COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

F Udhëheqja e bibliografive në sistemin COBISS

F.2 Karakteristikat e shënimit të të dhënave në fushat/nënfushat e veçanta

001 Etiketa e regjistrimit

001c Niveli bibliografik

Të dhënat duhet të korrespondojnë me tipologjinë e dokumenteve/veprave:

aanalitik (pjesë përbërëse)

Lloji i dokumentit/veprës nga grupi 1. Maska për shënimin e të dhënave A.

ckoleksion
dvepër e ekzekutuar

Lloji i dokumentit/veprës nga grupi 3. Maska për shënimin e të dhënave M ose N.

iburim i integruar
mmonografi

Lloji i dokumentit/veprës nga grupi 2 ose 3. Maska për shënimin e të dhënave M ose N.

sserial

Në bazë të të dhënave në 001c përcaktohen të dhënat që do të shfaqen në bibliografi.

001d Niveli hierarkik

Të dhënat duhet të korrespondojnë me të dhënat që lidhen me nivelin bibliografik:

0nuk ka lidhje hierarkike

Monografi (001c="m") dhe seriale (001c="s") në të cilat nuk janë të lidhura pjesët përbërëse dhe artikujt. Vepër e ekzekutuar (001c="d").

1regjistrim në nivelin më të lartë

Seriale (001c="s") në të cilat lidhen artikujt. Monografi (001c="m"): përmbledhjet e punimeve, numrat tematik dhe monografi të tjera në të cilat lidhen pjesët përbërëse.

2regjistrim nën nivelin më të lartë

Artikuj dhe pjesë përbërëse (001c="a").

001t Tipologjia e dokumenteve/veprave*

Kjo e dhënë është e detyrueshme për të gjitha njësitë që janë pjesë e rezultateve të veprave kërkimore. Kjo nënfushë nuk plotësohet vetëm kur njësia do të përfshihet në bibliografi në pikën "4. AUTORËSI DYTËSORE". Përcaktimet dhe rekomandimet për shënimin e kësaj të dhëne paraqiten në shtojcën F.6.

011 ISSN

011e ISSN e vlefshme*

Kjo e dhënë është e detyrueshme te katalogimi i serialeve që kanë ISSN të vlefshme (shih fushën 011).

011c Numri i brendshëm i burimit në vazhdim*

Nëse seriali nuk ka ISSN të vlefshme, në regjistrim duhet të vendoset numri i brendshëm i burimit në vazhdim (shih fushën 011).

Nëse ISSN e serialit është ″0000-0000″, para se të katalogohen artikujt, serialit duhet t’i vendoset numri i brendshëm i burimit në vazhdim.

011a ISSN - artikull*

E dhëna vendoset vetëm te artikujt që janë të lidhur me serialin që ka këtë numër të ISSN-së.

011s ISSN e artikullit në seri me nënseri ose në shtojcë*

E dhëna vendoset vetëm te artikujt që janë të lidhur me serialin i cili është seri/nënseri/shtojcë e një seriali tjetër (kryesor). Të dy serialet kanë numrin e ISSN-së ose numrin e brendshëm të burimit në vazhdim. Artikulli lidhet (nënfusha 011a) me serialin ku është botuar, me përjashtim të artikujve nga shtojcat që lidhen me njësinë kryesore. ISSN e serialit tjetër shënohet në nënfushën 011s, ndërsa numërtimi alternativ në nënfushat 215opqrs.

100 Të dhënat e përgjithshme për përpunimin

100c Viti i botimit 1

Shënimi i vitit të botimit në nënfushën 100c është i detyrueshëm. Në bazë të kësaj të dhëne krijohet indeksi i vitit të botimit (PY=) i cili është bazë për përzgjedhjen e regjistrimeve në procesin e përgatitjes së bibliografive.

102 Shteti i botimit ose i prodhimit

102a Shteti

E dhëna për shtetin e botimit nga regjistrimi për serialin në regjistrimin për artikullin transferohet në mënyrë automatike. Gjatë shënimit të të dhënave retrospektive është e nevojshme edhe vendosja e shtetit të botimit që ka qenë i vlefshëm në kohën kur ka dalë botimi.

Kjo e dhënë transferohet në të njëjtën mënyrë edhe te pjesët përbërëse nga monografitë.

215 Përshkrimi fizik

Për të shfaqur artikujt dhe pjesët e tjera përbërëse në bibliografi në formën e referimeve ose në formën e përcaktuar nga ISO 690, përshkrimi fizik dhe vendndodhja duhet të shënohen në nënfusha të veçanta.

Për pjesët përbërëse nga monografitë plotësohet vetëm nënfusha 215a, ndërsa për artikujt nga serialet edhe nënfushat 215gihkopqrs.

Udhëzimet e hollësishme për përshkrimin fizik të artikujve dhe pjesëve përbërëse ndodhen tek fusha 215.

215a Përcaktimi specifik i materialit
215g Numërtimi - niveli tretë
215i Numërtimi - niveli i dytë
215h Numërtimi - niveli i parë
215k Kronologjia*
215o Numërtimi alternativ*
215p Numërtimi alternativ – niveli i tretë*
215q Numërtimi alternativ – niveli i dytë*
215r Numërtimi alternativ – niveli i parë*
215s Kronologjia alternative*

330 Përmbledhja ose abstrakti

330a Teksti i shënimit

Vendosja e përmbledhjes ose abstraktit të artikullit ose pjesës përbërëse, të përgatitur nga autori, është e detyrueshme. Nëse përmbledhja ose abstrakti është në disa gjuhë, nënfusha duhet përsëritur për çdo gjuhë.

330f Autori i përmbledhjes ose abstraktit*

Në këtë nënfushë shënohet emri i autorit të përmbledhjes ose abstraktit. Kur përmbledhja ose abstrakti është pjesë përbërëse e njësisë bibliografike, këto të dhëna nuk është e nevojshme të vendosen.

330z Gjuha*

Në këtë nënfushë vendoset kodi për gjuhën e përmbledhjes ose të abstraktit.

464 Njësia kryesore (monografi)

4641 Numri identifikues

Te pjesët përbërëse që janë të lidhura në monografitë, në këtë nënfushë duhet të vendoset numri identifikues i regjistrimit për monografinë - COBISS-ID.

600 – 609 Emërtime lëndore

60X2 Kodi i sistemit

Te plotësimi i fushave 600609 sipas një sistemi të veçantë ose në gjuhë të huaj, shënimi i kodit të sistemit ose i gjuhës është i detyrueshëm:

englista lëndore lokale në anglisht
NUKgeslovnik NUK-a (Listë e terma lëndorë NUK )
MESHEmërtime lëndore mjekësore

700 Emër vetjak – përgjegjësi parësore

701 Emër vetjak – përgjegjësi alternative

702 Emër vetjak – përgjegjësi dytësore

Gjatë katalogimit të dokumenteve/veprave që i përkasin një bibliografie, shënimi i të gjithë autorëve alternativë sllovenë është i detyrueshëm (edhe ata që nuk vijnë nga institucionet/organizatat vendëse). Gjithashtu është i detyrueshëm edhe shënimi i autorëve dytësorë (redaktorët, përkthyesit, këshilluesit etj.) që respektohen gjatë vlerësimit të rezultateve të punës shkencore.

Kur autori ka përgjegjësi intelektuale parësore/alternative për një vepër dhe një ose disa përgjegjësi dytësore, ai në regjistrim shënohet në fushën 700/701 me kodin përkatës për llojin e autorësisë (nënfusha 4), pastaj edhe në fushën 702 me të gjitha kodet përkatëse për llojin e përgjegjësisë dytësore (nënfusha e përsëritshme 7024). Në këtë rast në bibliografinë personale të autorit njësia bibliografike shfaqet disa herë: në bazë të autorësisë parësore (700/701) njësia do të klasifikohet sipas tipologjisë (001t), ndërsa në bazë të autorësisë dytësore (702) njësia do të shfaqet një herë ose disa herë në grupin 4 Autorësi dytësore (varësisht nga numri dhe lloji i kodeve në nënfushat 7024) Shih shembujt 1, 2.

Për shfaqje në bibliografinë personale është me rëndësi edhe treguesi i parë në fushat 70X.

Nëse në fushën 70X vlera e treguesit të parë është "2" – Nuk shfaqet në bibliografinë personale, regjistrimet nuk do të klasifikohen në bibliografinë personale të autorit.

Vlera "2" për treguesin e parë mund të përdoret kur botimi ose pjesa përbërëse shfaqet dy herë në bibliografinë personale, sepse është kataloguar në dy mënyra të ndryshme. Për shembull, pasthënia e një monografie ka një regjistrim të veçantë, ndërkohë autori i saj është shënuar edhe në regjistrimin për monografinë si autor i tekstit shtesë. Formalisht nuk është dublikatë, por në përmbajtje njësitë mbulojnë njëra tjetrën.

Në këtë mënyrë mund të largohen edhe njësitë që autorët nuk duan t’i kenë në bibliografinë personale. Shih shembullin 3.

70X7 Kodi i kërkuesit shkencor*

Kjo e dhënë është e detyrueshëm në regjistrimet për dokumentet/veprat autorët e të cilave kanë kodin e kërkuesit shkencor.

70X8 Kodi i institucionit/organizatës*

Kjo e dhënë është e detyrueshme në regjistrimet e dokumenteve/veprave, autorët e të cilave kanë kodin e kërkuesit shkencor si dhe në regjistrimet ku institucioni/organizata dëshiron të përfshihet në bibliografinë e tij.

970 Fusha për nevojat e bibliografisë*

970a Përgjegjësia - organizatë

Kjo nënfushë përdoret për shënimin e të dhënave lidhur me organizatën me përgjegjësi parësore. Këto të dhënat vendosen vetëm kur përgjegjësia parësore nuk është e shënuar në nënfushën 200a. Shih shembujt tek fusha 970.

970b Numri i përgjithshëm i autorëve

Kjo nënfushë përdoret për shënimin e numrit të përgjithshëm të autorëve nëse ata nuk janë shënuar në fushat 70X. Të dhënat përdoren për të llogaritur pjesën e autorësisë.

992 Fusha për nevojat lokale*

992y Numri i inventarit i serialit*

Kjo nënfushë është e detyrueshme dhe përdoret për të bërë lidhjen ndërmjet koleksioneve në regjistrimin për serialin dhe koleksioneve në regjistrimin për numrin tematik të serialit, që është monografi.

SHEMBUJ

  1. 001⊔⊔an ba cm d0 t2.04
    2000⊔aAnatomia dhe fiziologjia fDrin Mehmeti dhe Anton Berisha g[ilustrimet i kanë bërë autorët]
    700⊔1aMehmeti bDrin 4070 705286
    70111aBerisha bAnton 4070 700405
    70201aMehmeti bDrin 4440 705286
    70201aBerisha bAnton 4440 700405
    (Në bibliografinë personale të Anton Berishës njësia do të shfaqet dy herë: në grupin Monografitë dhe veprat e tjera të përfunduara, "2.04" Tekstet mësimore të recensuara dhe në Autorësinë dytësore – Ilustrator.)
  2. 2001⊔aGjak dhe ujë eantologji e prozës së shkurtër irlandeze fmlodhi Tina Mahkota gpërkthyen Nina Stanaj ... [et al.]
    70211aMahkota bTina 4220 4340 4730 715453
    70201aStanaj bNina 4730
    70201aGashi bGazmend 4730
    70201aSalihaj bAndrra 4730
    (Në bibliografinë personale të Tina Mahkota, njësia bibliografike duhet të shfaqet tri herë tek Autorësia dytësore (Redaktor, Përkthyes dhe Mbledhës.)
  3. 001⊔⊔ac ba cm d0
    2000⊔aPërsëritja apërkthyes Franc Burgar fSoren A. Kierkegaard g[përzgjodhi Valentin Kalan gparathënie Tine Hribar]
    3001⊔aKierkegaardovski suspenz : (estetika - etika - religija) / Tine Hribar: str. 233-268
    700⊔1aKierkegaard bSoren A. 4070
    70221aHribar bTine 4080 700494
    70201aBurgar bFranc 4730
    70211aKalan bValentin 4340
    (Pasthënia nga Tine Hribar posedon edhe regjistrim më vete. Për këtë arsye në fushën e parë 702 vlera e treguesit të parë është "2", dhe njësia e parë bibliografike nuk shfaqet në bibliografinë personale të Tine Hriba. Njësia do të shfaqet në bibliografitë personale të autorëve të tjerë.)