COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bgusht2009

328 Shënimi për disertacionin (tezën)

Fusha përmban shënimin që tregon se njësia është disertacion ose tezë.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
328Shënimi për disertacionin (tezën)r
aTeksti i shënimitnr
dViti i mbrojtjesnr
eViti i marrjes së gradës*nr
fGrada shkencore*nr
gFusha e shkencës*nr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

328a Teksti i shënimit

Shënimi për disertacionin ose tezën. Zakonisht shënohet institucioni që jep gradën.

328d Viti i mbrojtjes

Data e mbrojtjes së disertacionit të doktoratës (viti, mund të shënohet edhe muaji dhe dita).

328e Viti i marrjes së gradës*

Data e marrjes së gradës (viti, mund të shënohet edhe muaji dhe dita).

328f Grada shkencore*

Grada shkencore pas përfundimit të studimeve pasuniversitare për marrjen e gradës doktor i shkencave, p.sh. dr. i shkencës, dr. i shkencave matematike (shih shembujt 2, 3).

328g Fusha e shkencës*

Fusha e shkencës në të cilën merret grada shkencore, p.sh. biologjia, sociologjia (shih shembujt 2, 3).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

105bMATERIALI TEKST MONOGRAFIK, Kodet për llojin e përmbajtjes
Nënfusha përmban kodin që tregon llojin e përmbajtjes. Disertacionet e doktoratave përmbajnë kodin "m" ose "mb31".

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    2000⊔aPatologjitë e zemrës fDrilon Ajeti
    328⊔⊔aDisertacion, Univ. i Mjekësisë, Prishtinë
    (Në fushën 200 nuk ka të dhëna se njësia është disertacion doktorate, për këtë arsye kjo e dhënë vendoset ne shënime.)
  2. * COBISS.net

    2000⊔aMitologjia në letërsinë moderne shqipe edisertacion fAndin Lokaj
    328⊔⊔aUniv. i Tiranës, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë Moderne Shqipe d20010309 fdr. i shkencës gletërsia moderne shqipe
    (Në fushën 200 ndodhet e dhëna se njësia është disertacion, për këtë arsye kjo e dhënë nuk është e nevojshme të vendoset edhe në shënime.)
  3. * COBISS.net

    328⊔⊔aUniv. Politeknik i Tiranës, Fak. i Teknologjisë së Informacionit, Departamenti i Inxhinierisë Informatike d2002 fdr. i shkencave informatike gteknologjia