Loading [Contrib]/a11y/accessibility-menu.js

COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

HYRJE

0XX BLLOKU I IDENTIFIKIMIT
001 Etiketa e regjistrimit
010 Identifikuesi Standard Ndërkombëtar i Emrave (ISNI)
017 Identifikues të tjerë
035 Numrat e kontrollit të regjistrimeve në sistemet e tjera

1XX BLLOKU I TË DHËNAVE TË KODUARA
100 Të dhënat e përgjithshme për përpunimin
101 Gjuha e entitetit
102 Kombësia e entitetit
106 Përdorimi i pikëqasjes si emërtim lëndor
120 Të dhënat e koduara për emrin vetjak
123 Të dhënat e koduara për emrin gjeografik
128 Të dhënat e koduara për formën e veprës muzikore dhe tonalitetin
150 Të dhënat e koduara për emrin e organizatës
152 Rregullat
154 Të dhënat e koduara për titullin
160 Kodi për zonën gjeografike
180 Të dhënat e koduara për formën, zhanrin ose karakteristikat fizike
190 Data e lindjes/fillimit/krijimit*
191 Data e vdekjes/ndërprerjes/përfundimit*
192 Nënlloji i entitetit*

NËNFUSHAT E KONTROLLIT
Nënfusha 2  Kodi i sistemit
Nënfusha 3  Numri i regjistrimit
Nënfusha 5  Kodi për marrëdhënien
Nënfusha 7  Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjes
Nënfusha 8  Gjuha e katalogimit
Nënfusha 9  Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjes

PËRCAKTUESIT
Nënfusha j  Përcaktuesi i formës
Nënfusha x  Përcaktuesi i përgjithshëm
Nënfusha y  Përcaktuesi gjeografik
Nënfusha z  Përcaktuesi kohor

2XX BLLOKU I PIKËQASJEVE TË NJËSUARA
200 Pikëqasja e njësuar – emër vetjak
210 Pikëqasja e njësuar – emër organizate
215 Pikëqasja e njësuar – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik
220 Pikëqasja e njësuar – emër familje
230 Pikëqasja e njësuar – titull
240 Pikëqasja e njësuar – emër/titull
243 Pikëqasja e njësuar – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare
250 Pikëqasja e njësuar – emër i përgjithshëm
280 Pikëqasja e njësuar – forma, zhanri ose karakteristikat fizike

3XX BLLOKU I SHËNIMEVE
300 Shënimi informues
305 Shënimi referues në formë teksti "shih edhe"
310 Shënimi referues në formë teksti "shih"
320 Shënimi me referimin e përgjithshëm shpjegues
330 Shënimi i përgjithshëm për qëllimin
340 Shënimi për biografinë dhe veprimtarinë
356 Shënimi gjeografik

4XX BLLOKU I VARIANTEVE TË PIKËQASJEVE
400 Varianti i pikëqasjes – emër vetjak
410 Varianti i pikëqasjes – emër organizate
415 Varianti i pikëqasjes – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik
420 Varianti i pikëqasjes – emër familje
430 Varianti i pikëqasjes – titull
440 Varianti i pikëqasjes – emër/titull
443 Varianti i pikëqasjes – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare
450 Variant i pikëqasjes – emër i përgjithshëm
480 Varianti i pikëqasjes – forma, zhanri ose karakteristikat fizike

5XX BLLOKU I PIKËQASJEVE NË LIDHSHMËRI
500 Pikëqasja në lidhshmëri – emër vetjak
510 Pikëqasja në lidhshmëri – emër organizate
515 Pikëqasja në lidhshmëri – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik
520 Pikëqasja në lidhshmëri – emër familje
530 Pikëqasja në lidhshmëri – titull
540 Pikëqasja në lidhshmëri – emër/titull
543 Pikëqasja në lidhshmëri – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare
550 Pikëqasja në lidhshmëri – emër i përgjithshëm
580 Pikëqasja në lidhshmëri – forma, zhanri ose karakteristikat fizike

6XX BLLOKU I NUMRIT TË KLASIFIKIMIT
675 Klasifikimi Dhjetor Universal (KDU)
686 Klasifikime të tjera

7XX BLLOKU I PIKËQASJEVE TË NJËSUARA NË GJUHËT DHE/APO SHKRIMET E TJERA
700 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër vetjak
710 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër organizate
715 Pikëqasja e njësuar në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik
720 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër familje
730 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – titull
740 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër/titull
743 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër/titull konvecional për tekstet ligjore dhe fetare
750 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër i përgjithshëm
780 Pikëqasja në lidhshmëri në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër – forma, zhanri ose karakteristikat fizike

8XX BLLOKU I INFORMACIONIT PËR BURIMIN E TË DHËNAVE
801 Origjina e regjistrimit
810 E dhëna është në
815 E dhëna nuk është në
820 Të dhënat për përdorimin ose qëllimin
822 Të dhënat e barasvlershme në sistemet e tjera
830 Shënime të përgjithshme të kataloguesit
835 Të dhënat për pikëqasjen e fshirë
836 Të dhënat për pikëqasjen e zëvendësuar
856 Vendndodhja elektronike dhe qasja

9XX BLLOKU I PËRDORIMIT KOMBËTAR
911 Burimi i emrit*
915 Varianti i palidhur i pikëqasjes – emër vetjak**
916 Shënimi për konvertimin*
950 Pikëqasja në lidhshmëri e palidhur*
990 Rilidhjet*
991 Shënimi i redaktorit*
992 Fusha për nevojat lokale*

SHTOJCAT

A LISTA E FUSHAVE/NËNFUSHAVE
A.1 Regjistrimet e njësuara (CONOR)
A.2 Regjistrimet SGC
B LISTA E KODEVE PËR ZONAT GJEOGRAFIKE
B.1 Lista alfabetike e emrave
B.2 Lista alfabetike e kodeve
C INDEKSET PËR KËRKIM
C.1 Regjistrimet e njësuara (CONOR)
C.2 Regjistrimet e njësuara (SGC)
PDFCOMARC/Aqershor2021

250 Pikëqasja e njësuar – emër i përgjithshëm

Fusha përmban pikëqasjen lëndore në formën e emrit të përgjithshëm.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
250Pikëqasja e njësuar – emër i përgjithshëmnr
aElementi fillestarnr
nKodi për kategorinë lëndorenr
mKodi për nënkategorinë lëndorenr
xPërcaktuesi i përgjithshëmr
yPërcaktuesi gjeografikr
zPërcaktuesi kohorr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfushat x, y dhe z janë përshkruar në kapitullin Përcaktuesit, ndërsa nënfusha 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

250a Elementi fillestar

Termi në formën që e përcakton sistemi i përdorur i pikëqajeve lëndore.

250n Kodi për kategorinë lëndore

Kodi tregon kategorinë lëndore.

aprotagonistë

Termat që prezantojnë shkaktarët, pjesëmarrësit, përfaqësuesit ose ekzekutuesit e një veprimi (individual ose kolektiv): grupet demografike, organizatat dhe organizmat.

bveprime

Termat për llojet e ndryshme të veprimeve: aktivitetet, disiplinat dhe proceset.

cgjësende

Termat që kanë të bëjnë me entitetet e prekshme ose abstrakte: format, objektet, lëndët, hapësirat, gjërat materiale dhe jomateriale.

dkohë

Termat e lidhur me kohën: periudha dhe termat e tjerë kohorë.

250m Kodi për nënkategorinë lëndore

Kodi tregon nënkategorinë lëndore.

a1grupe demografike

Grupet e personave, që nuk i takojnë asnjë organizate, dhe personat e veçantë si pjesë e grupit, i cili është përcaktuar bazuar në karakteristikat specifike, siç është sjellja, veprimtaria ose statusi (gjendja juridike, e punësimit, shoqërore, fizike ose mentale, statusi civil, lidhja familjare, gjinia, mosha, përkatësia gjeografike dhe kombëtare). Shembuj: Gjeologët, Të papunët, Beqarët, Sllovenet.

a2organizata

Komunitetet e njerëzve me aspirata të përbashkëta, pavarësisht faktit se si dhe me çfarë qëllimi janë organizuar. Organizatat me sektorë të ndryshëm të veprimtarisë, institucionet publike dhe pjesët e organizatave. Shembuj: Institucionet shëndetësore, Shoqërit kulturore, Muzetë, Gjykatat etj.

Përjashtimet: Grupet e njerëzve që nuk janë të organizuar klasifikohen në "a1"; organizatat tek të cilat më e rëndësishme është struktura fizike (p.sh. fabrikat), se sa aspekti organizativ (siç e kanë bibliotekat), klasifikohen në "c2"; veprimtaritë ekonomike (p.sh. industria ushqimore), e jo organizatat që janë akterë kolektivë në këtë veprimtari (p.sh. siç janë bizneset ushqimore), klasifikohen në "b1".

a3organizma

Organizmat e gjallë (mikroorganizmat, bimët, kafshët, njerëzit), pjesët e tyre anatomike dhe grupet e organizmave. Shembuj: Fosilet, Qershia (bimë), Neandertalët, Mëlqia, Qentë e gjahut, Kolonitë (kafshë).

Përjashtime: Grupet e personave klasifikohen në "a1"; bashkësitë bimore në hapësirë (pyjet etj.) klasifikohen në "c4"; përbërësit themelor kimik klasifikohen në "c5".

b1veprime

Veprimet që i kryen akteri direkt i përcaktuar qartë. Këta janë termat nga disiplina ose fusha të ndryshme: arti dhe letërsia, shkenca dhe teknika, ekonomia, drejtësia, historia, ushtria, politika, teologjia, shkencat e informacionit, sporti dhe rekrecioni, aktivitetet mendore, aktivitetet intepretuese etj. Këtu bëjnë pjesë edhe termat e përgjithshëm siç janë: veprimi, përdorimi etj. Shembuj: Muzika, Inovacionet teknologjike, Katalogimi, Lojrat olimpike, Tenisi, Beteja në Akcium (Romë, 31 p.e.r.).

Përjashtime: Veprimet që nuk kanë akter direkt dhe krijohen nga një shkaktar (natyror, shoqëror etj.) klasifikohen në "b3"; kur mbulohen me terma të tjerë, përparësi u jepet këtyre të fundit.

b2diciplina

Veprimet që janë të lidhura me veprimtari kërkimore, me grumbullimin dhe shpërndarjen e dijes dhe kanë strukturë organizative formale (qendrat kërkimore, institutet universitare, botimet shkencore etj.). Këtu bëjnë pjesë: shkenca, shkencat humane dhe natyrore, mjekësia, teknika dhe disiplinat për zbatim të përgjithshëm (p.sh. statistika, shkencat e informacionit). Shembuj: Paleontologjia, Leksikologjia, Etika, Bibliografia, Shkencat e mjedisit, E drejta penale.

Përjashtime: Pseudodisiplinat (p.sh. astrologjia) dhe disiplinat në të cilat komponentet praktike qartë dominojnë mbi ato kërkimore (p.sh. kirurgjia), klasifikohen në "b1".

b3procese

Veprimet, të cilat nuk i shkakton një akter i vetëm (personi ose organizata), mirëpo kanë disa shkaktarë (natyrorë ose shoqërorë). Shembuj tipikë janë proceset biologjike (p.sh. sëmundjet) dhe proceset shoqërore (p.sh. lëvizjet kulturore). Këtu bëjnë pjesë proceset e ndryshme si: fizike, biologjike, kimike, psikologjike, mjedisore, ekonomike, kulturore, historike etj. Shembuj: Plakja, Ciklonet tropikale, Paqja, Budizmi, Religjioni dhe problemet shoqërore, Epidemitë, Lufta e Dytë Botërore (1939–1945).

Përjashtime: Nëse bëhet fjalë për veprime, të cilat nuk i shkakton një akter i vetëm dhe në të njëjtën kohë pikëpamja e procesit nuk dominon, ato klasifikohen në "b1".

c1forma

Entitetet që janë lëndore, abstrakte ose frut i krijimtarisë njerëzore dhe kanë formën e tyre të të shprehurit (me shkrim, përmes muzikës etj.). Këtu bëjnë pjesë termat për "zhanret" dhe "format", që dokumentet i prezantojnë në mënyrë konkrete si formë fizike ose në mënyrë abstrakte si formë e veprimtarisë intelektuale. Përfaqësohen fusha të ndryshme të komunikimit: gjuha (shkrimi, figurat retorike), arti dhe aktivitetet interpretuese (skenarët, portretet), letërsia (llojet dhe zhanret letrare, letërsia popullore), muzika (zhanret dhe veprat muzikore). Shembuj: Librat, Metonimia, Gjuha shqipe, Përkthimet në gjuhën franceze, Përrallat, Simfonia.

Përjashtime: Dokumentet, tek të cilat në plan të parë nuk është forma fizike, mirëpo mjetet për arritjen e një qëllimit (p.sh. statutet), klasifikohen në "c6".

c2objekte

Gjërat që mund të preken dhe janë të palëvizshme. Hapësirën mund ta zënë përgjithmonë ose përkohësisht (p.sh. zona e ndërtimit). Këtu bëjnë pjesë konstruksionet e ndryshme (p.sh. ndërtesat) dhe infrastruktura. Shembuj: Amfiteatret, Laboratorët, Ballkonët, Altarët, Konstruksionet bartëse, Fortifikatat, Kanalet.

c3lëndë

Gjërat që mund të preken dhe janë të lëvizshme. Këtu bëjnë pjesë edhe gjërat e përmasave shumë të mëdha, nëse janë potencialisht të lëvizshme. Dominon aspekti fizik. Shembuj: Talismanët, Kitara, Mbetjet arkeologjike, MAN (kamionë), Avionët.

Përjashtime: Lëndët që nuk janë të lëvizshme klasifikohen në "c2" (nëse vetitë e të dyjave mbulohen, përparësi u jepet objekteve); bartësit fizikë të informacioneve, tek të cilët përmbajtja e të dhënave ose mesazhi janë në plan të parë, klasifikohen në "c1".

c4hapësirë

Termat nga hapësira, krahina, zona dhe termat e tjerë që janë të lidhur me hapësirën, e jo me entitetin që e zë atë hapësirë. Këtu bëjnë pjesë edhe termat e lidhur me kozmosin. Shembuj: Kopshtet, Fshati, Llixhat, Shtetet e Bashkimit Evropian, Toka, Atmosfera, Yjet.

Përjashtime: Nëse gjërat zënë përgjithmonë hapësirën fizike, e cila ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të ndërhyrjes njerëzore dhe jo për shkak të ndryshimit të krahinës, ato klasifikohen në "c2". Zonat e ndërtimit (p.sh. zonat banesore, zonat urbane) klasifikohen në "c2", kur aspekti i ndërtimit hedh hije mbi natyrën hapësinore të termit, domethënë nëse janë të përfaqësuara nga aspekti arkitekturor dhe inxhinierik dhe jo ai shoqëror, urbanistik ose ekologjik.

c5substanca

Termat që kanë të bëjnë me substancën (përbërja, vetitë, gjendja fizike) dhe vet substancat: elementet kimike, substancat kimike dhe fizike si dhe produktet ose materialet, që kanë pësuar transformim të caktuar, mirëpo ende nuk janë lëndë (ekstraktet, produktet e përpunuara, gjysëmproduktet). Këtu bëjnë pjesë edhe produktet, të cilat pavarësisht transformimit nuk humbin natyrën e tyre (ushqimet, medikamentet etj.). Shembuj: Mikrostruktura, Vetitë fizike, Natriumi, Mineralet, Uji, Tymi, Atomi, Vitamina C, Mjalta, Vera, Mishi i deles, Qershia (frutat), Antibiotikët.

Përjashtime: Produktet e gatshme klasifikohen në "c3"; produktet jomateriale të veprimtarisë njerëzore klasifikohen në "c6" ose në "c1".

c6mjete josubstanciale

Gjërat, elementet, situatat dhe termat abstraktë, që janë mjete me anë të të cilave dëshironi të arrini diçka. Përmbajtjet lëndore janë dytësore (p.sh. bilancet, aktet ligjore janë kryesisht financiare dhe mjete ligjore, e më vonë edhe dokumente). Këtu bëjnë pjesë mjetet për përdorim të përgjithshëm, mjetet për vlerësim dhe mjetet e tjera të lidhura me disiplinat dhe veprimtaritë, siç janë mjetet ekonomike dhe ligjore, termat filozofikë, mjetet e shkencës dhe teknologjisë me konceptet e tyre, metodat dhe teoritë. Shembuj: Paratë, Pagat, Tregu financiar, Ligji, Të drejtat e grave, Skolastika, Ligji i Avogadros, Darvinizmi, Teoria e shumicës.

Përjashtime: Dokumentet, tek të cilat në plan të parë është forma fizike dhe nuk janë vetëm mjete për arritjen e ndonjë qëllimi, klasifikohen në "c1".

d1periudha

Intervali kohor dhe periudha në historinë njerëzore dhe tokësore. Shembuj: Ditët, Gusht, Vera, Puberteti, Mosha, Neoliti, Mesjeta, Shekulli 1, 1980 (viti).

d2koncepte të tjera kohore

Termat e përgjithshëm, tek të cilët në plan të parë është aspekti kohor. Shembuj: Saktësia (koha), Vonesa, Orari i punës, Përvjetorët, Festat.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit të përgjithshëm si pikëqasje lëndore, që është përcaktuar në përputhje me sistemin e emërtimeve lëndore.

Në SGC përcaktuesi përdoret vetëm në regjistrimet referuese.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

450VARIANT I PIKËQASJES – EMËR I PËRGJITHSHËM
550PIKËQASJA NË LIDHSHMËRI – EMËR I PËRGJITHSHËM
750PIKËQASJA E NJËSUAR NË GJUHË DHE/APO SHKRIM TJETËR – EMËR I PËRGJITHSHËM

SHEMBUJ

  1. 250⊔⊔aEducation yItaly
  2. 250⊔⊔aConstruction industry xLaw and legislation
  3. 250⊔⊔aBiology xPeriodicals
  4. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔aAntropologjia
  5. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔aSinteza organike (kimia)
  6. *

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔nc mc3 aTrobila
  7. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔nb mb1 aTrafiku hekurudhor
  8. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔na ma2 aSupermarketet
  9. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔nc mc6 aLinux (sistem operativ)
  10. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔nc mc2 aNdërtesa betoni
  11. * COBISS.net

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔nc mc4 aMetropolet