COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bqershor2006

326 Shënimi për periodicitetin

Fusha përmban shënimin për periodicitetin e botimit të serialit ose periodicitetin e përditësimit të burimit në vazhdim.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
326Shënimi për periodicitetinr
aPeriodicitetinr
bDatat e periodicitetitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

326a Periodiciteti

E dhëna për periodicitetin e serialit ose periodicitetin e përditësimit të burimit në vazhdima (shih shembullin 8). Kjo e dhënë vendoset për t'u shfaqur në skedë (formati standard) dhe është elementi i parë në zonën e shënimeve.

326b Datat e periodicitetit

Periudha kohore për të cilën vlenë periodiciteti i botimit, i shënuar në nënfushën a (shih shembujt 2, 5).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

E dhëna për periodicitetin në fushën 326 duhet të përputhet me kodin në nënfushën 110b – Periodiciteti i botimit.

Fusha 326 përsëritet kur dëshironi të tregoni periodicitetin e botimit ose përditësimin e burimit në vazhdim në periudha të ndryshme. E dhëna më e re vendoset në fushën e parë (shih shembujt 2, 5).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

110bBURIMET NË VAZHDIM, Periodiciteti i botimit
Nënfusha përmban kodin që tregon periodicitetin e botimit të serialit ose përditësimin e burimit të integruar.

SHEMBUJ

  1. 326⊔⊔aMonthly
  2. 326⊔⊔aQuarterly b1981-
    326⊔⊔aMonthly b1940-1980
    (Revista nga viti 1940 deri 1980 është botuar një herë në muaj, nga tani do të botohet çdo tre muaj.)
  3. * COBISS.net

    110⊔⊔ac bd ca
    326⊔⊔aDyjavor (përgjatë vitit shkollor)
    (Seriali botohet çdo dy javë përgjatë vitit shkollor.)
  4. * COBISS.net

    326⊔⊔aTri deri pesë herë në vit
  5. * COBISS.net

    326⊔⊔aVjetor b1985-1990
    326⊔⊔aDy here në vit b1974-1984
  6. * COBISS.net

    110⊔⊔ac bc ca
    326⊔⊔aÇdo të dielë
  7. * COBISS.net

    110⊔⊔ag bp
    326⊔⊔aPërditësim i vazhdueshëm
    (Faqe elektronike që përditësohet vazhdimisht.)