraktet përshkruese, treguese dhe informuese.

efjalor

Listë fjalësh me renditje alfabetike, me përshkrim të shkurtër të kuptimit dhe përdorimit të tyre ose me fjalët përkatëse në gjuhën tjetër.

fenciklopedi

Listë e thjeshtë alfabetike e emrave ose termave nga fusha e caktuar, me përshkrim të gjatë.

glistë emrash

Listë me emra njerëzish, institucionesh ose vendesh me të dhënat përkatëse.

hvjetar

Burim në vazhdim, i cili botohet i plotësuar çdo vit, përmban pasqyrën e punës ose të ngjarjeve më të rëndësishme të vitit.

istatistika

Të dhëna numerike të grumbulluara në mënyrë sistematike dhe të paraqitura në mënyrë tabelare, p.sh. raport statistikor.

jtekst mësimor
krecensione

Recensione librash, filmash etj.

lligje dhe legjislacion

Tekste ligjesh.

mraporte dhe përmbledhje gjyqësore

Pasqyra të rregullta të procedurave gjyqësore.

nartikuj nga fusha e jurisprudencës

Artikuj në revistën, e cila mbulon temat e përgjithshme juridike.

orastet ligjore dhe procesverbalet e seancave

Raporte dhe shqyrtime për rastet ligjore.

pbiografi

Burimin në vazhdim e ndërtojnë biografitë personale ose ato grupore, apo përmban të dhëna biografike, p.sh. "kush është kush".

ranaliza/recensione letrare

Analiza të gjata, shpesh kritike, në një fushë të caktuar.

tstrip

Burim në vazhdim në formë stripi për fëmijë ose të rritur.

ztjetër
110t Faktori i ndikimit**

Nënfusha dikur është përdorur për koordinimin e pasurimit me serialet e huaja (ashtu siç është përdorur më vonë edhe fusha 959 – Serialet: retrospektive). Për këtë qëllim tani përdoret baza e të dhënave JCR (Journal Citation Reports), e cila është në dispozicion përmes COBISS+.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

001cETIKETA E REGJISTRIMIT, Niveli bibliografik
Nënfusha c tregon nëse njësia është serial apo burim i integruar; në këtë rast fusha 110 ndodhet në regjistrim.
326SHËNIMI PËR PERIODICITETIN
Fusha përmban shënimin për periodicitetin e botimit të serialit ose përditësimin e burimit të integruar.

SHEMBUJ

  1. *

    110⊔⊔aa bc ca
    2001⊔aNature einternational weekly journal of science
    (Revista shkencore e recensuar botohet rregullisht çdo javë. Me kodin "a" në nënfushën 110a revista është klasifikuar midis botimeve periodike, mirëpo mund të përdoret edhe kodi më i saktë "j" – revistë shkencore.)
  2. * COBISS.net

    110⊔⊔aa bc cy
    2001⊔aTim esport magazin
    (Revista Tim botohet çdo javë, mirëpo nuk botohet rregullisht. Në nënfushën 110a mund të përdoret kodi më i saktë "m" – revistë për publikun e gjerë.)
  3. * COBISS.net

    110⊔⊔ac ba ca
    2001⊔aKoha ditore
    (Gazeta Koha ditore botohet rregullisht çdo ditë.)
  4. *

    110⊔⊔ac bc ca
    2001⊔aNedeljski dnevnik
    (Botohet çdo javë.)
  5. * COBISS.net

    001⊔⊔cs
    110⊔⊔af bk ca
    2001⊔aJournal citation reports on CD-ROM bBurim elektronik
    (Baza e të dhënave Journal citation reports botohet një herë në vit në CD-ROM që janë të numërtuar me vit.)
  6. * COBISS.net

    001⊔⊔ci
    110⊔⊔ae by
    2001⊔aFormati COMARC/B eformati për të dhënat bibliografike emanual për përdoruesit f[botues] Instituti i Shkencave të Informacionit
    (Kodi "e" në nënfushën 110a tregon burimin e integruar – manualin COMARC/B, përmbajtja e të cilit përditësohet me faqe të veçanta.)
  7. * COBISS.net

    001⊔⊔ci
    110⊔⊔af bp
    2001⊔aBaza e përbashkët bibliografike e të dhënave/katalogu COBIB bBurim elektronik
    (Baza e të dhënave COBIB përditësohet vazhdimisht.)
  8. * COBISS.net

    001⊔⊔ci
    110⊔⊔ag by
    2001⊔aAkademia e Shkencave e Shqipërisë bBurim elektronik
    (Regjistrim për një faqe elektronike.)
  9. * COBISS.net

    001⊔⊔cs
    110⊔⊔ah by
    2001⊔aDamijan blog
    (Regjistrim për një blog për ekonomi.)
  10. * COBISS.net

    001⊔⊔cs
    110⊔⊔am bf ca
    2001⊔aNational geographic
    (National geographic është revistë për kafshët, bimët dhe popujt në botë, që i dedikohet publikut të gjerë. Përfshinë artikujt, të cilët mund të bazohen në kërkimet shkencore, mirëpo janë të shkruara në stilin popullor, nuk janë të recensuara dhe nuk përmbajnë citate.)
  11. * COBISS.net

    001⊔⊔cs
    110⊔⊔an bk
    2001⊔aJehona e maleve
    (Buletini informativ i Shoqatës së Alpinistëve Fram përmban artikuj të shkurtër dhe informacione për veprën e shoqatës.)