COMARC/A | tetor | 2020 |
Fusha 915 përdoret në regjistrimet e njësuara, të cilat janë krijuar në mënyrë automatike, bazuar në të dhënat në regjistrimet bibliografike. Gjatë konvertimit fillestar, në fushën e përsëritshme 915 janë transferuar variantet e formave të emrit (variantet e pikëqasjes) nga fushat 901 e 902 në bazën bibliografike, që nuk kanë qenë të lidhura saktë me fushat përkatëse 701 dhe 702 (p.sh. ka munguar nënfusha 7016 për lidhjen e fushave 701 dhe 901, përkatësisht 702 dhe 902).
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Nuk është i përcaktuar | |
2 | Mënyra e shënimit të emrit | |
0 | shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri | |
1 | shënohet mbiemri dhe emri |
Treguesi përcakton nëse emri është vendosur në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) ose në formë të përmbysur (mbiemri dhe emri).
Nënfushat nga a deri f janë përshkruar tek fusha 200, ndërsa nënfusha 5 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.