• --

      Ditë

    • :
    • --

      Orë

    • :
    • --

      Minuta

    • :
    • --

      Sekonda

    MIRË SE VINI

    28-29 nëntor 2018
    Instituti i Shkencave të Informacionit në Maribor

    KONFERENCA COBISS 2018

Njoftim për mbajtjen e konferencës COBISS 2018

Në Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor tashmë po i gëzohemi veshtës së këtij viti, kur do të mbahet konferenca tradicionale ndërkombëtare COBISS. Konferenca do të zhvillohet në hapësirat e IZUM-it në Maribor nga dt. 27 deri 29 nëntor 2018. Dita e parë u dedikohet vetëm mysafirëve nga Sllovenia, dita e dytë vetëm mysafirëve nga shtetet anëtare të COBISS.Net, ndërsa dita e tretë takimit të qendrave kombëtare COBISS.

Konferenca COBISS do të ofroj tema interesante. Me temën qendrore Biblioteka shkollore në rrjetin global bibliotekar të informacionit, dëshirojmë të flasim për vlerat shtesë që ka përfshirja e bibliotekave shkollore në sistemin COBISS. Do të prezantohen edhe disa risi në sistemin COBISS dhe prezantime të tjera, për të cilat do të kujdesen lektorët kompetentë nga Sllovenia dhe jashtë saj.

Në konferencë do të ketë mjaftueshëm mundësi për shoqërim dhe shkëmbim të ideve profesionale – si në program, ashtu edhe në takimin e mbrëmjes, të cilin do ta pasuroj programi kulturor.

Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë, por për pjesëmarrje duhet të aplikoni. Rreth aplikimit do të njoftoheni kur të dihen hollësitë rreth programit dhe kur të përgatitet faqja elektronike. Deri atëherë ju lutemi, që në kalendar të nënvizoni datat 28 dhe 29 nëntor.

Jeni të mirë se ardhur!

Dr. Aleš Bošnjak
Drejtor

Historia

 
 

ORGANIZATOR
IZUM

Programi i konferencës

28.11.

E mërkurë

  • Regjistrimi i pjesëmarrësve

  • Talentët e rinj të IZUM-it: Program kulturor
    Aleš Bošnjak (drejtor i IZUM-it): Fjalë përshëndetëse
    Zdravko Kačič (rektor i Universitetit të Mariborit): Fjalë përshëndetëse

  • Dorothy Williams (Robert Gordon University): Ndikimi i bibliotekave shkollore në procesin e mësimit

  • Vesna Čopič (Ministria e Arsimit): Në rrugë drejt versionit slloven të zbatimit të udhëzimeve të IFLA-s për bibliotekat shkollore

  • Romana Fekonja (Instituti Kombëtar i Edukimit, Slloveni): Gjendja e bibliotekave shkollore

  • Pushimi i kafës

  • Davor Bračko (IZUM): Dimensionet e COBISS-it

  • Tatjana Aparac-Jelušić: Kompetencat e profesionistëve bibliotekar dhe të informacionit: sfidat në mjedisin e ndryshueshëm social e kulturor

  • Sabina Fras Popović (Biblioteka Publike e Mariborit): Ndërgjegjësimi dhe ndërgjegjja profesionale: bashkëpunimi dhe bashkëndërtimi

  • Pushimi i drekës

  • Matjaž Perc (Universiteti i Mariborit): Mijëvjeçari i arteve të bukura përmes syrit të fizikës

  • Davor Šoštarič (IZUM): GDPR

  • Gordana Mazić (IZUM): CONOR.SR – kontrolli i njësuar i emrave vetjakë, përse është i nevojshëm?

  • Robert Vehovec (IZUM): COBISS+ për .net

  • Pushimi i kafës

  • Romana Muhvič Šumandl (IZUM): Projekti i përfshirjes së bibliotekave shkollore në COBISS

  • Urša Bajda (kryetare e seksionit të ZBDS-së për bibliotekat shkollore): SAOP >WinKnj>COBISS

  • Janko Strahinič (Shkolla Fillore Metlika): Përdorimi i COBISS-it në bibliotekën e shkollës

  • Mbyllja e programit

  • Darka shoqërore me program kulturor

29.11.

E enjte

  • Regjistrimi i pjesëmarrësve

  • Romana Muhvič Šumandl (IZUM): Fjalë përshëndetëse për COBISS.net

  • Qendra Kombëtare COBISS (SR): Raporti i Qendrës Kombëtare (SR)

  • Qendra Kombëtare COBISS (RS): Raporti i Qendrës Kombëtare (RS)

  • Qendra Kombëtare COBISS (BH): Raporti i Qendrës Kombëtare (BH)

  • Qendra Kombëtare COBISS (CG): Raporti i Qendrës Kombëtare (CG)

  • Qendra Kombëtare COBISS (MK): Raporti i Qendrës Kombëtare (MK)

  • Qendra Kombëtare COBISS (BG): Raporti i Qendrës Kombëtare (BG)

  • Qendra Kombëtare COBISS (AL): Raporti i Qendrës Kombëtare (AL)

  • Pushimi i kafës

  • Dejan Valh (IZUM): Mjetet dhe procedurat për sigurimin e rrjetit dhe të dhënave në IZUM

  • Mira Folnovič (IZUM): Regjistrimi online

  • Matjaž Zalokar, Biserka Fortuna (IZUM): Prezantimi i SGC-së

  • Mbyllja e programit

  • Dreka

Prezantimet

28.11.

E mërkurë

  • Në përgatitje
29.11.

E enjte

  • Në përgatitje

KONTAKTI

Shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër, nëse udhëtojnë me pasaportë biometrike, që është e vlefshme të paktën tre muaj pas hyrjes në Republikën e Sllovenisë.

Informacionet zyrtare: www.mzz.gov.si/en/entry_and_residence/

IZUM

Instituti i Shkencave të Informacionit, Maribor, Sllovenia