COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bprill2020

532 Titulli i zgjeruar

Fusha përmban formën e zgjeruar të titullit të saktë ose titullit kyç, kur ata përmbajnë iniciale, akronime, shkurtesa, numra ose simbole që ndikojnë në klasifikim.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
532Titulli i zgjeruarr
aTitulli i zgjeruarnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Lloji i zgjerimit
0Inicialet dhe akronimet
1Numri
2Shkurtesa
3Tjetër

Treguesi i dytë tregon arsyen e zgjerimit të titullit. Në titull mund të përshkruhen me fjalë inicilat ose akronimet (shih shembujt 2, 7), numrat (shih shembujt 4, 9, 10, 11), shkurtesat (shih shembujt 1, 6) ose simbolet e tjera. P.sh. simboli "&" zëvendësohet me fjalën "dhe" ose "et" (shih shembujt 3, 5, 8). Nëse shfaqet kombinimi i kushteve, përdoret vlerë më e madhe e treguesit të dytë (shih shembujt 3, 5). Vlera "3" përdoret kur ndonjë nga kushtet është i panjohur.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

532a Titulli i zgjeruar

Teksti në tërësi i titullit të zgjeruar.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për shënimin e formës së zgjeruar të cilitdo titull të saktë ose te burimet në vazhdim edhe titullit kyç (shih shembujt 2, 3, 4). Titujt e zgjeruar janë të kërkueshëm, ndërsa ata që në treguesin e parë kanë vlerën 1 përdoren edhe për klasifikimin e titujve në listat e përgatitura sipas renditjes alfabetike, p.sh. në indekset e bibliografive.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200aTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Titulli i saktë
530TITULLI KYÇ

SHEMBUJ

  1. 53212aSaint Mirren Football Club centenary brochure
    (Titulli i saktë i vendosur në fushën 200 është St. Mirren F. C. centenary brochure. Shkurtesat nga titulli janë përshkruar në fushën 532.)
  2. 53210aInstitute of Electrical and Electronics Engineers transactions on aerospace and electronic systems
    (Titulli është IEEE transactions on aerospace and electronic systems.)
  3. 53213aThirty-seven design and environment projects
    (Titulli 37 design & environment projects fillon me numër dhe përmban simbolin "&". Treguesi i dytë ka vlerën "3" që tregon për simbolet e përshkruara dhe nuk ka vlerën "1" që tregon për numrat e përshkruar.)
  4. 53211aFive ways
    (Titulli është 5 ways.)
  5. * COBISS.net

    2001⊔a100 + 5 ejeto shëndetshëm, që të jetosh më mirë f[autorët e teksteve Majlinda Odaxhiu… [et al.] gilustrimet Berat Beka gfotografitë Egon Kasami]
    53213aNjëqind plus pesë
    (Nëse titulli fillon me numër, në sistemin COBISS.AL atë duhet patjetër ta shënoni në formë të zgjeruar në fushën 532. Vlera e treguesit të parë duhet të jetë "1".)
  6. * COBISS.net

    2001⊔aSt. Petersburg CD-Atlas bBurim elektronik fproduced by AO Ingit
    53202aSaint Petersburg CD-Atlas
    (Vlera e treguesit të parë është "0", sepse për klasifikim përdoret titulli i shënuar në nënfushën 200a.)
  7. *

    2000⊔aDDR eLand, Volk, Wirtschaft in Stichworten fJohannes F. Gellert
    53200aDeutsche Demokratische Republik
  8. *

    2001⊔aHegel & the infinite ereligion, politics, and dialectic fedited by Slavoj Žižek, Clayton Crockett, Creston Davis
    53213aHegel and the infinite
    (Për klasifikim, p.sh. në indeksin e titujve të bibliografisë, përdoret forma e zgjeruar e titullit, për këtë arsye vlera e treguesit të parë është "1".)
  9. * COBISS.net

    2000⊔aNumri 1 si shumë dhe produkt i thyesave fGramos Thaçi
    53201aNumri një si shumë dhe produkt i thyesave
  10. * COBISS.net

    2001⊔a25 vjet KF Drenica
    53211aNjëzet e pesë vjet KF Drenica
    53201aNjëzet e pesë vjet të Klubit të Futbollit Drenica
    (Për klasifikim do të përdoret titulli me numrin e përshkruar, por jo edhe me akronimin e përshkruar. Mirëpo për shkak të kërkimit mund të plotësohet edhe një fushë 532 me numrin dhe akroninimin e përshkruar. Në këtë rast vlera e treguesit të parë është "0".)
  11. * COBISS.net

    2001⊔a1000 fjalët e mia të para dMy first 1000 words
    53201aNjëmijë fjalët e mia të para
    53201aMy first thousand words
    (Në fushën 532 mund të shënohet cilido titull, dhe jo vetëm titulli nga nënfusha 200a. Në raste të tilla vlera e treguesit të parë është "0".)