COMARC/B | shtator | 2003 |
Fusha përmban të dhëna të koduara për projeksionet pamore grafike sipas standardit ISBD (NBM) (p.sh. materiale të shtypura, fotografi) dhe përdoren për katalogim në biblioteka dhe muze. Fusha përsëritet nëse regjistrimi përfshin disa lloje të materialeve grafike.
Kodi tregon llojin e materialit grafik, të cilit i përket njësia.
a | kolazh Vepër origjinale e krijuar nga ngjitja e materialeve të ndryshme (letër, dru, gazetë, leckë etj.) në një sipërfaqe. |
b | vizatim Vepër origjinale artistike (jo material i shtypur ose pikturë) i bërë me laps, penë, shkumës ose mjet tjetër për vizatim. |
c | pikturë Paraqitje artistike origjinale e krijuar nga pikturimi mbi një sipërfaqe (shih shembullin 1). |
d | riprodhim fotomekanik Çdo figurë e krijuar nga imitimi i një figure tjetër me anë të përdorimit të proceseve fotografike për të transferuar imazhin në një sipërfaqe shtypi. Një foto e çastit e bërë për të dokumentuar një pikturë ose një kopje Xerox të një materiali të shtypur, konsiderohet riprodhim fotomekanik. Këtu përfshihen riprodhimet artistike, kartolinat, pllakatet dhe materialet e shtypura për studim (shih shembullin 2). |
e | fotonegativ Pjesë filmi, pllakë qelqi ose letër në të cilën shfaqet një imazh "negativ", d.m.th. drejtpërdrejt i kundërt me një imazh "pozitiv" (fotoprint), slajd ose diapozitiva. Përdoret për të prodhuar shtyp pozitiv. Nuk përfshin fotoprintet negative, fotoprintet që janë kombinime të imazheve negative dhe pozitive, fotografi, të gjitha këto teknika të përdorura në fotoprint. |
f | fotoprint Imazh pozitiv i prodhuar drejtpërdrejt ose indirekt në një sipërfaqe të ndjeshme me anë të veprimit të dritës ose energjisë tjetër rrezatuese (shih shembullin 3). Termi "fotoprint" këtu përdoret si term më i përpiktë se termi "fotografi", i cili teknikisht mund të përfshijë të dyja, si stampimin ashtu dhe negativin. Këtu hynë edhe radiografitë dhe stereografitë e patejdukshme. |
h | figurë (imazh) Shfaqje vizuale dydimensionale, që mund të shihet me sy të lirë dhe zakonisht në një bazë të patejdukshme. Kodi përdoret kur nuk mund ose nuk dëshironi të bëni përcaktim më specifik. |
i | stampim grafik Model ose figurë e bërë nga një pllakë e gdhendur, klishe druri, gur litografik ose mjedis tjetër. Në përgjithësi ekzistojnë katër lloje: shtyp planografik, shtyp reliev, shtyp intaglio, dhe shtyp shabllon me klishe. |
k | vizatim teknik Seksion tërthor, detal, diagram, perspektivë, plan etj., i krijuar për t’u përdorur në inxhinieri ose për qëllime të tjera teknike. |
z | lloj tjetër i materialit grafik, jo i projektuar Lloje të tjera të papërfshira në kodet e mësipërme. Këtu bëjnë pjesë veprat e krijuara nga kombinimi i teknikave të dorës së lirë dhe shtypit, nëse nuk mbizotëron asnjëra prej tyre. Ndonjëherë, në raste të tilla duhet vendosur nëse avtor konsiderohet vepra për fotoprint (ndonëse ajo është pikturuar mbi një imazh fotografik). Ngjyrimi me dorë konsiderohet teknikë e zbatuar në një proces shtypi (ky aspekt përfshihet në një nënfushë 116d). Këtu hynë edhe materialet grafike të prodhuara me kompjuter dhe materiale të ndryshme të dubluara (përfshirë materiale shpirtërore dhe materiale transparente). |
Kodi përdoret për të specifikuar llojin e materialit të përdorur si mbështetje parësore (d.m.th. mbështetësi ose baza mbi të cilën është shtypur ose zbatuar një imazh) e një materiali grafik jo të projektuar.
a | kanavacë (pëlhurë) |
b | karton i lëmuar |
c | karton/stendë për ilustrim Shih shembullin 1. |
d | qelq |
e | produkte sintetike (plastikë, vinil etj.) |
f | lëkura (lëkurë, pergamenë etj.) |
g | tekstil (përfshirë fibra të bëra me dorë) |
h | metal |
i | letër |
j | allçi |
k | kompensatë |
l | porcelan |
m | gur |
n | dru |
u | nuk dihet |
v | material i përzier |
z | tjetër |
Kodi tregon llojin e materialit, në të cilin është vendosur materiali mbështetës parësor (shih shembullin 3).
Ky kod vendoset vetëm kur materiali mbështetës dytësor (korniza, kartoni nën fotografi, bazamenti etj.) ka rëndësi historike, informative, estetike ose arkivore. Përdoren kodet e njëjta sikurse për materialin mbështetës parësor (nënfusha 116b), ndërsa kodi shtesë është:
y | nuk ka material mbështetës dytësor |
Kodi tregon ngjyrën e njësisë grafike jo të projektuar.
a | një ngjyrë, monokrome Njësia është shtypur ose realizuar me një ngjyrë. Kodi përdoret veprat artistike njëngjyrëshe. Ai nuk përdoret për materialet fotografike. |
b | bardhë e zi Njësia është shtypur ose realizuar në bardhë e zi (shih shembullin 3). |
c | shumë ngjyra Njësia është shtypur ose realizuar në më shumë se një ngjyrë (shih shembujt 1, 2). |
d | ngjyrosur me dorë Njësia, e prodhuar me anë të një procesi shtypi ose fotografik, është ngjyrosur me dorë. |
u | nuk dihet |
v | të përziera |
z | tjetër Njësia ka karakteristika të ngjyrave të tjera nga ato të specifikuara më sipër, p.sh. me hije, me nuanca etj.). |
Kodi tregon teknikën në të cilën është realizuar vizatimi ose piktura.
aa | laps |
ab | laps grafit |
ac | laps me ngjyra |
ad | bojë kine |
ae | bojë kine lavierung |
af | thëngjill |
ag | shkumës |
ah | shkumës i zi |
ai | shkumës i kuq |
aj | ngjyrë uji Shih shembullin 1. |
ak | tempera |
al | ngjyrë uji opake |
am | pastel |
an | vaj |
ba | penë me majë shajaku |
bb | ngjyrë për dru, qelq |
bc | shkumës |
bd | e zezë sepie |
be | ngjyrë shkrimi |
bf | kazeinë |
bg | ngjyrë ari |
bh | djegie e ngjyrave (enkaustik) |
bi | ngjyrë akrilike |
bj | kolazh |
bk | laps argjendi (silver point) |
bl | air brush (spërkatje) |
uu | nuk dihet |
vv | e përzier |
zz | tjetër |
Kodi tregon teknikën e realizimit të printimeve grafike (stampimet).
ba | klishe në dru |
bb | klishe në dru bardhë e zi ('chiaroscuro') |
bc | klishe në dru me vija të bardha |
bd | kamaiu |
be | heliogravurë |
bf | kromolitografi |
bg | klishe në linoleum |
bh | gdhendje me mjete kimike |
bi | litografi |
bj | fotolitografi |
bk | zinkografi |
bl | algrafi |
bm | akuatint |
bn | reservage (sugar aquatint) |
ca | vernis-mou Lloj i gdhendjes me mjete kimike, "llak i butë". |
cb | gdhendje |
cc | gdhendje me pastel |
cd | gdhendje me daltë |
ce | gdhendje e thatë (gjilpërë e thatë) |
cf | gjysëmton (mezzotint) |
cg | monotip |
ch | serigrafi |
ci | gdhendje në çelik |
cj | grafikë me kompjuter |
ck | fotokopjim |
uu | nuk dihet |
vv | e përzier |
zz | tjetër |
Kodi përdoret për të përshkruar formën funksionale të njësisë.
aa | vizatim arkitekturor Përshkrim grafik (skicë) i hapësirave, ndërtesave, instalimeve, mobilerive, pajisjeve, dekorimeve etj., i përgatitur nga një arkitekt. |
ab | kapak, mbështjellës Kapak që formon lidhjen ose mbështjelljen e jashtme të një njësie, p.sh. kapakët e trashë ose të hollë të një libri, kutitë e regjistrimeve etj. Mbështjellëset mund të jenë të ndara ose të ngjitura me njësinë. |
ac | etiketë Njoftim ose skicë në letër me ngjitës për t’u fiksuar në një sipërfaqe. Këtu përfshihen edhe etiketat e identifikimit të pronarëve të librave; zakonisht përdoren për t’u ngjitur brenda librit. |
ad | pllakat Njoftim i ilustruar në një ose disa fletë, i krijuar për afishim, zakonisht në vende publike, për të tërhequr vëmendjen për një ngjarje, veprimtari, çështje, mallra ose shërbime (shih shembullin 2). Këtu përfshihen edhe pllakatet krejtësisht zbukuruese (posterat) të krijuara pas vitit 1960. |
ae | kartolinë Karton me fotografi në njërën anë, në të cilën mund të shkruhet ose shtypet një mesazh për t’u postuar pa përdorur zarf. |
af | kartolinë uruese Kartolinë e dërguar ose e marrë në raste të veçanta; zakonisht sjell mesazhe mirësie. |
ag | grafik Fletë jo e tejdukshme që shfaq informacion në formë grafike ose tabele, p.sh. grafik muri. |
ah | letra për lojë Komplet i letrave me simbole ose figura, që përdoren për të lojra të ndryshme ose për të parashikuar fatin. Simbolet e tyre mund të jenë standarde ose të krijuara në mënyrë të veçantë. |
ai | fletë për mësim Karton ose material tjetër jo i tejdukshëm që ka fjalë, numra ose figura dhe është krijuar për ekspozim të shpejtë. |
aj | ephemera Material, zakonisht i shtypur në letër, për përdorim të çastit dhe më pas shpesh hidhet. Këtu përfshihen edhe njësi të përditshme që mendohet të ruhen për disa kohë. |
uu | nuk dihet |
vv | e përzier |
zz | tjetër |