COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

5XX BLLOKU I TITUJVE NË LIDHSHMËRI

LISTA E FUSHAVE

500Titulli uniform
501Titulli i përbashkët uniform
503Nënemërtimi formal*
510Titulli i saktë paralel
512Titulli i kapakut
513Titulli në faqen paralele të titullit
514Titulli i kreut
515Titulli në çdo faqe
516Titulli në shpinë
517Variante të tjera të titullit
518Titulli në drejtshkrimin bashkëkohor standard
520Titulli i mëparshëm
530Titulli kyç
531Titulli kyç i shkurtuar
532Titulli i zgjeruar
539Titulli i saktë me komandat LaTeX*
540Titulli shtesë i vënë nga kataloguesi
541Titulli i përkthyer i vënë nga kataloguesi

Ky bllok përdoret për shënimin e të dhënave për titujt (përveç titullit kryesor), të cilët lidhen me njësinë që katalogohet dhe zakonisht ndodhen brenda saj.

Në shumicën e fushave të bllokut 5XX treguesi 1 përcakton rëndësinë e titullit. Vlera "1" në këto fusha do të thotë se për këtë titull do të ketë një skedë shtesë. Përzgjedhja e vlerës së treguesit të parë është e rëndësishme vetëm në sistemet, në të cilat shtypen skedat për katalogun manual.