COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

518 Titulli në drejtshkrimin bashkëkohor standard

Fusha përmban titullin, fjalë të caktuara të titullit ose ndonjë variant të titullit të njësisë në drejtshkrimin bashkëkohor standard. Atë e vendosni kur titulli në njësi është shumë i vjetër dhe ju dëshironi ta mundësoni kërkimin edhe me titullin në drejtshkrimin bashkëkohor. Fusha kryesisht përdoret për monografitë e vjetra (antikuarë).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
518Titulli në drejtshkrimin bashkëkohor standardr
aTitulli në drejtshkrimin bashkëkohor standardnr
eInformacioni tjetër për titullinr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit të parë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën "1" bëhet përshkrimi shtesë për titullin në drejtshkrimin bashkëkohor.

Vlera "0" përdoret edhe kur fusha nuk përmban komplet titullin, por vetem disa fjalë të përzgjedhura, të cilat mund të përmirësojnë kërkimin (shih shembullin 3).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

518a Titulli në drejtshkrimin bashkëkohor standard

Titulli ose fjalë të veçanta nga titulli të shënuara në drejtshkrimin bashkëkohor standard, pa nëntituj ose të dhëna për përgjegjësinë.

518e Informacioni tjetër për titullin

Nëntitujt dhe informacionet e tjera për titullin që shfaqen bashkë me titullin e shënuar në drejtshkrimin bashkëkohor standard në nënfushën a.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret vetëm kur titulli (titujt) është shumë i vjetër, sa që kërkimi i njësisë pa shënimin e titullit në drejtshkrimin bashkëkohor do të ishte shumë i vështirë ose i pamundur. Fusha 518 nuk plotësohet, nëse përmbajtja e vendosur është e njëjtë me përmbajtjen në nënfushën 500a – Titulli uniform.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200TITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË
Fusha përmban titullin e saktë kryesor që është i shënuar në formë të vjetër.
500TITULLI UNIFORM
Fusha përmban atë titull të cilin gjatë procesit të katalogimit e përzgjedhë institucioni bibliografik për nevojat e identifikimit të veprës, kur në njësi shfaqen tituj të ndryshëm.
510 -517VARIANTET E TITUJVE

SHEMBUJ

  1. 2001⊔aPistule, i Evanyelya
    5181⊔aPistule i evandelja
    (Institucioni katalogues ka nevojë për përshkrim shtesë të variantit të titullit, për këtë arsye vlera e treguesit është "1".)
  2. 2001⊔aǂThe ǂDescription of the Countrey of Aphrique …
    5181⊔aǂThe ǂdescription of the country of Africa …
  3. 2001⊔aUmbständliche Beurtheyling der Frage, ob das Erd-Beben zu Lissabonn der Ausdruck des Zornes Gottes sey
    5180⊔aUmständliche Beurteilung Erdbeben Lissabon sei
    (Disa fjalë të titullit përzgjedhen dhe shënohen në në drejtshkrimin bashkëkohor.)
  4. 2001⊔aǂIl ǂCavaliero della Croce Rossa, ola Leggenda della Sanità epoema i dodici canti fdall’inglese di Edmundo Spenser recato in verso italiano, detto ottava rima, da T.J. Mathias
    50010aǂThe ǂshepheardes calender mItalian
    5181⊔aǂThe ǂshepherd’s calendar
    (Titulli original në formën e vjetër është përzgjedhur për titull uniform; për këtë arsye në fushën 518 vendoset forma bashkëkohore e titullit uniform.)
  5. 2001⊔aDeffense des droits du roy catholique Charles II
    5181⊔aDéfense des droits du roi catholique Charles II
  6. 2001⊔aǂLes ǂavantures extravagantes du courtizan grotesque
    5181⊔aǂLes ǂaventures extravagantes du courtisan grotesque