COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

961 Emër organizate si emërtim lëndor (varianti)*

Fusha 961 përmban variantin e emërtimit lëndor për emrin e organizatës, të vendosur në fushën 601.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
961Emër organizate si emërtim lëndor (varianti)*r
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
6Të dhënat për lidhjetnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë përcakton nëse bëhet fjalë për organizatë apo mbledhje (konferencë, simpozium etj.). Nëse mbledhja është në varësi të organizatës, treguesi i parë ka vlerën "0".

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 601 (shih përshkrimin e fushës 601).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 601. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 601 dhe 961.

Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjet, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 601 lidhet me fushën përkatëse 961 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 601 i takojnë disa fusha 961, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 961 vendoset numri i njëjtë.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

601EMËR ORGANIZATE SI EMËRTIM LËNDOR
Forma e njësuar e emërtimit lëndor nga fusha 961.

SHEMBUJ

  1. *

    2000⊔a85 years IFLA eǂa ǂhistory and chronology of sessions e1927-2012 fJeffrey M. Wilhite
    60102aInternational Federation of Library Associations xZgodovina z1927-2012 2NUK 601
    96102aIFLA 2NUK 601
  2. * COBISS.net

    2000⊔aWork rehabilitation of the unemployed in selected EU countries - overview studies fAlena Kajanová
    60102aEuropean Union xPapunësia xKonsalting 601
    96102aEU 601
    96102aBashkimi Evropian 601