COMARC/B | dhjetor | 2014 |
Fusha përmban një ose disa numra me gjashtë karaktere që përshkruajnë kohëzgjatjen e regjistrimit zanor ose kohëzgjatjen e parashikuar të një kompozimi, të paraqitur në partiturë.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
127 | Kohëzgjatja e regjistrimeve zanore dhe e kompozimit në muzikë | nr | |
a | Kohëzgjatja | r |
Nënfusha përmban një numër me gjashtë karaktere, i cili tregon kohëzgjatjen e regjistrimit zanor, një pjese të regjistrimit zanor ose kohëzgjatjen e parashikuar të kompozimit në partiturë. Koha është e ndarë në tri pjesë me nga dy karaktere, të cilat tregojnë orët, minutat dhe sekondat.
Kohëzgjatja e regjistrimeve zanore dhe kompozimeve në materialet muzikore të shtypura ose në dorëshkrim, vendoset në formë të koduar në fushën 127. Kohëzgjatja mund të vendoset edhe në formë të tekstit në fushën 300 – Shënimi i përgjithshëm (shih shembullin 3) ose në fushën 327 – Shënimi për përmbajtjen (shih shembullin 4).
127 ⊔⊔ a003100 a001839 (Kohëzgjatja e regjistrimit zanor me dy kompozime; njëri zgjat 31 minuta, ndërsa tjetri 18 minuta e 39 sekonda.) 127 ⊔⊔ a024600 (Kohëzgjatja e regjistrimit zanor është dy orë e 46 minuta.) 127 ⊔⊔ a001356 a002005 300 ⊔⊔ aDurations: 13:56; ca. 20:05 (Partiturë muzikore e shtypur me dy kompozime, i pari zgjat 13 minuta e 56 sekonda, ndërsa i dyti 20 minuta e 5 sekonda. Kohëzgjatja është paraqitur në formë shënimi edhe në fushën 300.) 127 ⊔⊔ a001635 a000957 a001049 327 ⊔⊔ aQuatrain II (16:35) aWater ways (9:57) aWaves (10:49) (Regjistrim zanor me tri pjesë muzikore. Kohëzgjatja është paraqitur edhe në shënimin për përmbajtjen.) *
127 ⊔⊔ a001530 (Partiturë për kompozimin që zgjatë 15 minuta e 30 sekonda.) *
127 ⊔⊔ a011556 215 ⊔⊔ a1 CD (75 min, 56 sek) (Oratorio në CD që zgjat një orë, 15 minuta e 56 sekonda.) *
127 ⊔⊔ a012513 a005846 215 ⊔⊔ (Regjistrimi zanor ndodhet në dy CD, për këtë arsye nënfusha 127a përsëritet.)