COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bkorrik2007

520 Titulli i mëparshëm

Fusha përmban titullin e mëparshëm të burimit të integruar, kur titulli i saktë në regjistrimin ekzistues zëvendësohet me një titull të ri.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
520Titulli i mëparshëmr
aTitulli i saktë i mëparshëmnr
eInformacioni tjetër për titullinr
hNumri i pjesësnr
iTitulli i pjesësnr
jVitet ose datat e titullit të mëparshëmnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Shfaqja e shënimit
0Shënimi nuk shfaqet
1Shënimi shfaqet
2Nuk është i përcaktuar

Nëse vlera e treguesit të parë është "1" – Shënimi shfaqet, shënimi do të ndërtohet nga fraza hyrëse "Titulli i mëparshëm:" dhe të dhënat nga fusha 520.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

520a Titulli i saktë i mëparshëm

Titulli i saktë i mëparshëm i burimit të integruar.

520e Informacioni tjetër për titullin

Nëntitujt dhe informacionet e tjera për titullin që shfaqen bashkë me titullin e saktë të titullit të mëparshëm në nënfushën a.

520h Numri i pjesës

Numri i pjesës që lidhet me titullin e saktë në nënfushën a.

520i Titulli i pjesës

Titulli i pjesës që lidhet me titullin e saktë në nënfushën a.

520j Vitet ose datat e titullit të mëparshëm

Numërtimi i viteve (vëllimeve) në periudhën kur burimi i integruar kishte titullin e mëparshëm; nëse numërtimi nuk ekziston vendosen datat. Mund të vendoset edhe periudha.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret kur titulli i një burimi të integruar ndryshon. Titulli i ri vendoset në fushën 200, ndërsa titulli i mëparshëm transferohet në fushën 520. Regjistrim i ri krijohet vetëm në rastin e bashkimit të dy ose më shumë burimeve të integruara, ose në rastin e ndarjes në dy ose më shumë burime të integruara.

Fusha përsëritet për çdo titull të mëparshëm.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

43XFUSHAT PËR SHËNIMIN E TITUJVE TË MËPARSHËM
Këto fusha lidhëse përdoren për titujt e mëparshëm të burimit në vazhdim, kur çdo titull i mëparshëm i burimit në vazhdim është entitet bibliografik i veçantë dhe çdo titull katalogohet në një regjistrim të veçantë.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    2001⊔aZyra e Republikës së Kosovës për Ekonominë dhe Biznesin bBurim elektronik
    5201⊔aZyra e Republikës së Kosovës për Ekonominë
    (Faqja elektronike e Zyrës së Republikës së Kosovës për Ekonominë dhe Biznesin, ish Zyrës së Republikës së Kosovës për Ekonominë.)