• MIRËSEVINI

    22-23 nëntor 2016
    Instituti i Shkencave të Informacionit në Maribor

    KONFERENCA COBISS 2016

Njoftim për mbajtjen e konferencës COBISS 2016

Instituti i Shkencave të Informacionit në Maribor (IZUM) vazhdon me organizimin e konferencës tradicionale ndërkombëtare COBISS. Edhe konferenca e këtij viti COBISS 2016, e cila do të mbahet më dt. 22 dhe 23 nëntor 2016, në hapësirat e reja të IZUM-it në Maribor, do të ofroj tema interesante. Pritet pjesmarrje e lektorëve kompetentë dhe besojmë, që përmbajtja e konferencës do të sjellë një numër të madh të sfidave atraktive.

Sikurse në konferencën e kaluar, edhe kësaj radhe temat e goditura do të jenë ditën e parë, ndërsa në ditën e dytë do të ketë tema konkrete me përmbajtje teknologjike. Gjatë konferencës do të ketë mundësi të shumta për njohje të ndërsjella, përtëritje të njohurive profesionale dhe personale, si dhe shkëmbim të përvojave. Nuk do të mungoj as takimi tradicional i mbrëmjes.

Për hollësi të tjera të programit të konferencës do t'ju njoftojmë në vazhdimësi në faqen tonë elektronike. Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë, por për pjesëmarrje duhet të aplikoni. Ju lutemi, që në kalendarët tuaj të nënvizoni datat 22 dhe 23 nëntor dhe ju ftojmë, që së bashku të kontribuojmë në suksesin e konferencës COBISS 2016.

Davor Šoštarič,
u.d. drejtor

Historia

 
 

ORGANIZATOR
IZUM

Programi i konferencës

programi.pdf

22.11.

E martë

  • Regjistrimi i pjesëmarrësve

  • Hapja e konferencës me fjalën përshëndetëse dhe programin kulturor

  • Jovan Kurbalija, Dejan Dinčić (Diplo Foundation, Malta dhe Zvicra): Si t'i mbrojmë bibliotekat në epokën e digjitalizimit

  • Johan Stapel (Biblioteka Kombëtare e Holandës, Hagë): Zhvillimi i bibliotekës kombëtare digjitale

  • Rasmus Fangel Vestergaard (Biblbioteka Valby, Kopenhagë, Danimarkë): Bibliotekat e Kopenhagës dhe gjenerata Z

  • Pushim

  • Ema Dornik (IZUM, Slloveni): Shtrirja dhe ndikimi i punës cilësore të kataloguesve

  • Miro Pušnik (CTK, Slloveni) et al.: Analiza e botimeve me akces të hapur të autorëve sllovenë në vitin 2015: ndikimi dhe ekonomizimi

  • Birgit Maria Hörzer (Biblioteka Universitare e Gracit): Sfidat e katalogimit në një botë gjithnjë e më të lidhur: a mund të ofrojnë zgjidhje FRBR dhe RDA?

  • Dreka

  • Robert Vehovec (IZUM, Slloveni):
    COBISS+ (OPAC v7)

  • Simon Ošo (ARRS, Slloveni): Përdorimi i vlerësimeve sasiore në procedurën e përzgjedhjes së aplikimeve në Agjensinë për Veprimtarinë Kërkimore të Republikës së Sllovenisë

  • Aleksandra Surla (përkthyesi i pavarur, Bilbrook, Britani e Madhe): Qasja në bazat e të dhënave: lexim për të gjithë

  • Nina Bunjevac Salkić (Biblioteka Publike Maglaj, Bosnjë e Hercegovinë): Ana pozitive e bibliotekonomisë

  • Pushim

  • Darka e pritjes

23.11.

E mërkurë

  • Regjistrimi i pjesëmarrësve

  • Fjala e mirëseardhjes (Davor Šoštarič)

  • Raportet e qendrave kombëtare COBISS

  • Aida Mahmutović (IGF/MAG, Gjeneva, Zvicra): Dialogu për administrimin e internetit në Evropën Juglindore

  • Pushim

  • Lidija Curk (IZUM, Slloveni): Të rejat në bibliografi

  • Andrej Korošec (IZUM, Slloveni): Përditësimi online në E-CRIS

  • Miro Tržan (Biblioteka e qytetit, Lubjanë, Slloveni): Modeli afarist i pasurimit të unifikuar dhe përpunimi i materialit bibliotekar në bibliotekat publike

  • Aleš Bošnjak (IZUM, Slloveni): Portali Kualifikimi

  • Pushim

  • Vojko Ambrožič (IZUM, Slloveni): Arkitektura OPAC

  • Miran Petek (IZUM, Slloveni): Repositorët e objekteve digjitale

  • Zdenka Kamenšek (IZUM, Slloveni): COBISS3/Eksporti i të dhënave

  • Davor Šoštarič (IZUM, Slloveni): Shërbimet më pak të njohura në platformën COBISS

  • Branko Zebec (IZUM, Slloveni): Hapësirat e së ardhmes

  • Pushim (dreka)

Prezantimet

KONTAKTI

Shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër, nëse udhëtojnë me pasaportë biometrike, që është e vlefshme të paktën tre muaj pas hyrjes në Republikën e Sllovenisë.

Informacionet zyrtare: www.mzz.gov.si/en/travel_and_visa_information/visa_information/general_information/

IZUM

Instituti i Shkencave të Informacionit, Maribor, Sllovenia

  • Telefon: +386 2 2520 331
  • Faks: +386 2 2520 336