COMARC/B | shkurt | 2021 |
Fusha 964 përmban variantin e emërtimit lëndor për emrin/titullin e vendosur në fushën 604.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Nuk është i përcaktuar | |
2 | Mënyra e shënimit të emrit | |
⊔ | Nuk ka emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare | |
1 | Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas shtetit ose emrave të tjerë gjeografikë | |
2 | Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas formës tjetër të emrit |
Treguesi i dytë plotësohet vetëm tek emërtimet lëndore për emrin/titullin konvencional për tekstet ligjore dhe fetare. Vlera "1" përdoret tek emrat gjeografikë nën juridiksion, ndërsa vlera "2" tek emrat e kishave.
Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 604 (shih përshkrimin e fushës 604).
Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 604. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 604 dhe 964.
Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 604 lidhet me fushën përkatëse 964 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 604 i takojnë disa fusha 964, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 964 vendoset numri i njëjtë.