COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Atetor2020

B Lista e kodeve për zonat gjeografike

Kodet për zonat gjeografike përdoren në fushën 160 dhe mundësojnë kërkim të gjerë për zonat gjeografike në regjistrimet e njësuara. Kodet përcaktojnë entitetet gjeografike në nivel shteti dhe më gjerë, ndërsa në rastet e disa shteteve edhe ndarjet administrative në nivelin më të lartë. Lista e kodeve të zonave gjeografike bazohet në versionin e përditësuar online të listës së kodeve të Bibliotekës së Kongresit Marc Code List for Geographic Areas: https://www.loc.gov/marc/geoareas/. Në listë kodet janë të renditura në mënyrë alfabetike bashkë me emërtimin e tyre dhe hyrjen, në të cilën shpjegohet struktura e kodeve dhe ndërtimi i listës së kodeve si dhe janë dhënë udhëzimet për përdorim. Për përdorim të saktë dhe të qëndrueshëm të kodeve për zonat gjeografike është shumë me rëndësi lista alfabetike e emrave për zonat gjeografike, e cila përmban edhe lloje të ndryshme të referimeve.

B.1 Lista alfabetike e emrave

Lista alfabetike e emrave me referimet është përshtatur me nevojat e sistemit COBISS.SI. Lista, në të njëjtën mënyrë duhet të përshtatet edhe në sistemet e tjera COBISS në kuadër të COBISS.Net. Lista alfabetike e emrave e Bibliotekës së Kongreseve është e disponueshme në adresën https://www.loc.gov/marc/geoareas/gacs_name.html, ndërsa lista sllovene alfabetike e emrave në adresën http://home.izum.si/izum/e-prirocniki/2_COMARC_A/Dodatek_B1.pdf.