COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2018

835 Të dhënat për pikëqasjen e fshirë

Fusha shpjegon se përse pikëqasja në fushën 2XX është fshirë nga baza e njësuar e të dhënave. Fusha 835 plotësohet në regjistrimet, në të cilat në nënfushën 001a – Statusi i regjistrimit ndodhet kodi "d" – regjistrim i fshirë ose "r" – regjistrim i ndarë.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
835Të dhënat për pikëqasjen e fshirër
aTeksti i shënimitr
bPikëqasja zëvendësueser
dData e veprimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

835a Teksti i shënimit

Nënfusha përmban shpjegimin.

835b Pikëqasja zëvendësuese

Nënfusha përmban pikëqasjen, e cila ka zëvendësuar pikëqasjen e fshirë në fushën 2XX.

835d Data e veprimit

Data e veprimit shënohet në formën VVVVMMDD. Nëse përdorni fushën 835, plotësimi i kësaj nënfushe është i domosdoshëm.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

001aETIKETA E REGJISTRIMIT, Statusi i regjistrimit

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    001⊔⊔ar
    200⊔1aBartol bTomaž
    835⊔⊔aAdashë bBartol, Tomaž, 1962- bBartol, Tomaž, 1968- d20011212