Konferenca COBISS 2011
SlovenskiEngleskiSrpskiMakedonskiBolgarskiHOMEProgramProgramProgram
 
15–16 nëntor 2011

Në konferencë morën pjesë
351 pjesëmarrës.



V E N D I

Habakuk Convention Centre
Vendi



H I S T O R I A

Konferenca COBISS:

KONFERENCA COBISS 2011

Konferenca COBISS 2011 u mbajt më 15 dhe 16 nëntor në Qendrën e Kongreseve të Hotelit Habakuk në Maribor. Kjo konferencë e tetëmbëdhjetë në seri është bërë një takim konstant dhe profesional për bibliotekarët dhe profesionistët e IT-së në rajon. Më shumë se 350 pjesëmarrës erdhën nga njëmbëdhjetë vende, shumica prej tyre nga vendet që përdorin COBISS-in si sistemin e tyre kombëtar.

Tema kryesore e konferencës ishte rrjedhja e lirë e informacionit bibliografik, e cila është në përputhje me objektivin e përgjithshëm të konferencave të mbajtura më parë. Qëllimi i kësaj konference është ti bëj njerëzit të vetdijshëm për zhvillimin profesional si brenda dhe jashtë Sllovenisë, si edhe të riforcojë kohezionin brenda bashkësisë ndërkombëtare të ekspertëve të cilët zhvillojnë dhe përdorin COBISS-in. Në pjesën hyrëse të konferencës prezantimet u mbajtën nga të ftuarit; midis tyre Jay Jordan, President i OCLC-së, Richard Wallis, ekspert nga Talis dhe Alan Danskin, Kryetar i RDA nga British Library. Këta u pasuan nga një grup ligjëratash të mbajtura nga ekpertët sllovenë: Dr. Melita Ambrožič (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare), Dr. Maja Bogataj Jančič (Instituti i Pronës Intelektuale) dhe Dr. Svetlana Slapšak (Instituti i Studimeve Humanitare). Dita pas konferencës përbëhej nga Seksioni A mbi inovacionet teknologjike në sistemin COBISS me njëzet kontribute dhe Seksioni B mbi rolin e studentëve alumni COBISS me tetë kontribute.

Shumica e kontributeve të konferencës janë botuar ose në formën e një përmbledhjeje ose në formën e tyre integrale në Punimet e Konferencës COBISS 2011 (në Volumin XVI, numri 2011/4 i revistës profesionale të IZUM-it "Organizacija znanja").

Dy ngjarje shoqëruan konferencën: nënshkrimi i Letrës së Qëllimit për themelimin e partneritetit strategjik OCLC-IZUM dhe vendimi i marrë menjëherë nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në Paris duke e paraprirë konferencën, sipas së cilës IZUM-it iu dha statusi i "Qendrës nën kujdesin e UNESCO-s".

Konferencat COBISS kanë luajtur një rol të rëndësishëm në realizimin e misionit dhe detyrave të një institucioni publik dhe kanë kontribuar në rolin udhëheqës të Sllovenisë në zhvillimin e shkencës së bibliotekës në rajon, e cila është edhe pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim të Qeverisë sllovene.

Davor Šoštarič
drejtor



O R G A N I Z A T O R

IZUM




S P O N S O R Ë

HP


ADD


Lancom


Datascan

ProQuest


 
e-mail © 2011 IZUM e-mail