COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bnëntor2021

515 Titulli në çdo faqe

Fusha përmban titullin, i cili paraqitet lart ose poshtë në faqet e njësisë dhe ndryshon nga titulli i saktë në fushën 200.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
515Titulli në çdo faqer
aTitulli në çdo faqenr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit të parë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën "1", bëhet përshkrimi shtesë për titullin në çdo faqe.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

515a Titulli në çdo faqe

Titulli që paraqitet lart ose poshtë në faqet e njësisë.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret kur titulli në çdo faqe ndryshon nga titulli i saktë.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

300SHËNIMI I PËRGJITHSHËM
Fusha përdoret edhe për shënimin e titullit në çdo faqe. Para shënimit të titullit vendoset fraza hyrëse përkatëse.

SHEMBUJ

  1. 5150⊔aCAD/CAM
    (Titulli i saktë është Computer aided design and computer aided manufacture.)
  2. *

    2001⊔aËndrrat e mia që asnjëher nuk u bënë realitet fDritan Beqiri
    300⊔⊔aTit. Në çdo faqe: Ëndrrat e mia
    5150⊔aËndrrat e mia
    (Shënimi përkatës për titullin vendoset edhe në fushën 300.)
  3. *

    2001⊔aJournal of energy technology
    300⊔⊔aTit. në çdo faqe.: JET
    5150⊔aJET