COMARC/B | shtator | 2003 |
Fusha përmban të dhëna të koduara për shkallën dhe koordinatat, të cilat në formën e tekstit vendosen edhe në fushën 206. Fusha përsëritet kur njësia përmban material me shkallë dhe koordinata të ndryshme.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
123 | Materialet hartografike – shkalla dhe koordinatat | r | |
a | Lloji i shkallës | nr | |
b | Shkallë lineare horizontale me raport konstant | r | |
c | Shkallë lineare vertikale me raport konstant | r | |
d | Koordinatat – gjatësia gjeografike perëndimore | nr | |
e | Koordinatat – gjatësia gjeografike lindore | nr | |
f | Koordinatat – gjerësia gjeografike veriore | nr | |
g | Koordinatat – gjerësia gjeografike jugore | nr | |
h | Shkalla këndore | r | |
i | Pjerrësia - kufiri verior | nr | |
j | Pjerrësia - kufiri jugor | nr | |
k | Ngritja djathtas– kufijtë lindorë | nr | |
m | Ngritja djathtas– kufijtë perëndimorë | nr | |
n | Ekuinoksi | nr | |
o | Epoka | nr |
Treguesi 1 tregon nëse në njësi është regjistruar një shkallë apo disa.
Kodi tregon llojin e shkallës.
a | shkallë lineare Shkallë numerike, grafike dhe përshkruese. |
b | shkallë këndore (angulare) Shih shembullin 5. |
z | lloj tjetër shkalle P.sh. shkallë kodore, shkallë statistikore sasiore. |
Shkallë horizontale në formën e emëruesit të një thyese tipike. Përdoret për njësitë hartografike planetare dhe tokësore.
Shkallë vertikale në formën e emëruesit të një thyese tipike. Përdoret për njësitë hartografike planetare dhe tokësore.
Koordinatat për njësitë planetare dhe tokësore vendosen në nënfushat d, e, f dhe g. Çdo nënfushë ka gjatësinë e përcaktuar prej 8 karaktereve dhe përmban këto të dhëna:
hemisfera – një karakter ("w" = perëndim, "e" = lindje, "n" = veri, "s" = jug)
gradë (tre karaktere numerike)
minuta (dy karaktere numerike)
sekonda (dy karaktere numerike)
Numrat barazohen në të djathtë, ndërsa në pozicionet e papërdorura vendosen zero.
Shkalla këndore e hartave qiellore paraqitet në formë të një numri me 4 karaktere të barazuar në të djathtë, në pozicionet e papërdorura vendosen zero, duke e dhënë shkallën me milimetra.
Në nënfushat i, j, k dhe m vvendosen koordinatat për njësitë hartografike qiellore. Nënfushat i dhe j kanë nga tetë karaktere dhe përmbajnë të dhëna të njëjta si nënfushat f dhe g, vetëm se në fillim shënohet simboli "+" (për hemisferën qiellore veriore) ose simboli "-" (për hemisferën qiellore jugore). Nënfushat k dhe m kanë nga gjashtë karaktere dhe përmbajnë këto të dhëna: orë, minuta, sekonda (secila nga dy karaktere numerike). Numrat barazohen në të djathtë, në pozicionet e papërdorura vendosen zero (shih shembullin 5).
Ekuinoksi për njësitë hartografike qiellore jepet me vitin sipas kalendarit Gregorian. Numrat barazohen në të djathtë, ndërsa në pozicionet e papërdorura vendosen zero (shih shembullin 5).
Epoka për njësitë hartografike qiellore jepet me vitin sipas kalendarit Gregorian. Numrat barazohen në të djathtë, ndërsa në pozicionet e papërdorura vendosen zero (shih shembullin 5).
Kur shkalla nuk mund të përcaktohet, fusha përmban vetëm nënfushën a dhe koordinatat, nëse ato janë të pranishme në njësi.
Kur njësia përbëhet nga disa pjesë dhe ka disa shkallë horizontale dhe/ose vertikale, të gjitha shkallët vendosen në nënfushat të përsëritshme (shih shembujt 2, 6). Për tri ose më shumë shkallë mund të vendoset vargu i shkallëve në nënfushat b ose c; vlera më e vogël vendosen në nënfushën e parë, ndërsa në nënfushën e përsëritshme vlerën më të madhe.
Nëse koordinatat e hartës jepen për pikën qendrore dhe jo për skajet, vendoset dy herë gjatësia dhe gjerësia e boshtit qëndror, në nënfushat d dhe e (gjatësia) dhe nënfushat f dhe g (gjerësia). Në të njëjtën mënyrë veprohet kur pjerrësia dhe ngritja djathtas për hartat qiellore jepen bazuar në qendrën e hartës dhe jo në skajet e saj: pjerrësia vendoset në nënfushat i dhe j, ndërsa ngritja në nënfushat k dhe m.
Hartat dhe globet:
123 1⊔ aa b253440 de0790000 ee0860000 fn0200000 gn0120000 (Hartë që përmban pjesë të Indisë e cila është 4 inç me një milje (1 : 253440) gjatësia 79° L me 86°; gjerësia 20° L me 12° V.) 123 2⊔ aa b150000 b25000 de0150000 ee0173045 fn0013012 gs0023035 (Hartë e një pjese të Zairesë me shkallë lineare 1 : 150000 dhe 1 : 25000, gjatësia 15° L me 17°30′45 V; gjerësia 1°30′12 V me 2°30′35 J.)
Relieve:
123 2⊔ aa b744080 c96000 de1193000 ee1220000 fn0250000 gn0220000 (Hartë reliev e Tajvanit me shkallë horizontale 1 : 744080 dhe shkallë vertikale 1 : 96000; gjatësia 119°30′ L me 122° L; gjerësia 25° V me 22° V.) 123 2⊔ aa b90000 c10000 dw1120000 ew1090000 fn0600000 gn0490000 (Hartë reliev me pjesë të Alberta-s dhe Saskatchewan në Kanada me shkallë horizontale 1 : 90000 dhe shkallë vertikale 1 : 10000; gjatësia 109° P me 112° P; gjerësia 60° V me 49° V.)
Hartë qiellore:
123 0⊔ ab i-0160000 j-0490000 k163000 m193000 n1950 o1948 (Hartë qiellore me shkallë këndore, me pjerrësi -16° me -49°, ngritja djathtas nga 16 gradë 30 min në 19 gradë 30 min, ekuinoksi 1950, epoka 1948.) *
123 2⊔ aa b400000 b500000 b4000000 (Atllas që përmban harta në tri shkallë të ndryshme horizontale.)