COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmaj2019

3XX BLLOKU I SHËNIMEVE

LISTA E FUSHAVE

300Shënimi i përgjithshëm
301Shënimi për numrin e identifikimit
304Shënimi për titullin dhe përgjegjësinë**
305Shënimi për botimin dhe historinë bibliografike**
306Shënimi për botimin, shpërndarjen etj.**
311Shënimi për fushën në lidhshmëri
314Shënimi për përgjegjësinë intelektuale
316Shënimi për kopjen që katalogohet
317Shënimi për prejardhjen
318Shënimi për procedurën
320Shënimi për bibliografitë/indekset/përmbledhjet brenda burimit
321Shënimi për indekset/abstraktet/referimet jashtë burimit
322Shënimi për bashkëpunëtorët (materiale projektimi, video dhe regjistrime zanore)
323Shënimi për interpretuesit (materiale projektimi, video dhe regjistrime zanore)
324Shënimi për origjinalin
325Shënimi për riprodhimin
326Shënimi për periodicitetin
327Shënimi për përmbajtjen
328Shënimi për disertacionin (tezën)
330Përmbledhja ose abstrakti
333Shënimi për përdoruesit
334Shënimi për çmimin
336Shënimi për llojin e burimit elektronik
337Shënimi për kërkesat e sistemit
338Shënimi për financimin

Blloku 3XX korrespondon me zonën e shtatë të përshkrimit bibliografik të ISBD-së. Ky bllok përmban shënime (në formë të tekstit të lirë) që plotësojnë ose shpjegojnë përshkrimin, si dhe përshkruajnë formën dhe përmbajtjen e njësisë.

Shenjat e pikësimit, përmbajtjen dhe formën e disa shënimeve i përcakton ISBD. Shënimet bëhen në gjuhën e kataloguesit, ndërsa frazat hyrëse dhe shkurtesat duhet të jenë standarde.

Nëse një shënim në aspektin e përmbajtjes i përket më shumë se një llojt të shënimeve midis fushave 301 deri 318, atë e e vendosni në fushën e parë përkatëse. Shënimet, të cilat i përkasin fushave nga 320 e tutje, vendosen në këto fusha dhe jo në fushat e mëparshme. Nëse dy shënime i përkasin të njëjtit lloj të shënimeve, secila nga ato vendoset në fushën e vet, që do të thotë se fusha përsëritet.

Shënimi mund të përftohet edhe në mënyrë automatike nga të dhënat në fushat e tjera, p.sh. nga fushat në lidhshmëri 4XX. Nëse shënimi krijohet nga fushat e tjera, ai nuk vendoset në fushat 3XX.