COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

516 Titulli në shpinë

Fusha përmban titullin që shfaqet në shpinën e njësisë dhe ndryshon nga titulli i saktë në fushën 200.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
516Titulli në shpinër
aTitulli në shpinënr
eInformacioni tjetër për titullinr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit të parë përcakton përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Nëse treguesi ka vlerën "1" bëhet përshkrimi shtesë për titullin në shpinë.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

516a Titulli në shpinë

Titulli nga shpina e njësisë pa nëntituj ose të dhëna për përgjegjësinë.

516e Informacioni tjetër për titullin

Nëntitujt dhe informacionet e tjera për titullin që shfaqen bashkë me titullin në shpinë në nënfushën a.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret kur titulli në shpinë ndryshon nga titulli i saktë.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

300SHËNIMI I PËRGJITHSHËM
Kjo fushë përdoret edhe për shënimin e titullit në shpinën e njësisë. Gjatë shënimit përdoret fraza hyrëse përkatëse.

SHEMBUJ

  1. 5161⊔aǂThe ǂcomplete guide to selecting plays
    (Libri me titull The guide to selecting plays for performance në shpinën e librit ka titullin The complete guide to selecting plays. Institucioni katalogues ka nevojë për përshkrim shtesë të titullit, për këtë arsye treguesi i parë ka vlerën "1".)
  2. * COBISS.net

    2000⊔aTë fshehtat e paktit detar Shqipëri-Greqi fMyslim Pasha
    300⊔⊔aTit. në shpinë: Deti që nuk falet
    5160⊔aDeti që nuk falet
    (Në fushën 516 është vendosur varianti i titullit nga shpina e librit. Shënimi përkatës për titullin në shpinë bëhet edhe në fushën 300.)
  3. * COBISS.net

    2000⊔aLibri i zemrës së mbështjellur me gjarpër e(me komente) fAleister Crowley g[përktheu Janez Trobentar]
    300⊔⊔aTit. Në shpinë: Liber LXV : me komente
    5160⊔aLiber LXV eme komente