COMARC/A | mars | 2018 |
Fusha përdoret për shënimin e të dhënave që tregojnë se cilat regjistrime bibliografike duhet të rilidhen me disa regjistrime të tjera të njësuara. Fusha përdoret për rilidhjen automatike të regjistrimeve në bazat bibliografike të të dhënave.
Nënfushat e përsëritshme përmbajnë numrat identifikues të regjistrimeve bibliografike, të cilat duhet të rilidhen me një regjistrim të ri të njësuar.
Nëse në bazën bibliografike të të dhënave, fushat për personat e ndryshëm me të njëjtin emër janë lidhur gabimisht me regjistrimin e njëjtë të njësuar, këto regjistrime të njësuara duhet të ndahen në disa regjistrime të njësuara. Në bazën bibliografike duhet të kontrollohen të gjitha regjistrimet, që janë të lidhura në një regjistrim të tillë të njësuar, dhe të shikohet cilat regjistrime, cilit person i takojnë.
Fusha 990 përdoret në rastet kur numri i regjistrimeve bibliografike që duhet të rilidhen është i vogël. Shumica e regjistrimeve bibliografike mbeten të lidhura me regjistrimin përkatëse të njësuar, ndërsa për personat e tjerë krijohen regjistrimet e njësuara shtesë.
Në regjistrimin e njësuar ekzistues, për çdo regjistrim të ri të njësuar shtohet nga një fushë 990 me ID-në e regjistrimit të ri të njësuar në nënfushën n dhe me ID-të e regjistrimeve bibliografike, të cilat duhet të lidhen me të, në nënfushat e përsëritshme b. Gjatë bashkërendimit të bazës bibliografike me atë të njësuar, në këto regjistrime bibliografike, lidhja me ID-në e regjistrimit të njësuar të ndarë zëvendësohet me lidhjen me ID-në e regjistrimit të ri të njësuar.
*
200 ⊔1 aMilčinski bFran f1867-1932 (Regjistrim i njësuar për Fran Milčinski (n.z.1).) *
200 ⊔1 aMilčinski bFrane f1914-1988 990 ⊔⊔ a20011212 b<b.z.1> n<n.z.1> (Regjistrim i njësuar për Frane Milčinski. Regjistrimi bibliografik (b.z.1) është lidhur gabimisht me regjistrimin e njësuar për Frane Milčinski në vend se të lidhet me regjistrimin për Fran Milčinski (n.z.1). Lidhja me nënfushën 3 në fushën 70X në bazën bibliografike do të përmirësohet në mënyrë automatike.)