COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

517 Variante të tjera të titullit

Fusha përmban çfarëdo varianti të titullit që nuk u përket fushave 510516 ose 518, p.sh. titulli i vendosur nga libërlidhësi, titulli i shkurtuar, titulli në mbështjellësin e librit, titulli në kuti, titull i pjesshëm, titull i varur etj.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
517Variante të tjera të titullitr
aVarianti i titullitnr
eInformacioni tjetër për titullinr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit të parë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën "1" bëhet përshkrimi shtesë për variantin e titullit.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

517a Varianti i titullit

Varianti i titullit pa nëntituj ose të dhëna për përgjegjësinë.

517e Informacioni tjetër për titullin

Nëntitujt dhe informacionet e tjera për titullin që shfaqen bashkë me variantin e titullit në nënfushën a.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Shënimet që kanë të bëjnë me këtë titull bëhen në fushën 300 ose 320.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

510 -516LLOJE TË CAKTUARA TË VARIANTEVE TË TITUJVE
Kur varianti i titullit mund të përcaktohet saktë ai vendoset në njërën nga fushat 510 deri 516.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    5171⊔aScotland
    300⊔⊔aTitulli i vendosur nga libërlidhësi: Scotland
    (Institucioni katalogues ka nevojë për përshkrim shtesë të variantit të titullit, për këtë arsye vlera e treguesit është "1".)
  2. * COBISS.net

    5171⊔aGregorian chants from Hungary
    300⊔⊔aTitulli në kasetë: Gregorian chants from Hungary
    (Titulli i saktë kryesor i botimit në formë brochure është Magyar Gregorianum.)
  3. * COBISS.net

    2001⊔aComputing engineering index
    300⊔⊔aI njohur edhe si: COMPENDEX
    5171⊔aCOMPENDEX
    (Indeksi është i njohur edhe me akronimin.)
  4. * COBISS.net

    2001⊔aTridhjetë vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
    300⊔⊔aTit. në kolofon: Tridhjetë vjet ASHAK
    5170⊔aTridhjetë vjet ASHAK
  5. * COBISS.net

    2000⊔a(Vetë)perceptimet e të rinjëve në fushën e politikës esfidat për nënshtetësinë fFlorian Hoxha, Tina Balaj
    320⊔⊔aPërmbledhje ; Sintesi: (Auto)percezione dei giovani nel campo politico : sfide per la cittadinanza ; Summary: (Self)perception of the young in the political field : challenges for citizenship
    5170⊔a(Auto)percezione dei giovani nel campo politico esfide per la cittadinanza
    5170⊔a(Self)perception of the young in the political field echallenges for citizenship
    (Për shkak se në fushën 320 është vendosur titulli me nëntitujt e përmbledhjes në gjuhën italiane dhe angleze, të dy nëntitujt vendosen edhe në fushën e përsëritshme 517.)